Politikë

  • Ministria e Jashtme konfirmon se shefi i kabinetit të Ministrit Bushati ka pasur një thirrje nga pala greke për të kryer shërbimin ushatrak, kërkesë kjo e  cila është refuzuar nga Pirro Vërgu. Ky fakt u pohua  nga zëvendësministri i jashtëm Selim Belortaja i cili tha gjithashtu se ky është një informacion ende i paverifikuar zyrtarisht.  VIDEO
  • PD "2 në 1", përmbledh akuzat për
    OSHEE-në dhe ministrin Ilir Beqaj

    Edhe gjatë ditës së sotme Partia Demokratike ka përsëritur akuzat në mënyrë të përmbledhur ndaj CEZ-it dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat  deputeti demokrat Edmond Spaho  tha se OSHE ka dhënë miliona për deputetët socialistë dhe të LSI-së. 
    VIDEO

  • Veliaj: Mbështesim vëzhgimet
    pozitive të KiE për zgjedhjet lokale

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet në Këshillin e Europës, ku po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale, mbi qeverisjen lokale. Referuar zgjedhjeve të fundit vendore në Shqipëri, Veliaj i konsideroi ato të qeta dhe pa tensione, duke shpresuar se do të ketë një reflektim për maturinë demokratike të shqiptarëve.

  • Fleckenstein sot në Shqipëri:
    Do vijë dita kur do jemi në BE

    Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein viziton sot Shqipërinë. Ai do të qëndrojnë në vendin tonë deri të shtunën, një vizitë 4 ditore e cila do të jetë e ngjeshur me takime me kryeministrin Rama, pjesëtarë të tjerë të mazhorancës si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha. "Do të vijë dita kur ne do të jemi të bashkuar në Unionin Evropian”.

  • Mandati/ PD: Dyshja Rama-Meta
    konfirmoi se mbron inkriminimin 

    Partia Demokratike dënon ashpër vendimin e sotëm të Këshillit të Mandateve lidhur me mandatin e deputetit Frroku duke theksuar se Rama-Meta mbrojnë inkriminimin dhe se PD është e vendosur ti shkojë deri në fund procesit të dekriminalizimit.

  • Greta Koçi shpall fitoren në FRPD...
    por zgjedhjet mbahen pas 1 muaji!

    Kandidatja per kreun e FRPD-se Greta Koçi ka postuar në Instagram një urim të Soni Malaj: ”Greta të uroj suksese në garën për Forumin Rinor. Fitore, jam me ty!” Kur zgjedhjet për kreun e FRPD-së ende nuk janë zhvilluar Greta Koçi shkruan: Urimi për fitoren time në Krye të FRPD më ka ardhur dhe nga mikja ime Soni Malaj! Flm me zemër Soni”.

  • Mandati i Frrokut, Topalli: Kauza e
    Dekriminalizimit sot mori një grusht

    Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli akuzon Këshillin e Mandateve për mos zbatim të rregullores që i ngarkon parlamenti lidhur mosheqjen e mandatit të deputetit Mark Frroku.

  • Mungesë me/pa arsye? Mandati 
     i Mark Frrokut në Kushtetuese

    Në një seancë me dyer të mbyllura, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës që përbëjnë Këshillin e Mandateve vendosën t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim në lidhje me mandatin e deputetit kristian demokrat Mark Frroku, i cili prej gjashtë muajsh ndodhet nën masë arresti. Avokati Saimir Visha: Vetem Kushtetuesja mund te caktoje nese mungesa e Frrokut ne Kuvend mund te cilesohet me apo pa arsye. Ristani: Me kembenguljen e opozites u vendos te hiqet mandati i depuetetit Arben Ndoka
    VIDEO
    Belgjikë, shtyhet gjyqi ndaj Frrokut

  • Deputetët e Vlorës i ankohen
    kryeministrit për Kokëdhimën

    Rama mbledh në një takim organizativ deputetët e qarkut Vlorë dhe Gjirokastër. Debate mes deputetëve Ruçi,Toçi, Leskaj e Shehu me koordinatorin e rajonit të jugut Koço Kokëdhima, i cili kerkoi shtyrjen me dy muaj të mbledhjes së Kongresit të Partisë. Ruçi i kujton se nuk duhet të veprojë sipas kokës së tij. Toçi: E ke shpallur veten komandant të jugut, por nuk të do njeri. Ti po na e shkatërron partinë.

  • Sherr në PD-në e Pukës: Kryetari i
    degës Gjoni i lidhur me...pushtetin!

    Debate dhe akuza për analizën e humbjes së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ka patur edhe në degën e PD-së në Pukë. Gjatë mbledhjes së kryesisë ku ka qenë i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka i cili njëherazi drejton edhe procesin e analizës, ka patur akuza mbi kryetarin e degës, Prel Gjoni. 

  • Bregu: Negociatat për BE të vështira
    dhe në 2016, do jemi para zgjedhjeve

    Partia Demokratike është skeptike për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian edhe në vitin 2016. Ndryshe nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e cila u shpreh se Shqipëria ka gjasa të çelë negociatat në progres-raportin e ardhëm, paraardhësja e saj Majlinda Bregu sqaron se hapja e tyre do të jetë e vështirë, kjo për shkak edhe të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që do të mbajë Shqipëria në 2017-ën. 

  • “Negociatat me BE në tetor 2016”!
    Bumçi: Lajm i keq për shqiptarët

    Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi e konsideron lajm të keq për Shqipërinë faktin se ministrja e Integrimit tha se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nisin në tetor të vitit të ardhshëm. Sipas tij qeveria në dy vjet nuk ka punuar për të përmirësuar situatën me reformat në vend por ka bërë kundërtën.  VIDEO

  • Basha i premton peshkatarëve: Naftë
    pa akcizë, lehtësi për marrje licence

    Naftë pa akcizë, lehtësi për marrje licence dhe riparimi i anijeve. Këto janë premtimet e kreut të partisë demokratike Lulzim Basha për peshkatarët në të gjithë vendin. Në kuadër të turnit të bashkëbisedimit me qytetarët Basha premtoi se që javën e parë do të shfuqizojë të gjitha koncesionet korruptive të lagunave. 

  • Basha: S’ka stabilitet në vend
    nëse nuk hetohet afera CEZ

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një dalje për mediat se nuk do të ketë qetësi në parlament dhe stabilitet në vend nëse nuk hetohen 600 milionë eurot që sipas tij  Rama dhe Meta ia kanë marrë shqiptarëve.  VIDEO

  • Përgjimi i Nishanit, Braçe: Kjo është
    arsyeja e prishjes me Prokurorin?

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” se do të kërkojë hetim për përgjimin dhe survejimin e familjes së tij, por nuk tha se kur do të bëjë një kërkesë të tillë. Presidenti tha se ka fakte dhe dëshmitarë se ka qenë nën kontroll në aspektin privat dhe familjar, jo institucional.

  • Mandati i Ndokës jashtë axhendës
    sotme të Këshillit të Mandateve

    Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë në mbledhjen e pasdites së sotme vetëm vijueshmërinë e mandatit të deputetit të Qarkut të Shkodrës, Mark Frroku.

  • Olta Xhaçka: Po lobojmë
    për 50 % gra në parlament

    Gratë deputete po lobojnë për ndryshime ligjore që ashtu si për këshillin bashkiak, të bëhet e detyrueshme që një në 2 emra të jetë femër. Kryetarja e Forumit të Gruas në PS, Olta Xhaçka, tha në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” se është shpresëplotë për këto ndryshime.

  • Beteja për punën, viti 2020
    “parajsa” e ish-sigurimsave

     Ligji për hapjen e dosjeve do të penalizojë të gjithë ata të cilët do të synojnë një post të lartë në administratën shtetërore apo do të tentojnë të hyjnë në politikë përmes votës në Kuvendin e Shqipërisë. Afati 5 vjeçar i ligjit, ja si përfitojnë ata ish-spiunë që kanë qenë 18, 20, 25 e 30 vjeç kur ra diktatura.

  •  Ish-sigurimsat, largimet nga
      puna deri në 31 mars 2020

    Hapja e dosjeve të zyrtarëve publikë, apo verifikimi i atyre që duan të marrin një post të tillë, do të bëhet deri në 31 mars 2020. Zbardhen procedurat. Pas 5 vitesh bashkëpunëtorët e sigurimit do të marrin amnisti. Spiunët që në vitin 1991 ishin nën 18  vjeç, do t'u mbyllen dosjet, u shpëtojnë verifikimeve. Ja procedurat e reja për marrjen në punë.

  • Zgjedhjet, përçahen të rinjtë e
    PD-së, akuza ndaj kandidatëve

    Zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë marrë ritmin e një përballje pa kompromis mes kandidatëve, ndryshe nga sa u tha në fillim për një garë të paracaktuar. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv