Politikë
-
Kreu i grupit parlamentar të LSI ka shprehur dakordësinë e tij me letrën e Metës drejtuar krerëve të grupeve parlamentare për reformën Zgjedhore. Në një intervistë për Report Tv Vasili tha se nuk beson se do të ketë kundërshtime kërkesa e Metës për ngritjen e një Komisioni për reformën Zgjedhore 10 Dhjetor 2015, 22:01
-
Intervista/ Stoltenberg: Do të
10 Dhjetor 2015, 21:45
ndihmojmë qeveritë në luftë ndaj ISISSekretari i përgjithshëm i NATOs, Jens Stoltenberg, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku takoi personalitetet më të larta të Shtetit shqiptar. Në qendër të mesazheve të përcjella nga Stoltenberg gjatë qëndrimit në Tiranë, ishte lufta ndaj terrorizmit dhe përpjekjet që vendet e Aleancës dhe Shqipëria mes tyre po bëjnë për të ndalur. Gjate qendrimit ai i dha nje interviste Agjensiste Telegrafike Shqiptare.
-
Reforma zgjedhore, Ruçi i
10 Dhjetor 2015, 19:59
jep 'ok' Metës për ndryshimetKryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, është i pari që jep një propozim konkret reformën zgjedhore të kërkuar nëpërmjet një letre të kryetarit të kuvendit Ilir Meta. Komisioni që do të ndryshojë ligjin elektoral sipas tij duhet të jetë bipartisan PD-PS, me nëj numër prej 10 anëtarësh, 5 nga partitë e opozitës dhe 5 të maxhorancës.
-
Ligjet: Kryebashkiakët tre mandate
10 Dhjetor 2015, 19:06
Fino kundër: Duhet të kenë vetëm 2Maxhoranca miratoi ligjin për vetëqeverisjen vendore. Relatori Bashkim Fino propozoi rikthimin në variantin e vjetër të ligjit i cili kufizon të drejtën e kandidimit të kryebashkiakëve deri në 2 mandate. Por kërkesa u refuzua dhe deputetet vendosën t’i lejojnë kryetarët e bashkive të qëndrojnë 3 mandate radhazi në detyrë me të drejtë rizgjedhjeje.
-
Bushati takon Stoltenberg: Duhet
10 Dhjetor 2015, 15:52
përforcim i kapacitetit të mbrojtjesMinistri i Jashtëm Bushati priti sot në një takim Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin u diskutua mbi masat e marra nga Aleanca dhe punën në vijim për një përshtatje sa më të mirë ndaj rreziqeve të sigurisë në një rreze prej 360° dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës
-
Meta e Balla në Berlin, pjesë e
10 Dhjetor 2015, 14:44
Konferencës SocialdemokrateKryetari i Parlamentit, njëkohësisht kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe Nënkryetari i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kanë marë pjesë në konferencën ndërkombëtare që hapi kongresin e partisë Sicialdemokrate gjermane në Berlin.
-
Paloka: Qeverisë teknike i
10 Dhjetor 2015, 14:15
duhet një Kod i ri ZgjedhorPas letrës së Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili u kërkon krerëve të grupeve parlamentare, krijimin e një Komisioni të posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ka reaguar ai i PD-së Edi Paloka. " Edhe një qeverie teknike i duhet të ketë një kod të ri zgjedhor" thotë Paloka. VIDEO
-
Basha e Berisha: Zemërata popullore
10 Dhjetor 2015, 12:29
e 8 dhjetorit, jo skenar i opozitësRevolta e qytetarëve në protestë nuk ishte skenar por realitet për shkak të keqqeverisjes. Kështu e ka komentuar protestën e PD-sw kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha. Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha bunkeri është simbol autentik i Enver Hoxhës. Në punimet e Forumit për Liri dhe Demokraci, si Basha ashtu dhe Berisha shohin si zgjidhje të situatës qeverinë teknike pasi nuk besojnë në zgjedhje të lira me kryeministër Edi Ramën. VIDEO
-
Letra/ Meta grupeve: Të ngrihet
9 Dhjetor 2015, 22:55
komision për reformën zgjedhoreKreu i Kuvendit Ilir Meta përmes një letre drejtuar krerëve të grupeve parlamentare, kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të filluar procesin e reformës zgjedhore. Meta u kërkon krerëve të grupeve parlamentare që në përfundim të konsultimeve ndërmjet grupeve, të dërgojnë në Kuvend kërkesën me projektvendimin për formalizimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar në të cilin do të përcaktohet objektivi, mënyra e ushtrimit të këtij komisioni dhe raportet e përfaqësimit në të. Sipas Metës kryerja në kohë e këtij procesi ëhstë garanci për zgjedhje sipas standarteve ndërkombëtare.
-
Topalli e ftuar në Berlin, fjalim për
9 Dhjetor 2015, 19:18
25-vjetorin e rënies së komunizmitIsh-kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në Gjermani për të reflektuar rreth sfidave të demokracisë në Shqipëri 25 vjet pas rënies së komunizmit.
-
Protesta e PD, Ristani: Policia po
9 Dhjetor 2015, 18:14
ushtron dhunë ndaj të ndaluarëveNjë ditë pas protestës së opozitës deputetët demokratë kanë qenë në komisariatet e policisë në Tiranë për të ndjekur nga afër situatën me të ndaluarit. Sekretari i përgjithshëm I PD, Arben Ristani, tha se personat e ndaluar janë dhunuar nga policia ndërsa nuk janë lejuar të takohen me të afërmit. VIDEO
-
Rama: Serbia? Një armik i dashur
9 Dhjetor 2015, 16:59
Kosova? Toka dhe shpirti shqiptar...Shtat i fortë, më shumë se dy metra i gjatë, zë të thellë. Edi Rama ka luajtur basketboll, vetëm për Dinamon e Tiranës, më vonë për ekipin kombëtar. Ai ishte një artist, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe është për dy vjet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Kështu e nis intervistën me kreun e qeverisë shqiptare gazeta gjermane “Der Freitag”.
-
Kritikat ndaj Bashës, Topalli
9 Dhjetor 2015, 11:19
bojkoton protestën e PD-sëNdonëse u proklamua si një protestë e opozitës së bashkuar, ku si specifikë e organizimit ishte edhe kontributi i partive aleate, nga ana tjetër vetë Partia Demokratike nuk ishte e plotë. Ish numri dy i kësaj force politike, Jozefina Topalli ka bojkotuar tubimin para Kryeministrisë, duke konfirmuar problemet e saj me lidershipin demokrat.
-
Nishani dekoron Berishën, në
8 Dhjetor 2015, 21:08
ceremoni mungoi Vlahutin e LuPresidenti i Republikës gjatë pritjes në ditën e 25 vjetorit të rënies së komunizimit ka dekoruar disa prej nismëtarëve të dhjetorit `90 mes tyre edhe ish kryeminsitrit Berisha. Nishani ka vlerësuar ishkryeministrin Sali Berisha me dekoratën e “Flamurit Kombëtar” .Nga Presidenca nuk ka asnjë distancimi nga dhuna në protestë dhe për këtë ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vlahutin kanë refuzuar pjesëmarrjen ne këtë pritje. VIDEO
"Nishani "bujar" dekoron Berishën, pritet kthim-vizita e krushqisë"
-
Basha: Mirënjohje! I dhatë kuptim
8 Dhjetor 2015, 19:08
lirisë (por aty pati vetëm dhunë)!Ndërsa protesta e opozitës degjeneroi në dhunë, lideri demokrat Lulzim Basha i është drejtuar me falenderime qytetarëve që sipas tij i dhanë kuptim lirisë. Demonstratën e mbajtur në ditën simbol të rënies së regjimit komunist 8-dhjetorin e lëvizjes studentore 25 vjet më parë, Basha e vlerëson si çlirim të vendit nga korrupsioni dhe krimi. Basha thotë në mesazhin e tij pas protestës, se marshimi nuk do të ndalet derisa qeveria të largohet.
-
Videolajm/ Bashës s'i bëjnë efekt
8 Dhjetor 2015, 17:51
vezët, ngjiret sërish para turmësEdhe pse vezët ishin në qendër të protestës së opozitës, kryedemokratit Lulzim Basha duket se nuk i kanë dhënë efektin e duhur për zërin. Kreut të Partisë Demokratike iu ngjir disa herë zëri ndërsa mbante fjalë para turmës së protestuesve në podiumin e ngritur para kryeministrisë. VIDEO
-
Përvjetori i Ditës së Rinisë, Rama:
8 Dhjetor 2015, 17:34
Shqiptarët u tradhëtuan nga politikaNdërsa kryeministria ishte e rrethuar nga protestues, shefi i qeverisë ishte pranë selisë socialiste, në një aktivitet për rininë organizuar tek kisha ortodokse. Rama foli pikërisht për ato reforma që përbën kauzën e PD-së për të nxjerrë njerëzit në shesh. Reforma që sipas tij, kanë mbështetjen popullore pavarësisht filtrave partiake.
-
Basha: O rrëzojmë qeverinë, o të
8 Dhjetor 2015, 13:39
pranojmë rrëzimin e Shqipërisë!"O të rrëzojmë qeverinë, o të pranojmë rrëzimin e popullit dhe të Shqipërisë". Me këto fjalë u është drejtuar lideri i opozitës Lulzim Basha, mijëra qytetarëve që protestuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Zgjidhja e vetme sipas tij ëhstë krijimi i një qeveri teknike që do ta ccojë vendin në zgjehdje të parakohshme. Basha paralajmëroi se protesta e sotme është fillimi i një stine protestash.
-
Ndarja nga jeta e Imzot Rrok
8 Dhjetor 2015, 12:27
Mirditës, Meta:Humbje e madheKryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet komunitetit katolik për ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirdiës,, Arqipeshkv Metropolit i Durrës-Tiranë. Ai e ka cilësuar si një humbje të madhe.
-
8 Dhjetori, Nishani mbledh në
8 Dhjetor 2015, 10:55
një panel Ramën dhe Berishën“25 vite pas rënjes së sitemit komunist, Shqipëria përballet me dy armiq kryesor: Korrupsioni dhe krimi i organizuar”. Kjo ka qenë dekarata e bërë nga ish kryeministri i vendit, Sali Berisha i cili ka theksuar se gjëndja është dëshpëruese, por shpreson që shqiptarët sërish do ia dalin, ashtu siç ia dolë të rrëzonin sistemin komunist nga diktatori Enver Hoxha. VIDEO