Politikë

  • “Bashkëpunimi do të thellohet falë përmbushjes së disa objektivave të përbashkëta, si fuqizimi i bashkëpunimit, promovimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, fuqizimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal dhe me gjerë. Vlen për t'u theksuar bashkëpunimi shumëpalësh rajonal me Rumaninë që realizohet në kuadër të disa nismave rajonale”- kështu është shprehur shprehur ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj rumun Mircea Dusa   VIDEO
  • Video/ Lu takimin e parë me
    Bashen pas zgjedhjeve...ne lokal

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Donald Lu ka takuar për herë të parë pas zgjedhjeve kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Takimi informal në një lokal në kryeqytet është zbuluar nga A1 Report.  VIDEO

  • KQZ:Ja kriteret e pranimit për
    ekspert kontabël,nisin aplikimet

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot kriteret e pranimit për ekspert kontabël  duke njoftuar  kështu nisjen e aplikimeve brënda datës 15 të këtij muaji për të gjithë të interesuarit për detyrën e ekspertit kontabël në një konferencë para mediave.

  • Dhoma zgjedhore publikon raportin
    përfundimtar për 21 Qershorin

    Dhoma zgjedhore publikon raportin përfundimtar të procesit të zgjedhjeve të 21 qershorit duke vënë në dukje problemet anët pozitive si dhe rekomandime nga ana e këtyre përfaqësuesve  VIDEO  PDF/ Raporti i dhomës zgjedhore për monitorimin e zgjedhjeve të 21 Qershorit 2015

  • Flasin dy “rebelët” që shkuan
    tek Rama: Çfarë na tha Basha

    Opozita nuk lejoi që të zgjedhurit e saj në krye të bashkive të ishin pjesë e takimit me kryeministrin Rama....pervec kryebashkiakeve te Dropullit dhe te Permetit qe zgjodhen te shkojne ne takim. Shupuli e Deçka per Shqiptarja.com:Për interes të qytetarëve do të takojmë këdo e do të bashkëpunojmë

  • Opozita bëhet pjesë e reformës 
    në drejtësi, i përfaqëson Mediu

    Opozita ka vendoru të bëhet pjesë e nismës parlamentare për reformën në drejtësi. Mediu merr pjese ne komision: Votimi i ligjeve nuk eshte ceshtje numrash. Lu: Identifikoni gjyqtaret e korruptuar.

  • Paloka te "5 Pyetjet": PD pati 
    stuktura fiktive, disa iken te LSI 

    INTERVISTA/ Kreu i Grupit Parlamentar te PD Edi Paloka i ftuar në "5 Pyetjet nga Babaramo" pranon se PD i ka humbur zgjedhjet, por shprehet se shifrat janë premtuese, megjithatë ai deklaron se në muajin shator do të zhvillohet edhe analiza e zgjedhjeve për të nxjerrë defektet dhe gjërat të cilat nuk funksionuan. "Pati edhe raste që seksionet nuk ekzistonin fare. Anëtarët e partisë ose kishin ikur në emigrim, ose ishin kishin ikur me LSI-në ditët e fundit", tha Paloka.  VIDEO

  • Historia e italianit që u dorëzoi
    shqiptarëve depot e ushtrisë së tij

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 95-vjetorit të Luftës epope të 1920-s, ku nderoi me titullin ““Nderi i Kombit”, Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” e Luftës së Vlorës 1920.

  • Basha me kandidatët fitues të 
    APPD:Krimi s'mposhti demokracinë

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me 15 kandidatët fitues të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.  VIDEO

  • Klosi prezanton prioritetet: Rrisim
     kontributet me skema dytësore

    6 janë prioritetet mbi të cilat ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka ngritur platformën e tij të punës. Gjatë prezantimit të programit që Klosi ka bërë sot, ai premtoi se ministria do të jetë në dispozicion të shoqërisë dhe të shtresave në nevojë.  VIDEO

  • Projekti për liqenin, Bozdo: Rama
    e Veliaj të ndalojnë betonizimin

    ­Lidhur me projektin e kryeministrit Rama për liqenin artificial ka reaguar Bashkia e Tiranës nëpërmjet Eno Bozdos akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e ri, Erion Velijan se kanë plan të betonizojnë sheshin Nënë Tereza dhe Liqenin Artificial. 

  • Dy kryebashkiak të PD në takim
    Rama: S'do ketë polici bashkiake

    Niko Shupuli dhe Arqile Deçka janë dy kryebashkiakët e shpallur fitues në 21 Qershor të cilët kanë thyer bojkotin në bllok të të zgjedhurve nga e djathta duke marrë pjesë në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryetarët e rinj të 61 bashkive në vend.Kreu i qeverisë në fjalën e tij tha se me ndarjen e re bashkiakët do marrin më shumë kompetenca, ndërsa paralajmëroi edhe shkrirjen e policive bashkiake. VIDEO

  • Bushati: Vizita e Merkel me rëndësi
    historike për të ardhmen e rajonit

    Të mërkurën e ardhshme kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të nis një turne në rajonin e Ballkanit. Ndalesa e parë do të jetë në Shqipëri, për të vijuar më pas me Serbinë dhe Bosnjën. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati e vlerëson këtë vizitë si të një rëndësie historike jo vetëm për vendin e tij por dhe rajonin e të ardhmen e tij: “Gjermania, interes të shtuar për Ballkanin”. Në Tiranë Merkel do të marrë pjesë dhe në forumin ekonomik me sipërmarrës nga të dy vendet.

  • "Territorialja", Bashkitë marrin
    kompetenca tek arsimi e zjarrfikësit

    Bashkitë e reja do të kenë kompetenca më të zgjeruara, duke përfshirë në varësi të tyre edhe 5 drejtori të tjera, që sot janë degë rajonale në varësi të ministrive të linjës. Hoti: Marredheniet e punes transferohen nga komunat tek bashkite e reja. 

  • Intervista / Topalli: Të gjithë
    e pranojnë se opozita ka humbu

    Ish-kryetarja e parlamentit, dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e cila dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 2013, analizon në një intervistë për Zërin e Amerikës, votën e 21 qershorit. Sipas saj, në zgjedhjet për pushtetin lokal, të cilat u humbën thellë nga e djathta, u cenuan rëndë standardet. Ajo megjithatë është kritike dhe me vetë opozitën e cila siç thekson zonja Topalli, ka një rrugë të vështirë përpara dhe duhet të bëhet më e besueshme dhe të bëjë diferencën me koalicionin në pushtet.

  • Angela Merkel para turit në Ballkan: 
    Shqipëria ka ende rrugë për në BE 

    Në prag të nisjes së turit në Ballkan, kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një intervistë ku flet për marrëdhëniet e vendeve të rajonit dhe integrimin e tyre në BE. Merkel thekson se integrimi në BE është rruga e vetme që vendet e rajonit të mos kenë konflikte. Duke folur për Shqipërinë, kancelarja gjermane shprehet se, vendi ka përbërë përparime, por ka ende punë për të bërë deri në anëtarësim në BE.

  • Kume për A1 Report: Boshllëqet
    në Kod çuan në vendime politike

    Boshllëqet në Kodin Zgjedhor u reflektuan ndjeshëm gjatë procesit të administrimit të zgjedhjeve nga KQZ. Sipas ish-kryetarit Kristaq Kume në Kodin Zgjedhor duhet ndërhyrë në mënyrë të veçantë sa i përket dorëheqjeve të kandidatëve dhe pozicionin e partive politike në grupet e numërimit të votave. Por mungesa e parashikimeve ligjore thotë Kume, çoi edhe ne vendime politike nga ana e këtij institucioni.  VIDEO

  • Gaiani: Këto zgjedhje progres i
    dukshëm, ja ç'duhet përmirësuar
    VD/Intervista e plotë me ambasadorin

    Ambasador italian Massimo Gaiani në një intervistë për A1 Report flet për zgjedhjet dhe ecurinë e tyre, por edhe për çështjen e dekriminalizimit dhe atmosferën politike në vend. Diplomati italian i konsideroi zgjedhjet si një hap pozitiv dhe që shënuan progres të dukshëm krahasuar me proceset e kaluara.  VIDEO

  • Kurbini në Kolegj, Kaso: KQZ
    mbylli sytë para paligjshmërisë

    PD do të ankimojë dërgojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për Kurbinin. Demokratët mendojnë se shumica e anëtarëve të kësaj trupe mbylli sytë para paligjshmërisë së faktuar të procesit zgjedhor në Kurbin . Pak ditë më parë demokratët i kërkuan KQZ të shpallë të pavlefshme zgjedhjet si dhe përsëritjen e tyre për këtë njësi vendore, kërkesë kjo e cila u rrëzua një ditë më parë nga shumica e thjeshtë e votave të trupës së KQZ.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv