Politikë

  • Mazhoranca dhe opozita kanë vendosur të gjejnë gjuhën e përbashkët për procesin e integrimit europian. Apelit të ndërkombëtarëve dhe ministres së Integrimit Europian, Klajda Gjosha për ngritjen dhe fillimin nga puna të Këshillit Kombëtar të Integrimit, opozita i është përgjigjur vetëm pasi ka arritur të marr drejtimin e këtij këshilli.
  • Balla-3 eurodeputetëve të Le Pen:
    Ne,çelësi mes Lindjes e Perëndimit

    Rezoluta e depozituar pak ditë më parë në parlamentin europian kundër antarsimit te shqipërisë në BE nga 3 deputet francez, ka marrë reagimin e deputetit socialist Taulant Balla njëherësh kryetar i Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Balla: ​Jam katër krerët fetarë shqiptarë që erdhën të marshonin në Paris në mbrojtje të lirive franceze! VIDEO

  • "Dosjet", Doda: Projekti i qeverisë
    nuk qartëson pastrimin e figurave

    Në një intervistë për A1 Report zonja Doda thotë se ndonëse dy projektet i referohen shembullit gjerman ato ndahen në mënyrën se si të trajtohet Lustracioni për largimin nga postet drejtuese të personave që kanë shërbyer gjatë regjimit komunist. VIDEO

  • KQZ, kostoja për zgjedhjet vendore
    743 mln lekë, 1 mln më pak se 2013

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka gati faturën e zgjedhjeve të 21 qershorit e cila në total kap vlerën e 743 milion lekëve, çka do të thotë se është një milion lekë më pak se kostoja e zgjedhjeve të 2013-ës. VIDEO

  • 24 vjet nga rrëzimi i bustit, Basha
    i vetëm pa Berishën e dhjetoristët

    PD ka festuar sot 24 vjetorin e rrëzimit të bustit te diktatorit, por ajo qe vihej re ishte mungesa e ish-kreut historik të së djathtës Sali Berishës si dhe emrave të tjerë të njohur të cilët bënë historinë e dhjetorit dhe rrëzuan bustin e Hoxhës. VIDEO

  • Devijimi i Vjosës, Greqia vendos
    në mars, Baraj: MPJ të reagojë!

    Gjykata Supreme Administrative Greke do të vendosë në muajin mars nëse do të devijohet rrjedha e lumit Vjosa. Në seancën e fundit gjyqësore mësohet se pala greke ka argumentuar se Ministria e Jashtme shqiptare e drejtuar nga Aldo Bumçi, është njoftuar në verën e vitin 2013, duke mos pranuar një nga pikat kryesore të padisë së Bashkisë së Konicës. Vijnë reagimet e para nga politika shqiptare, ku deputeti socialist Besnik Baraj i bën thirrje Ministrisë së Jashtme të reagojë në mbrojtje të interesit kombëtar. VIDEO

  • Nishani uron Pavlopoulos: Jam i 
    ​bindur se Greqia do përballojë sfidat 

    Presidenti Nishani i ka dërguar një letër urimi presidentit te sapo zgjedhur të Greqisë Prokopis Pavlopoulos. Për Nishanin, zgjedhja e Stavropoulos në krye të shtetit do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve tona.

  • Topi: Shëmbëlltyra të diktaturës
    na përfaqësojnë në Kuvend

    "Politika shqiptare ende frymëzohet nga elementë të diktaturës, i kemi në parlament, i kemi të veshur me petk demokrat njerëz që nuk lejojnë të zhvillohet jeta demokratike",- keshtu ka thene kreu i Frymës së re Demokratike Bamir Topi. VIDEO

  • Veliaj: Dosjet në Kuvend! 1 mijë
    ish-të përndjekur firma për hapjen

    Javën e ardhshme pritet të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare për projektligjin e hapjes së dosjeve. Këtë fakt e bëri të ditur ministri Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi së bashku me zv/kryeministrin Peleshi, me ish-të përndjekurit në qytetin e Shkodrës. 1 mije prej tyre kane ndermarre nismen per te firmosur nje peticion per hapjen e dosjeve. Veliaj: Ne Maj nis ndarja e kestit te 5 te demshperblimeve. VIDEO

  • Berisha: Jo grevës së urisë për
    heqjen e Enver Hoxhës nga UT

    EKSKLUZIVE/ Procesverbali i Mbledhjes se 18 shkurtit '91. Zbardhet per here te pare mbledhja e Komisionit Drejtues te Partise Demokratike. Kush ishte kunder greves se urise per heqjen e emeir te diktatorit nga Univertsiteti  i Tiranes. Ja cfare u tha nga drejtuesit per protestat e studenteve qe sollen rrezimin e permendores se Enver Hoxhes. Berisha s'ka qenë dakord që të bëhej greva e urisë: Ishte çështje studentësh që të mos njihnin UT me emrin e Hoxhes.
    Qëndrimi i PD , 20 shkurt pa protesta

  • Zgjedhjet lokale, Topi nga Berati: 
    FRD në koalicion, por asgjë zyrtare

    Fryma e Re Demokratike në zgjedhjet e 21 qershorit ka në projekt të jetë pjesë e ndonjë koalicioni, por ende asgjë konkrete nuk ka në këtë drejtim. Deklarata është bërë nga lideri i kësaj force politike, Bamir Topi gjatë një takimi me strukturat në Berat, ndërsa më herët ishte në Kuçovë ku ripërsëriti të njëjtën gjë. VIDEO

  • Bashkia e Tiranës nuk ndryshon
    çmimin e transportit të urbanëve

    Çmimi i biletës së transportit urban në Tiranë do të mbetet i pandryshuar pavarësisht kërkesës së sindikatave të transportit urban, për të vendosur një çmimi të saktë. Kjo është ajo që ka vendosur Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Lulzim Basha, në një shkresë që ai i ka dërguar Kryetarit të Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi ku zyrtarizon tërheqjen nga projekti i koncesionit të parkingjeve publike në Tiranë.

  • Ngrihet Komisioni Hetimor për
    dekriminalizimin, ja anëtarët

    Kuvendi i Shqipërisë ka miruatuar ditën e sotme me 102 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për Dekriminalizimin. Vendimi i marrë sot nga Kuvendi i cili kishte konsensusin e të gjithë forcave politike në vend, vjen pas draft-rezolutës së firmosur në fund të vitit të kaluar mes mazhorancës dhe opozitës me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.
    Arkiva Lajme të tjera për dekriminalizimin

  • Rrëzohet Nishani për huamarrjen
    Berisha-Cani akuza mes palëve!

    Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 75 vota kundër ditën e sotme dekretin e Presidentit Nishani për anullimin e ligjit të huamrrjes. Gjatë diskutimeve Partia Demokratike ka dalë kundër këtij ligji, duke theksuar se që nesër do të nisë të dërgojë letra në të gjitha bursat e njohura botërore për të mos njohur asnjë formë borxhi që qeveria do të mund të marrë. Por nga ana e tij, Ministri i Financave Shkëlqim Cani iu përgjigj akuzave, Cani: Berisha fajtor, kërkon ta çojë ekonominë si në 1997. VIDEO

  • Berisha: Bandat të lidhura me
    Ramën! Balla: Mos mbro kriminelët!

    Situata e rendit në vend është bërë sërish objekt akuzash dhe kundër akuzash ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha i cili ka akuzuar qeverinë shqiptare dhe më konkretisht Kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me bandat. Balla: Kompanitë private kolliteshin tek familja Berisha

  • Bushati: Shqipëria do normalizim
     të marrëdhënieve me Serbinë

    Ministri i Punëve të Jashmte, Ditmir Bushati në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ka theksuar se kërkon  një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se është për një integrim të Europës Juglindore në NATO.

  • Balla-Berishës:Në helikopter me
    Fekën në 2012,u ulët në Lazarat

    Deputeti socialist Taulant Balla tha se ka prova që ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar në helikopter me Sokol Fekën drejt Gjirokastrës, më 24 mars të vitit 2012, kohë kur Berisha ishte kryeministër. Gjatë debateve në Kuvend, në përgjigje të akuzave të ish-kryeministrit për Forcat e Armatosura, deputeti socialist tha se majori Sokol Feka është bërë pjesë e FA në kohën kur Berisha ishte President. Majori Sokol Feka pilotonte helikopterin që u rrëzua në Spanjë, ndërsa ishte i ngarkuar me 1 ton marijuanë.
    Fjala e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla‏
    VIDEO ARKIVA - Lajmet e tjera për Fekën
    Spanjë, bie helikopteri me drogë Hetim lëvizjet e pilotit shqiptar

  • "Tritoli", Patozi: Jam në krah të 
    Tahirit, por ai duhet të na mbrojë

    Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozit ka deklaruar në seancën e sotme plenare se dënon sulmet ndaj ministrit Tahiri dhe është në krah të tij duke e mbështetur si politikan dhe si koleg. “Por”- theksoi Patozi “Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ai ne nga këto sulme.”Gjatë fjalës së tij, Patozi u ndal edhe te situata në zonat e të përmbyturve ku theksoi se vendi nuk ka nevojë për një qeveri dhe një opozitë që të çojë ndihma, por të marrë vendime që do të përmirësojë jetën e njerëzve tani dhe  në të ardhmen.

  • Rama në La7: Në '97 më sulmoi
    SHIK. Berisha: Ishte krim pasioni

    Kreu i qeverisë shqiptare tha gjatë emisionit “Le invasioni Barbariche” në televizionin La7, se eshte sulmuar gjate trazirave te '97 nga njerëz të Shërbimit Informativ Kombëtar. Reagon sot nga Kuvendi: Trillim, te gjithe e dina se ishte krim pasioni.  VIDEO

  • Bruksel, Rama pritet nga Juncker
    Takon Tusk: Zgjedhjet test për BE

    Kryeministri Edi Rama u prit sot në Bruksel nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kreu i Keshillit te Evropes, Donald Tusk në kuadër të mbledhjes informale të krerëve të shteteve e qeverisë. Juncker: KE do të vazhdojë asistencën në perspektivën tuaj evropiane. Tusk: Bashkëpunimi PS-PD për vendoret, provë drejt BE. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv