Politikë

  • Pas tre viteve premtime, Tirana duket se do të ketë shërbimin e transportit publik përmes Tramit…por edhe sot është prezantuar projekti. Basha tha se kostoja e këtij shërbimi do të jetë 50 lekë, dhe se cmimi i mesatarizuar do të ishte 41 lekë për person, por se si do të përkthehen këto dy shifra në cmimin netto të biletës për qytetarët, kjo mbeti e pakuptuar në prezantimin e projektit. 
  • Çekia presion statusit,Prouza: 
    Mund ta bllokojmë prej CEZ-it

    Praga vazhdon t’i qëndrojë idesë se do të bllokojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, i cili do të vendoset në fund të muajit qershor. Shkak për këtë vendim është konflikti për kompainë e shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ. 

  • Mungon "Kuvendi", Kushtetuesja
    shtyn ankimimin e PD për Xhukën

    Gjykata Kushtetuese shtyu për më 26 Qershor shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike në lidhje me procedurat e ndjekura nga Kuvendi për shkarkimin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Zana Xhuka. Shkak për shtyrjen e seancës, sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, u bë mungesa e përfaqësuesve të Kuvendit.

  • Katar, Nishani pritet nga emiri
    Al Thani: Do investojmë në Shqipëri

    “Duam të investojmë në Shqipëri dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në të gjitha format”. Kështu deklaroi emiri i Katarit, Sheik Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani gjatë një takimi me presidentin Bujar Nishani. 

  • Ushtarakët, kush ka plotësuar
    vitet e gradës, del në lirim

    Ushtarakët që kanë plotësuar vitet e shërbimit në gradën që mbajnë do të dalin në lirim. Opozita braktisi dje Komisionin e Sigurisë pasi kërkoi që t'i paraqitej konsulenca e Ministrisë me NATO-n për projektligjin e paraqitur në komision. Deputeti i PD pjerin Ndreu ka kundërshtuar draftin e sjellë nga ministrja e partisë së tij.

  • Zgjedhjet e PD, luftë e ashpër në 
    Korçë-Durrës për kreun, ja emrat

    Zgjedhjet e PD në Korçë tashmë kanë prekur pikun kur janë zgjedhur dhe rreth 430 delegatët të cilët do të votojnë kryetyarin e degës. Burimet kanë bërë të ditur se nga seksionet janë katër emrat që kanë më shumë mbështetje. Pas përfundimit të zgjedhjes së delegatëve, tashmë grupimet kanë nisur lobimet për mbledhjen e mbështetësve. Kreu i PD ende s'ka vendosur të shpallë datën e mbledhjes së Konferencës për zgjjedhjen e kryetarëve.

  • Çekia mund t'i thotë 'JO' statusit
    shkak bëhet konflikti Berisha-CEZ

    Çekia mund të jetë shteti që mund t’i mbyll derën Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Agjensia e lajmeve çeke, CTK shkroi një artikull i cili thekson se konflikti ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë përsa i përket prishjes së kontratës së CEZ mund të çoi në një vendimmarrje negative nga pala çeke për statusin Shqipërisë në BE.

  • Incident diplomatik, Maqedonia 
    "harron" Kosovën... në hartë

    Incident diplomatik mes Maqedonisë dhe Kosovës në Shqipëri. Gjatë një konference rajonale të zhvilluar të shtunën në Vlorë, me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, ambasadës së Maqedonisë në Tiranë dhe përfaqësues të shtetit shqiptar, është prezantuar një hartë ku mungon tërësisht shteti i Kosovës. 

  • Qeveria lobim për statusin 
    në vendet skeptike të BE-së

    Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një tur të fuqishëm vizitash në prag të vendimit për dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE për Shqipërinë pikërisht vendet të cilat janë shfaqur skeptike deri më tani për një vendim pozitiv. 

  • Pr/ligji për FA kalon në Komisionin e
    Sigurisë,opozita ikën nga mbledhja

    Komisioni i Sigurisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, projektligjin për Forcat e Armatosura. Në fund të votimit kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho u shpreh se projektligji u miratua pavarësisht nga tentativat për sabotim.

  • Ligji për turizmin, Gjermeni: Vendos
    standarde, rrit numrin e turistëve

    Ligji i ri për Turizmin synon të sjellë një tjetër standard të urbanizimit në zonën bregdetare. E ftuar në emisionin “Tete a tete” në studion e “A1 Report”, ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, thotë se ligji i ri parashikon vendosjen dhe arritjen e standardeve në sektorin e turizmit, si dhe krijimin e mundësive për rritjen e numrit të turistëve.

  • Statusi, Shoqata Zvicër-Shqipëri:
    I jep shtysë investimeve të huaja

    Shoqata Zvicër-Shqipëri ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Sipas shoqatës me seli në Munchwilen të Zvicrës, shprehet se ky vendim i jep shtysën e duhur përpjekjeve për të nxitur interesin e investitorëve dhe sipërmarrësve zviceranë për Shqipërinë.

  • Ylli në Zvicër: Synojmë rritjen
    e sigurisë në punë dhe standardeve

    Reduktimi i vendeve të punës jashtë ligjit dhe siguria në punë kanë qenë temat kryesore gjatë takimit që kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli ka zhvilluar me presidenten e Organizatës Botërore të Inspektimit në Punë, Mishele Paterson, gjatë Kongresit të kësaj organizate në Zvicër.

  • Nishani në Katar: Jemi krenarë
    për harmoninë tonë fetare

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në fjalën e tij në sesionin e hapjes së forumit “SHBA-Bota Islame” në Katar, u shpreh se është krenar që Shqipëria gëzon një harmoni fetare, ku për shekuj me radhë kanë bashkëjetuar të tre anëtarët e feve të mëdha të perëndimit.

  • Statusi kandidat, Çekia mund
    të votojë kundër, shkak CEZ-i

    Republika Çeke mund të votojë kundër dhënies së statusit kandidat për në BE Shqipërisë,lajmi është bërë i ditur nga media çeke CTK. Sipas saj shkak i këtij vendimi të mundshëm është konflikti mes kompanisë së energjisë CEZ dhe qeverisë shqiptare.

  • Meta takon Emirin e Kuvajtit,
    dakord për forcimin e bashkëpunimit

    Emiri i Kuvajtit dhe Kreu i Kuvendit,Ilir Meta gjatë takimit kanë rënë dakord për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht përmes projekteve të Fondit Kuvajtian për Zhvillim, duke vlerësuar në përfundim edhe punën e Ambasadave dhe të Ambasadorëve në të dy vendet.

  • Korrupsion në administratë,mbrojtje
    e shpërblim për atë që denoncon

    Punonjësit që denoncojnë korrupsionin do të merren në mbrojtje dhe madje edhe do të shpërblehen. Disa të dhëna mbi ligjin e ri "Për informatorët e rasteve të korrupsionit" u bënë të ditura sot në tryezën e parë konsultative në Ministrinë e Drejtësisë. Drafti do të diskutohet gjatë verës me grupet e interesit dhe në shtator pritet t'i shkojë për miratim Parlamentit. VIDEO

  • Mbështetje statusit, Nacionalistët
    grek: Venizelos tradhëtoi vendin

    Ndërsa Athina zyrtare ka rritur përpjekjet që Shqipërisë t’i jepet status i vendit kandidat në fund të muajit, “DefenceNet. gr” një faqe e njohur në shtetin Helen për përcjelljen e mendimeve të nacionalsitëve grek, ka piketuar Venizelos duke e cilësuar atë se tradhëton interesat e vendit të vet.

  • Basha: Statusi kandidat, fryt i PD
    sfida e qeverisë hapja e negociatave

    Kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke folur nga mbledhja e grupit parlamentar, tha se tashmë sfidë e qeverisë mbetet hapja e negociatave, pasi siç theksoi ai punën më të madhe për statusin e ka bërë PD.VIDEO

  • Kokëdhima për kreun e qarkut Vlorë
    "Emërimi i Danajt, e drejtë e vonuar"

    VLORE/ 5 ditë pas emërimit të Sadrit Danaj kryetar të kwshillit tw Qarkut Vlorë, deputeti Koço Kokëdhima, gjatë vizitës në panairin levizës në këtë qytet, e ka cilësuar emërimin e tij jo vetëm si të drejtë e të domosdoshëm, por edhe të vonuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv