Politikë
-
Dorëzimi i mbetjeve të rrezikshme dhe dokumentimi i dorëzimit të tyre do të bëhet sipas disa rregullave të miratuara sot në mbledhjen e qeverisë. Këshilli i Ministrave miratoi sot propozimin e ministrit të Mjedisit rregullat e reja që parashikojnë, dokumentimin e dorëzimit të mbetjeve të rrezikshme në mënyrë profesionale. 11 Qershor 2014, 17:59
-
Kodheli në Gjeorgji:Pro anëtarësimit
11 Qershor 2014, 17:37
tuaj në NATO, njihni KosovënShqipëria është pro anëtarësimit të Gjeorgjisë në NATO. Këtë qëndrim e ka shprehur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë takimit me homologun Irakli Alasania, në kuadër të vizitës në Gjeorgji. Në takimi me presidentin dhe kreun e Kuvendit gjeorgjian ministrja Kodheli kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës
-
Shehu i kundërpërgjigjet Tahirit:
11 Qershor 2014, 17:18
Forca le të përdoret kur shkelet ligjiIsh-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se “për luftën me drogën jo zgjidhje armësh, por zgjidhje europiane”. Ndryshe nga ministri i Brendshëm, ish-deputeti demokrat thotë se “në luftë me drogën duhet një zgjidhje konform ligjit, dhe përdorimi i forcës dhe niveleve të saj parashikohet në ligj”.
-
Statusi, Rama për "A1 Report":
11 Qershor 2014, 17:13
Optimist për votën e FrancësPARIS/ Kryeministri Rama shprehet optimist lidhur me qëndrimin e Francës për vendimin e qeshorit për statusin. Rama takoi në Pallatin Elysee presidentin Francoise Holande, në kuadër të lobimit për statusin në vendet skeptike. Rama njoftoi në "Twitter" vizitën e Hollande në Shqipëri. Menjëherë pas takimit me presidentin Hollande, Rama tha për Drejtorin e Televizionit "A1 Report", Ilir Babaramo, se takimi me Holande ka kaluar pritshmëritë e tij. FOTO VIDEO Shqipëria: Kantieret e mëdha të qeverisë së re
Rama: Njësoj si Merkel dhe Hollande do vijë në Shqipëri
LE Monde/ Shqipëria: Kantieret e mëdha të qeverisë së re
Rama: Duhet një marrëdhënie e re e vendeve të rajonit me BE-në -
Basha: Opozita mbështet marrjen e
11 Qershor 2014, 16:39
statusit, droga kauzë e çdo shqiptariVetëm pak ditë para dhënies së vendimit të vendeve të BE, për dhënien apo jo të statusin kandidat Shqipërisë, opozita thekson mbështetjen e saj në këtë rrugë. Në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë, kreu i PD Lulzim Basha është ndalur edhe tek çështja e trafikut të drogës.
-
Pak ditë para vendimit, Gjosha e
11 Qershor 2014, 15:44
Çuçi lobojnë në Holandë e BrukselKur na ndajnë vetëm pak ditë nga vendimi për statusin e vendit kandidat qeveria holandeze, po shqyrton Progres-raportin dhe ka predispozitën për të vlerësuar arritjet e Shqipërisë të cilat janë reflektuar në këtë dokument.
-
Inteligjenca e Mbrojtjes, përgjime
11 Qershor 2014, 15:29
me miratim të kryeprokuroritZv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se ligji i ri për inteligjencën ushtarake do të bëjë të mundur ndalimin e përgjimeve, dhe funksionimin e tyre vetëm me miratim të Prokurorit të përgjithshëm. Ligji në fjalë, parashikon një numër ndryshimesh në kuadrin funksional të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, dikur e njohur si SHIU (Shërbimi Informativ Ushtarak).
-
Rama: Duhet një marrëdhënie e
11 Qershor 2014, 15:02
re e vendeve të rajonit me BE-nëKryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, gjatë vizitës që po zhvillon në Francë, zhvilloi një bashkëbisedim në Institutin francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ku foli për Europën dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
-
Ministri Naço urdhëron kontroll për
11 Qershor 2014, 13:11
emërimet në Avokaturën e ShtetitNjë ditë pas akuzës së Partisë Demokratike se në Avokaturën e Shtetit janë emëruar njerëz me probleme me drejtësinë, ka ardhur urdhri i ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për ushtrim kontrolli në këtë institucion.
PD: Rama ia beson Avokaturën e Shtetit, të dënuarit
Avokatura e Shtetit: Dalipi është i padënuar -
Emërimet në administratë, palët
11 Qershor 2014, 11:42
nuk gjejnë konsensusin për hetiminKërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për ligjshmërinë e emërimeve në administratë ndodhet në ngërç. Ndonëse u la 1 javë kohë nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta që mazhoranca dhe minoranca parlamentare të gjenin konsensusin, palët duket se nuk do arrijnë të pajtojnë propozimet e tyre. VIDEO
-
Kuvajt,Meta takon z/kryeministrin
11 Qershor 2014, 11:13
shtysë të re bashkëpunimit ekonomikKryetari i Kuvendit, Ilir Meta në përmbyllje të vizitës zyrtare në Kuvajt ka takuar zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit Sheikh Sabah Khalid Al-Hamad Al-Sabah. FOTO
-
Demokratët e Fierit, gara mes
11 Qershor 2014, 08:52
të rinjve dhe ish-drejtuesvePD e Fierit tashmë ka përfunduar zgjedhjen e rreth 440 delegatëve, ndërkohë që ka nisur lufta për emrat që do të përfshihen në garën për kryetar. Në garë përfshihen dhe kandidatë apo ish-deputetë të Kuvendit.
-
Zgjedhja e kreut të PD në Elbasan
11 Qershor 2014, 08:50
grupet nisin ndarjen e votaveZgjedhjet për Partinë Demokratike të Elbasanit kanë hyrë në fazën e bisedimeve të kandidatëve për të mbledhur sa më shumë mbështetës. Bylykbashi, Basha e Turku japin mbështetjen për emrat e përfshirë në garën e kryetarit.
-
Basha, prezanton projektin e
11 Qershor 2014, 08:50
tramit, kërkon buxhet nga RamaBashkia e Tiranës ka prezantuar dje para një publiku të gjerë projektin për ndërtimin e një linje trami në kryeqytet. Por duket se kjo punë do të mbetet vetëm me kaq, pasi kryetari i bashkisë nuk ka fondet e duhura për të ndërtuar këtë tram.
-
Felaj: Rritet dënimi për
11 Qershor 2014, 08:40
shqiptarët që shkojnë në SiriGati drafti me tri penalitetet për organizatorët dhe pjesëmarrësit në luftë. Konsulta edhe me Prokurorinë.
-
Bllokimi i statusit për shkak të CEZ
10 Qershor 2014, 20:30
Çekia zyrtare: Nuk është e vërtetëTomas Prouza, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Bashkimit Europian në Republikën Ceke ka hedhur poshtë të gjitha shkrimet në media, sipas të cilave Çekia do kushtëzonte statusin e Shqipërisë për shkak të CEZ.
-
Topi: Qeverisja Rama-Meta
10 Qershor 2014, 19:08
më demokratike se e kaluaraIsh-Presidenti Bamir Topi e cilëson qeverisjen aktuale si më demokratike krahasuar me qeverisjen e kaluar. I ftuar në emisionin “Tete a tete” në “A1 Report”, ish-kreu i shtetit, njëherësh kryetar i FRD, tha se qeveria aktuale duhet të vijojë në këtë rrugë, ndërsa theksoi se opozita e sotme ka nevojë për riformatim dhe vizion të ri. VIDEO
-
Avokatura e Shtetit: Dalipi ka dhënë
10 Qershor 2014, 19:01
dorëheqjen, por është i padënuaAvokatura e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së PD për emërimin Skerdilajd Dalipit pranë këtij institucioni. Avokatura e Shtetit për mes një njoftimi për shtyp sqaron opinionin publik se bazuar në dëshminë e penalitetit, në kohën e emërimit në detyrë, por edhe sot.
-
Çekia presion për statusin kandidat
10 Qershor 2014, 18:12
Vasili: Vendimi i KE ishte i qartëIdetë se Çekia mund të bllokojë statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë për shkak të konfliktit me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ kanë sjellë edhe pikëpyetjet nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili është shprehur se vendimi i Komisionit ishte qartë, ndërsa shton se edhe shtete të tjera kanë probleme si ajo e CEZ-it mes Shqipërisë dhe Çekisë, ndërsa shpreson për një vendim pozitiv në qershor. VIDEO
-
Statusi në Qershor, studimi i AIIS:
10 Qershor 2014, 17:57
41.9% e shqiptareve “Po”, 28.3% “Jo”Rreth 49.1 % e shqiptarëve i janë përgjigjur “Po” mundësisë së marrjes së statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria në muajin qershor, ndërsa 28.3 % i janë përgjigjur “Jo”. Këto janë rezultatet e publikuara ditën e sotme nga studimi i Instituti për Studime Ndërkombëtare (AIIS) me temë “Perspektiva Europiane e Shqipërisë: Perceptime dhe realitete 2014″.