Sociale
-
Muaji i festave ka ardhur dhe atmosfera është ngrohur nga zbukurimet plot shkëlqim dhe meloditë tradicionale. Dhuratat, gatimet, zbukurimet janë temat e muajit. E ndërsa ndalemi tek zbukurimet, bredhi i festave është simboli kryesor.
9 Dhjetor 2021, 14:09 -
Porti i Durrësit/ Trageti goditi kalatën Nr.8 dhe u ça, anulohet lundrimi për 184 pasagjerë që u bllokuan 24 orë në terminal: Kompania s'na kompensoi
9 Dhjetor 2021, 10:30Një incident i dytë regjistrohet në Portin e Durrësit brenda pak ditëve. Pas përplasjes së 27 nëntorit mes tragetit ‘Ventouris’ me anijen cargo 'Professor B', për shkak të moti të keq, mbremjen e djeshme anuluar lundrimi drejt Barit të Italisë për 184 pasagjerë, të cilët duhet të niseshin nga Durrësi me tragetin e kompanisë "Ventouris Ferries". Report Tv ka mësuar se trageti i linjës Durrës-Bari është përplasur me bankinën pak orë para nisjes, ndaj pasagjerët kanë mbetur të bllokuar prej orës 23:00 të së mërkurës.
-
12 orë në det të hapur, trageti me 118 pasagjerë ankorohet në port! Qytetarët: Ishte shumë e lodhshme, i paguam të gjitha vetë, 15 euro një pjatë makarona
9 Dhjetor 2021, 08:48118 pasagjerët e tragetit të linjës Brindizi -Vlorë kanë qëndruar për 12 orë në radë, për shkak të detit të trazuar. Të lodhur e të uritur, ata thanë se personeli nuk u kishte dhënë asnjë ndihmë, madje as ujë e ushqim.
-
Mesdita sjell reshje intensive shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
9 Dhjetor 2021, 07:11Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin sërish një sistem të fuqishëm me vranësira, i cili do të gjenerojë reshje mesatare dhe intensive në të gjithë vendin.
-
Tirana me plan veprimi për ndotjen akustike, drejtoresha Mile: 70% e zhurmave në kryeqytet vjen nga trafiku i makinave! Psikologia Jonuzi: Nisma shumë e mirë
8 Dhjetor 2021, 20:41Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje zhvillimi aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, përfshirë edhe lavazhet, apo serviset e makinave, të cilat do të zhvendosen, si në çdo qytet perëndimor, larg zonave të banuara. Diana Mile, drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se ndotja më e madhe akustike në kryeqytet shkaktohet nga trafiku i makinave si dhe kantieret e ndërtimit pranë zonave të banuara.
-
Ndizen dritat e pemës edhe te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, Veliaj: Të bashkëpunojmë të gjithë që të ecim më shpejt me projektet për Tiranën
8 Dhjetor 2021, 19:06Në Tiranë ndihet kudo atmosfera e festave të fundvitit. Pasi u ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri te Pazari i Ri, më pas te Kalaja e Tiranës dhe në sheshin "Skënderbej", tani është radha e Parkut të Liqenit të vishet me ngjyrat e festave
-
E pazakontë/ Nëna e dhunoi për ta prostituuar! 14-vjeçarja dëbohet nga shtëpia, merr burrë një 53-vjeçar
8 Dhjetor 2021, 17:35Një histori e pazakontë erdhi e rrëfyer këtë pasdite në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. E dhunuar nga nëna e cila i kërkonte të dilte në rrugë dhe të prostituonte, Brisilda u dëbua nga banesa në moshën 14-vjeçare. E braktisur, adoleshentja nis bashkëjetesën në Tiranë me një burrë 53-vjeçar. Ata janë prindër të tre fëmijëve, që prej tre vitesh strehohen në një jetimore. Kunati e dëboi nga shtëpia, pasi bashkëshorti ndërroi jetë dhe sot 36-vjeçarja ka mbetur mes katër rrugëve.
-
’Pa Gjurmë’ gjen adoleshentin e zhdukur Saimir Pashaj, kamerat e sigurisë e kapin ‘mat’ në Sarandë
8 Dhjetor 2021, 17:29Një foto ekskluzive që mbërriti në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zbuloi vendndodhjen e të riut Saimir Pashaj në qytetin e Sarandës. Imazhi i shfaqur në ekran u konfirmua edhe nga babai i 17-vjeçarit.
-
Llatja premtoi zgjidhje për një jave, por Elbasani mbetet i zhytur në plehra, banorët: Ne kërkojmë të pastrohet se ne taksat i paguajmë të gjitha!
8 Dhjetor 2021, 16:18Prej më shumë se dy javësh qyteti i Elbasanit është pushtuar nga mbeturinat, për shkak se firma kontraktuese për pastrimin e qytetit i ka përfunduar kontrata. Në këtë situatë qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për t’i dhënë zgjidhje situatës
-
Varësia nga mediat sociale, rritje e ankthit dhe depresionit
8 Dhjetor 2021, 10:34Në vitin 2015, shkencëtarët nga Washintong DC arritën në përfundimin se rrjetet sociale më shumë e nxisin stresin sesa na lehtësojnë prej tij.
-
Ulen ndjeshëm temperaturat, priten reshje dëbore në veri! Ja si parashikohet moti për ditën e sotme
8 Dhjetor 2021, 07:16Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët, por të ftohtë në vendin tonë. Sipas MeteoAlb, vranësirat janë prezent në zonat malore ku pritet dhe momente të shkurtra me flokë dëbore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
-
Dhuna ndaj grave, drejtësisë i kërkohet përgjegjshmëri! Çela: Prokurorët të vlerësojnë e të hetojnë çdo të dhënë
7 Dhjetor 2021, 20:05Vlerësimi i çdo të dhëne në denoncimet e dhunës, dhe dhënia e dënimeve më të ashpra ishte kërkesa e drejtuesve të disa institucioneve për organet e drejtësisë. Sipas tyre, problem mbeten vendimet paradoksale për urdhrat e mbrojtjes.
-
Kryebashkiaku i dhuron “Kullën e Sahatit” ministres italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone! Veliaj: Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi, e vetmja mënyrë për të ecur përpara
7 Dhjetor 2021, 19:04Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në zyrën e tij ministren italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone me të cilën folën për bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos vitin që vjen kur Tirana do të mbajë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj tha se fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara
-
'Gratë s'ju detyrohen asgjë, dashuri, jo dhunë'/ Policia e Beratit shpërndan video-mesazhin sensibilizues kundër dhunës në familje
7 Dhjetor 2021, 16:33Mesazhit sensibilizues i janë bashkuar përfaqësues nga të gjitha institucionet vendore dhe organizatat, që janë anëtare të mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës, midis të cilëve edhe Specialistja për të miturit dhe dhunën në familje pranë Policisë Berat,Valbona Qafa.
-
Ministrja e 'Shëndetësisë' inspekton punimet në Spitalin e Kukësit: Së shpejti hapet urgjenca dhe kirurgjia e re, brenda 2022 përfundon i gjithë korpusi spitalor
7 Dhjetor 2021, 16:08Investimi në Spitalin Rajonal Kukës që po kryhet nga qeveria shqiptare në vlerën e rreth 3 milionë eurove, për të garantuar shërbim shëndetësor me standarde bashkëkohore për banorët e kësaj zone.
-
Kreditë e buta për të pastrehët, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë: Për 2021 mbeten edhe 300 aplikime të hapura, për vitin e ardhshëm nuk ka vendim
7 Dhjetor 2021, 13:48Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti ka dhënë detaje për Report Tv në lidhej me hapjen e aplikimeve për kreditë e buta për familjet dhe çiftet që duan të blejnë shtëpi. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ruseti tha se për vitin 2021 kredinë e kanë përfituar 700 mijë qytetarë, ndërkohë tani janë hapur aplikimet edhe për 300 të tjerë.
-
Të enjten rikthehen reshjet e shiut, meteorologia në Report Tv: Priten përmbytje në disa zona! Javën tjetër ulen temperaturat, -6 gradë celsius në zonat malore
7 Dhjetor 2021, 11:58Muaji dhjetor do të na shoqërojë me reshje shiu si edhe temperatura të ulëta, sidomos në zonat malore ku temperaturat do të ulen nën 0 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se ditën e enjte do rriten temperaturat, por do ketë një përkeqësim të situatës së reshjeve, sidomos gjatë të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë.
-
Moti i keq/ Qarku i Kukësit 'mbulohet' nga dëbora, bien inerte në disa akse! Pastrohen rrugët, s'ka probleme me qarkullimin
7 Dhjetor 2021, 11:32Pavarësisht sasitë së konsiderueshme të dëborës, rrugët janë të gjitha të kalueshme dhe nuk ka problem me qarkullimin e mjeteve. Po ashtu janë pastruar edhe akset ku ka patur rënie inertesh.
-
Ulen ndjeshëm temperaturat, termometri do të shënojë -1 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
7 Dhjetor 2021, 07:18Mbetemi në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në vend, por reshje dëbore do ketë verilindje dhe juglindja e vendit.
-
Mësuesi i dënuar për pedofili në Berat në 'Pa Gjurmë': Bëra burg se përqafova nxënësen në ekskursion, s'ishte as e zhvilluar në trup që të thuhet se ishte qëllimisht! Dyshoj te ish-vjehrra e ish-gruaja
6 Dhjetor 2021, 16:46Engjëll Bregu, mësuesi i dënuar për pedofili në Berat, ka rrëfyer të vërtetën e tij në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv. Përballë gazetares Odeta Dume, Bregu ka pranuar se ka përqafuar një nga nxënëset e tij të klasës kujdestare, por kurrsesi me qëllimin për të abuzuar seksualisht me të. Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në vitin 2003 dhe të gjithë e mendon një hakmarrje nga ish-vjehrra në bashkëpunim me ish-gruan.
