Sociale
-
Aplikuesit duhet që të kenë kujdes në plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.
17 Shkurt 2020, 07:53 -
Varësia e fëmijëve nga telefoni, prindërit për Report Tv: Shpesh jua japim për t'i gënjyer (VIDEO)
15 Shkurt 2020, 18:07Prindërit çdo ditë e më shumë po i lejojnë fëmijët që të përdorin telefonat smartphone, kjo si mënyrë për t'i mbajtur të zënë e për të përfituar nga kjo kohë për t'u shplodhur. Report Tv pyeti disa nga prindërit në kryeqytet për këtë çështje, ndërsa të gjithë u shprehën se sado përpiqen të reduktojnë dhe kufizojnë kohën e tyre në celular, shpesh e kanë edhe të pamundur.
-
Ergisa 5-vjeçare kalon me sukses operacionin e ndërlikuar, babai mesazh të rrallë për ekipin e mjekëve shqiptarë e të huaj
15 Shkurt 2020, 17:52Falenderime ndaj mjekëve ka ndarë edhe babai i Ergisës. "Ju falenderojmë nga zemra që ma shpëtuat vajzën. Suksese të mëtejshme doktor Tanit dhe mjekëve të tjerë",
-
Manastirliu në laboratorin e ISHP: Forcojmë kapacitetet, realizohet analiza e plotë për koronavirusin! Asnjë rast në Shqipëri
15 Shkurt 2020, 11:48Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku po kryhet nga sot diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19.
-
Greqia merr vendimin drastik për pensionet, revoltohen minoritarët në Shqipëri
14 Shkurt 2020, 19:13Grekët etnikë zhvilluan edhe një protestë në qendër të Athinës duke kërkuar pensione të barabarta.
-
Shën Valentini dhe pavarësia e Kosovës 'pushtojnë' Morinën, radhë makinash në kufi
14 Shkurt 2020, 17:40Kanë qenë të shumtë shqiptarët që kanë zgjedhur të festojnë 14 shkurtin në Kosovë. Edhe pavarësia e Kosovës, ka bërë që shumë shtetas kosovarë të preferojnë të kalojnë fundjavën në Shqipëri.
-
Të hënën hapen aplikimet për kreditë e buta në Tiranë (Afati dhe kriteret)
14 Shkurt 2020, 17:12Të hënën nis aplikimi për kreditë e buta në Bashkinë e Tiranës, dhe numri i përfituesve është 1000. Sipas Drejtoreshës së Shërbimit Social, Anisa Subashi për të përfituar këtë kredi, aplikuesit duhet të kenë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë, ndërsa norma e interesit e cila do të jetë fikse është 3%, për një afat kohor 30 deri në 35 vjet.
-
Fluks në urgjencën e Elbasanit, 200 raste paraqiten në 24 orë (VIDEO)
14 Shkurt 2020, 16:44Virozat e stinës kanë rritur fluksin e pacientëve në urgjencën e spitalit rajon të Elbasanit. Rreth 200 qytetarë paraqiten çdo ditë pranë kësaj urgjence. Shefi i Shërbimit të urgjencës Elbasan, Ergys Miçi bën thirrje që fillimisht qytetarët të paraqiten të mjeku i familjes fillimisht në mënyrë që të shmanget dhe fluksi.
-
Fluks në urgjencën e Laçit nga virozat, mjekët: Rastet nuk janë shqetësuese (VIDEO)
14 Shkurt 2020, 16:42Në urgjencën e zhvendosur në Laç për shkak të dëmtimeve nga tërmeti që pësoi godina e spitalit paraqiten çdo ditë rreth 100 persona për ndihmë mjekësore, kjo për shkak edhe të virozave të stinës. Mjekët thonë se pavarësisht kushteve të urgjencës dhe fluksit të pacientëve sërish nuk ka pasur problematika në shërbim.
-
VIDEO-Mrekullia e natyrës peng i investimeve! Shishtaveci, aty ku nuk ka rrugë për të shijuar skinë (Mungojnë edhe hotelet)
14 Shkurt 2020, 16:16Fshati Shishtavec në Kukës është një zonë tërheqëse për zhvillimin e turizmit malor por gjatë këtij sezoni dimëror numri i turistëve vendas dhe të huaj ishte i pakët. Kjo për shkak edhe të braktisjes që po i bëhet këtij fshati nga banorët por edhe infrastruktura e dobët si dhe mungesa e shërbimeve.
-
Si po e përjetojnë shqiptarët virusin kinez? Psikiatrja: Stres pas tërmetit, këshillat çfarë duhet të bëni
13 Shkurt 2020, 18:26Çdo ditë po përballemi mbi lajmet për koronavirusin e ri, që deri më tani ka marrë jetën e 1370 personave. Por si ndikojnë këto lajme tek qytetarët nga ana psikologjike? Psikiatrja Arjana Rreli shpjegoi për Report Tv se komentet mbi koronavirusin e ri janë një stresor i mbivendosur në këtë periudhë të postraumes që përjetuan shqiptarët nga tërmeti.
-
U tha se do kthehej në Shqipëri në janar të 1999, por u zhduk...Historia e kuksianit dhe dyshimet se vetëm një njeri e di fatin e tij
13 Shkurt 2020, 18:22La një vajzë një vjeçe dhe u zhduk pa lënë gjurmë nga Tetova. Familjarëve u tha se në janar të vitit 1999 do të kthehej në atdhe, ndërsa po në këtë muaj u zhduk papritur.
-
Bie numri i lindjeve gjatë 2019, kryeson Korça...por Tirana 'shton jetë'
13 Shkurt 2020, 17:08Këto statistika vijnë nga INSTAT, që gjithashtu ka publikuar se numri i lindjeve, për tremujorin e katërt 2019 është 7.910, duke shënuar një rritje me 8,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e katërt 2019 rezulton 5.421, duke shënuar një rënie prej 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.
-
Pakti për Universitetin, Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për praktikën e studentëve të Mjekësisë
13 Shkurt 2020, 14:29Gjatë takimit me studentët, Ministrja e Shëndetësisë tha se së shpejti do të prezantohet projekti amicioz i ngritjes së Qendrës së Biosimulimit Klinik brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që do t’i vlejë formimit profesional të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.
-
100-150 raste në ditë, në pediatrinë Korçë, mjekja: Problem fëmijët nën 1 vjeç (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 17:56100 deri në 150 fëmijë paraqiten në ditë në pediatrinë e spitalit të Korçës për shkak të virozave të stinës, ndërsa numri i shtrimeve shkon nga 6-10 fëmijë në 24 orë. Mjekja pediatre Xhentila Doka pohon se në repartin e pediatrisë në spitalin rajonal të Korçës janë shtruar nga të gjitha grupmoshat.
-
'Kemi fëmijët pa bukë'! 4 muaj pa paga, naftëtarët në protestë: Askush nuk na jep përgjigje (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 17:46Punonjësit e rafinerisë së naftës kanë vijuar protestën edhe gjatë ditës së sotme para ambienteve të uzinës së Ballshit. Ata kërkojnë pagat e prapambetura, pasi kanë 4 muaj pa i marrë. Naftëtarët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për t'i dhënë një zgjidhje problemit të tyre për të cilin kanë 11 ditë radhazi që protestojnë.
-
Asgjësohen 13 mijë lodra me lëndë toksike! ISHMT: Ja si të evidentohen nga prindërit (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 15:5113 mije lodra janë asgjësuar ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Këto lodra të konfiskuara gjatë periudhës së fundvitit, përmbanin elemente toksikë e kimikë, duke paraqitur rrezik për shëndetin e fëmijëve. Kryeinspektori i ISHMT tha për Report Tv se janë dhe 4870 lodra të tjera që pritet të asgjësohen, ndërkohë që kontrollet në tregun shqiptar do të vijojnë përgjatë viti 2020.
-
Manastirliu: Në dy muaj u punësuan 140 mjekë përmes portalit 'Mjekë për Shqipërinë'
12 Shkurt 2020, 13:1379 mjekë të rinj janë punësuar sot në sistemin shëndetësor publik, përmes portalit "Mjekë për Shqipërinë". Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim mjekët e sapopunësuar, ku theksoi se nuk do të ketë më kthim mbrapa për punësimin e profesionistëve të shëndetit me meritë dhe transparencë.
-
Raporti global i ushqyerjes 2019, Shqipëria ‘jashtë kursit’ për diabetin dhe mbipeshën
12 Shkurt 2020, 08:38Në Shqipëri, 36.5% e foshnjave nën 6 muaj ekskluzivisht ushqehen me gji, kjo është shumë mbi mesataren e Evropës Jugore prej 19.6%. Prevalenca e peshës së ulët të lindjes në Shqipëri në vitin 2015 prej 4,6% është ulur pak nga 4.9% në vitin 2000.
-
SHBA, studentët ndërkombëtarë mund të ndeshen me kufizime të reja
12 Shkurt 2020, 06:40Një kufizim i ri nga administrata e Presidentit Trump që pritet të publikohet këtë muaj do të kërkojë nga studentët të kërkojnë miratim të ri në çdo fazë të jetës së tyre akademike në Shtetet e Bashkuara. Udhëzimi, i raportuar për herë të parë nga revista Forbes, do të kufizojë qëndrimin e studentëve ndërkombëtarë në Shtetete e Bashkuara. Por për çfarë bënë saktësisht fjalë ky rregull dhe kush pritet të ndikohet nga ai?