Speciale
-
Njerëzit mund të plaken me Hiv Aids por nuk do të vdesin më prej kësaj epidemie që ka marrë jetën e 36.3 milionë njerëzve që nga shpërthimi i saj rreth fundit të vitit 1980. Të dhënat e fundit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se brenda një 5 vjeçari mund të shkohet drejt një kure që do t’i japë fund sëmundjes së shekullit. Në Shqipëri janë 1500 raste me Hiv pozitiv, 91 prej të cilëve janë diagnostikuar vetëm vitin e fundit
2 Dhjetor 2021, 07:20 -
SPECIALE/ Peneli magjik i Ismail Lulanit, si ndikoi në çlirimin e kornizave të artit të realizmit socialist
29 Nëntor 2021, 22:54Piktori Helidon Haliti rrëfen sesi në historinë e pikturës shqiptare, Ismail Lulani vlerësohet si një kolorist ekspresiv i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë, që ndikoi në çlirimin prej konizave të artit të realizmit socialist së bashku me Danish Jukniun, Sali Shijakun, Skënder Kamberin dhe Edi Hilën.
-
SPECIALE /29 nëntori nga sytë e partizanëve! Veteranët e LANÇ mesazh ballistëve: Pajtohemi me kusht
29 Nëntor 2021, 20:20Në ditën e 29 nëntorit, veteranë e familjarë të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kërkojnë që të rishkruhet historia e kësaj periudhe. Ata shprehen të gatshin t’i lenë ndasitë me Ballin Kombëtar por me një kusht. Dalan Buxheli që rrjedh nga familje dëshmori, tregon historinë e familjes së tij dhe shprehet kritik ndaj qeverisë që sipas tij nuk i ka dhënë vlerësimin e duhur familjeve të dëshmorëve.
-
SPECIALE/ Në shtëpinë e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës, sekretet e muajve që sollën Pavarësinë
28 Nëntor 2021, 20:28Një vizitë në shtëpinë e dy personazheve që patën rol kyç në ngjarjet që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë. Si ishin muajt në prag të 28 Nëntorit 1912 dhe ç'rol luajtën këtë ngjarje historike Syrja bej Vlora dhe i biri Eqrem Bej Vlora. Ervin Vlora, nipi i Eqrem Bej Vlorës, na pret ne shtëpinë e gjyshit të tij dhe na tregon shume thesare nga historia kombëtare por edhe ajo e familjes se tij.
-
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
27 Nëntor 2021, 18:34Në specialen në vazhdim ne do të ndjekim se si ka vazhduar historia e Albert Carës, i mbijetuari i vetëm i familjes së tij që dolën pa jetë nga rrënojat e banesës në Thumanë. Ai sot është martuar dhe planifikon të ketë edhe fëmijë. Alberti mbijetoi ndërsa bashkëshortja, vajza, dy djemtë dhe e fejuara e djalit të madh bashkë me foshnjën brenda vetes, dolën pa jetë nga rrënojat.
-
Ekskluzive/ Prishja dhe ndërtimi i kompleksit të ri, ish-drejtori i klubit të Partizanit: Sali Berisha dhe dhëndri i tij fshinë historinë
26 Nëntor 2021, 15:54Tre figura të njohura të klubit Partizani Ylli Shehu, Isa Tare dhe Eduard Zhupa tregojnë se çfarë përfaqësonte kompleksi për historinë e sportit shqiptar.
-
SPECIALE/ Libri në kohë COVID-i, si erdhi panairi i 24-ët?
24 Nëntor 2021, 20:50Edhe pse në një kohë të kufizuar për të gjithë me një traditë mbi 20 vjeçare, Panairi i Librit mbylli edicionit e 24-ët të tij me një kolanë veprash dhe autorësh, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova Mali i Zi që u bën pjesë e ngjarjes më të rëndësishme kulturore të vitit.
-
Kriza në familje, të drejtat e LGBTI dhe xhamia e plumbit, flet për Report Tv myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari: Politika të mos prekë Kodin e familjes
20 Nëntor 2021, 14:3416 nëntori i vitit 1990 është një datë e rëndësishme për mbarë besimtarët myslimanë në Shqipëri, është dita në të cilën e mira triumfoi mbi të keqen dhe simbolizon rikthimin e lirisë së besimit në Shqipëri, me hapjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër.
-
SPECIALE/ Tituj të rinj, rikthehet panairi i librit! Rita Petro për Report Tv, së shpejti me një libër në prozë! Kryetari i Shoqatës së Botuesve: Pak hapësirë për librin, bibliotekat në shkolla të varfra
17 Nëntor 2021, 19:59Rikthyer fizikisht pas më shumë se një viti të gjatë pandemik, edicioni i 24 i Panairi të librit solli një ritakim të lexuesit me librin. Zhvilluar tradicionalisht në Pallatin e Kongreseve, Petrit Ymeri, Rita Petro dhe Aida Baro treguan për titujt e rinj që do të prezantohen këtë vit në stendat e librit, ndërsa panairi do të zgjasë për 5 ditë nga data 17 deri në 21 nëntor 2021.
-
Një ‘grua e kuqe’ si artistja Liliana Çika Kelmendi! Suzana Varvarica rrëfen për artin e saj
15 Nëntor 2021, 22:28Skulptorja shqiptare që u bë e njohur në Itali dhe në Europë me veprat e saj, flet për tragjedinë e dhimbshme të jetës dhe rikthimin e mundimshëm në rrugën e artit.
-
Lika Janko, 'Pikasoja' shqiptare e Bullgarisë! Rrëfimi i ministrit bullgar, Velisllav Minekov ekskluzivisht për Report Tv
5 Nëntor 2021, 22:22Në një intervistë ekskluzivisht për Report TV, zoti Velisllav Minekov, ministri i Kulturës së Bullgarisë rrëfen për piktoren bullgare me origjinë shqiptare, Lika Janko, që Europa e quajti “Pikasoja me fustan”. Piktorja që krijonte nën dhëmbët e censurës komuniste bullgare u akuzua për “formalizëm” dhe “avangardë”. Zoti Minekov rrëfen jetën tragjike të artistes në diktaturë, sesi depërtoi arti i saj në Europë dhe si shitej e shitet edhe sot shtrenjtë nga koleksionistët, kur ajo s’kishte bukë të hante.
-
VIDEO/ I humbur prej 78 vitesh, i jepet lamtumira rreshterit anglez! Misionet e fshehta britanike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore
5 Nëntor 2021, 10:5478 vite nga rrëzimi i avionit britanik pranë zonës së Dukatit në Vlorë, rreshterit anglez i jepet lamtumira e fundit në 100 vjetorin e lindjes së tij. Historian Rodrick Bailey zbulon detaje mbi atë ngjarje dhe rolin e misioneve britanike në vendin tonë të cilën e ka emërtuar si lufta e fshehtë në Shqipëri.
-
Report Tv në fshatrat minoritare që po zbrazen në jug të vendit! Në Dërmish të Finiqit gjen vetëm të moshuar! Banorët: Na kanë ikur fëmijët, nuk kthehen se s'kanë punë! Ka humbur shpresa
30 Tetor 2021, 13:49Braktisja e fshatrave është tashmë një fenomen i njohur në vend, ku prej dy dekadash të rinjtë vetëm në emigrim. Report Tv është ndalur në fshatrat e minoritetit grek në bashkinë e Finiqit, për të sjellë dëshmitë e të moshuarve që po vuajnë mungesën e gjatë të fëmijëve
-
Olen Cesari, një mbrëmje magjike për 30 vitet e miqësisë italo-shqiptare (VIDEO)
29 Tetor 2021, 22:45Violinisti virtuoz u dekorua me “Komendador i Urdhrit të Yllit të Italisë” nga presidenti italian Sergio Mattarella. Festa në rezidencën e ambasadës italiane, pasi ambasadori Fabrizio Buçi i dorëzoi dekoratën
-
Errësira që u bë dritë 51 vite më parë...Historia e elektrifikimit të Shqipërisë
28 Tetor 2021, 21:44Kriza energjetike e ka gjetur Shqipërinë në 51 vjetorin e përfundimit të elektrifikimit. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Por Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit.
-
Të fshehtat dhe truket e profesionit dixhital! Si blogerët i kthejnë ëndrrat në para?
27 Tetor 2021, 20:40Çfarë është blogu, po blogerët me çfarë merren? A mund të bëhen të gjithë blogerë? Janë këto disa nga pyetjet që ngrihen mbi profesionin e ri të kohës dixhitale që duket se po bën “namin” në fitimin e parasë. Përgjigjet i japin tre blogeret e intervistuara nga Report TV. Ato tregojnë gjithashtu truket e suksesit dhe deri ku është kufiri i reklamimit të jetës personale.
-
Sekretet e Helenës në studion muze të Ismail Kadaresë! Dhurata e fejesës që zbardh misterin e origjinës hebreje të shkrimtarit të madh
23 Tetor 2021, 19:05Ekspozita e titulluar “Helena” u hap me rastin e ditës së lindjes së shkrimtares, kryesisht me materiale arkivore të Shtëpisë Studio Kadare që prezantohen për herë të parë për publikun.
-
Armiku i heshtur që 'përgjon' trupin e femrës, humbjet dhe fitoret në luftën kundër kancerit të gjirit! Historia e dy grave të guximshme
21 Tetor 2021, 21:35Frika ndaj vdekjes dhe shpresa ndaj jetës janë në luftë të vazhdueshme për të gjitha gratë e vajzat e dignostikuara me kancer gjiri. Në tetorin rozë, muajin sensibilizues ndaj kësaj sëmundje që nuk po kursen as grupmoshat e reja, Report TV sjell historitë e Mimoza Groballit dhe Ina Kasimatit. Si u përballën me armikun e heshtur dhe a e kanë fituar sot betejën kundër kancerit të gjirit?
-
Përse vrapojnë njerëzit në maratonë? Report Tv sjell tre histori që tregojnë se si u ka ndryshuar jetën vrapimi
20 Tetor 2021, 20:02Nuk ka rëndësi nëse je mbi 50 vjeç, je obez apo me aftësi të kufizuara. Kushdo që ka vullnet të arrijë formën e mirë fizike mund të vrapojë edhe në një maratonë. Report Tv ju sjell shembuj se si ka ndryshuar jeta e tre personazheve që sot jo vetëm përshkojnë kilometra por kanë arritur të fitojnë edhe çmime kombëtare e ndërkombëtare.
-
Speciale/ Plani i FIFA-s për Botëror çdo dy vite, në Shqipëri të ndarë pro dhe kundër
20 Tetor 2021, 10:22FIFPro thotë se arsyet komerciale të FIFA-s do të shkatërrojnë futbollistët.