Sport
-
Në prag të derbit me Partizanin, trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka vënë në dukje faktin se bardheblutë nuk fitojnë prej një kohe të gjatë. Ai ka deklaruar se të ekipi i tij kjo ka ndikuar psikologjikisht dhe se për Tiranën do të jetë një minus mungesa e tifozëve ultras “tirona-fanatiks”.
29 Nëntor 2018, 17:37 -
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova rritje të konsiderueshme
29 Nëntor 2018, 15:19Humbja kundër Skocisë dhe fitorja me Uesllin nuk kanë dhënë asnjë efekt për Kombëtaren në renditjen e FIFA-s. Shqipëria vijon të mbetet në vendnumëro pasi renditet e 60, ndryshe nga Kosova e cila ka bërë një rritje të konsiderueshme duke fituar 6 pozicione.
-
Champions dhuron spektakël, PSG dërgon Liverpulin në Europa League, Totenhem i merr vendin e dytë Interit
29 Nëntor 2018, 08:42Aktualisht me këtë renditje të grupit Liverpuli, finalist i edicionit të kaluar ndodhet në Europa League, por për të thënë fjalën përfundimtare pritet ndeshja e fundit ku anglezët kanë shpresë, pasi ndodhen 3 pikë pas Napolit dhe dy pas PSG-së.
-
Champions League/ Atletiko Madrid mposht Monakon dhe siguron kualifikimin
28 Nëntor 2018, 21:47Tre pikët që e dërguan në kuotën e 12 të tillave në pesë ndeshje, skuadra e Simeones i siguroi falë një autogoli që në minutën e dytë, ndërsa e vulosi fitoren sulmuesi francez Griezman.
-
Struga fiton Kupën Pavarësia në Korçë
28 Nëntor 2018, 18:27Ndeshja finale Struga-Otrant përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të struganëve, që bëhen në këtë mënyrë fitues të Kupës Pavarësia 2018.
-
Champions League/ Inter kërkon kualifikimin në Londër, Paris SG synon fitoren kundër Liverpool
28 Nëntor 2018, 15:18“Champions League” pritet të dhurojë edhe sonte emocione të forta. Në Angli Interi do të kërkojë kualifikimin kundër Tottenham, ndërsa në Francë Paris SG synon të fitojë me patjetër kundër Liverpool.
-
FSHF u jep fund spekulimeve: Christian Panucci, trajner i kombëtares deri në 2020, synojmë Europianin
28 Nëntor 2018, 14:01Qeveria e futbollit shqiptar njofton se Christian Panucci do jetë trajner i kombëtares kuqezi deri në kualifikueset e Europianit 2020, ashtu siç e parashikon edhe kontrata e tij. Në njoftimin e FSHF thuhet se kombëtarja synon kualifikimin në "Euro 2020".
-
Gega para derbit: Hoxhën e doja në fushë, por do jetë sërish rradha jonë për fitore
28 Nëntor 2018, 12:53Në prag të derbit me Tiranën, trajneri i Partizanit Skënder Gega ka folur për disa çështje që rrethojnë skuadrën e tij. Fillimisht trajneri tropojan deklaroi se kapiteni Alban Hoxha do të mungojë në derbi, ndërsa më pas tregoi edhe arsyet se përse Partizani do të dalë i fituar në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit shqiptar.
-
7 skuadra ne 1/8 e Champions League, Real Madrid 'pushton' Romën
28 Nëntor 2018, 10:037 janë skuadrat që kanë siguruar mbrëmë kualifikimin në fazën e 1/8 të Champions League. Real Madrid pushtoi “Olimpicon” duke mundur 2-0 Romën dhe kalon si e para në grupin G. Një biletë për më tej siguruan edhe Juventus, Bayern Mynih, Roma, dy Manchesterët dhe Ajax.
-
Champions League/ Dhunë dhe molotov, grekët përgjakin tifozët holandezë pasi Ajax mundi AEK-un (VIDEO)
27 Nëntor 2018, 21:20Me këtë fitore Ajax renditet përkohësisht i pari me 11 pikë në Grupin E, 1 pikë më shume se Bayerni i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.
-
CONMEBOL merr vendimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhë në finalen e dytë të Superclasico-s
27 Nëntor 2018, 18:52Organizata e futbollit në Amerikën Latine, CONMEBOL, ka vendosur që finalja e dytë e “superclasico-s” të mos luhet në fushën e River Plate. Kjo për shkak të incidenteve që këta të fundit shkaktuan të shtunën para kësaj ndeshje.
-
FSHF prezanton trajnerët e rinj të Kombëtareve, ja pse revulucionit i shpëtoi vetëm Bushi
27 Nëntor 2018, 17:59Në ambientet e federatës së futbollit janë prezantuar sot trajnerët e rinj të ekipeve kombëtare të moshave ku u shpalosën edhe objektivat për të ardhmen. Ndërkohë sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku deklaroi se në plan është edhe ngritja e ekipeve Kombëtare të U-16, U-18 dhe U-20.
-
'Champions'/ Ndeshjet e sotme, spikat Roma-Real Madrid
27 Nëntor 2018, 11:43Në ndeshjet e pesta të fazës së grupeve të Champions sonte spikat Roma-Real Madrid. Në kryeqytetin italian luhet një finale mes dy skuadrave që janë në krizë në kampionatet respektive. Në fushë zbresin edhe Bayern, Juventus, dhe dy Manchesterët.
-
Drithëroi Barcelonën, Presidenti Meta dekoron brezin e artë të Flamurtarit
26 Nëntor 2018, 19:54Presidenti Meta ka vlerësuar sot me çmimin “Kalorës I urdhrit të flamurit” klubin e futbollit Flamurtari. Ky vlerësim është bërë me motivacionin e rezultateve historike që vlonjatët kanë arritur në kupat e Europës gjatë sezonin 1986-1987.
-
Shkarkohen 3 nga 4 trajnerët e ekipeve Kombëtare, revolucionit i shpëton vetëm Bushi
26 Nëntor 2018, 18:52Ashtu siç ishte lajmëruar FSHF ka bërë revolucion me trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Nga 4 trajnerë, pa u shkarkuar ka shpëtuar vetëm Alban Bushi, i cili duke parë kriterin e përdorur duhet të kishte pasur të njëjtin fat si kolegët e tij.
-
Arton Zekaj për ‘Kurir’: Nëse nuk më do Serbia do të luaj për Kosovën
26 Nëntor 2018, 15:15Arton Zekaj është kapiteni i ekipeve të moshave serbe që tani luan me Lile në Francë, por së fundmi 18-vjeçari me origjinë shqiptare nuk ka marrë ftesë. Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, ai tregon se nëse nuk do të grumbollohet nga Serbia do të zgjedh të përfaqësojë Kosovën, e cila së fundmi ka shfaqur interes për të.
-
Alban Hoxha nesër para Gjykatës, portieri i Partizanit rrezikon deri në 6 muaj burg
26 Nëntor 2018, 14:44Portieri i Partizanit Alban Hoxha do të dalë të martën në orën 10 para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. 31-vjeçar u arrestua në orët e para të ditës së dielë për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe rrezikon të dënohet deri në 6 muaj burg.
-
Milani barazoi me Lazion, replika Salvini-Gattuso për një zëvendësim: Borini vraponte si gjyshja ime
26 Nëntor 2018, 09:55Barazimi i çmendur i Lazios në minutën e 94 me Milanin ka përplasur në replika ministrin e Brendshëm italian, Matteo Salvini, tifoz i me "Djallin" me trajnerin Gennaro Gattuso.
-
Strakosha titullar, Lazio barazim të çmendur ndaj Milanit në minutën e 94 (VIDEO)
25 Nëntor 2018, 22:50Sfida nisi me një ritëm të lartë me aksione nga të dy krahët. Mundësinë e parë për të shënuar e kishin Kuqezinjtë me Hakan Calhanoglu i cili pasi i vjen topi brenda zonës lëshon një goditje të bukur drejt portës, por refleksi i Strakoshës ishte spektakolar teksa portieri shqiptar arrin të devijojë topin drejt shtyllës së djathtë.
-
'Superklasikja' e Amerikës Latine mund të luhet në Abu Dhabi, vendimi të martën
25 Nëntor 2018, 22:45Mediat raportojnë se Federata Latine do vendosë të martën për datën se kur do luhet akti i dytë i finales së shumë pritur të "Superklasikes", River Plate - Boca Juniors.