Sport
-
Sonte në orën 21:00 në Paris revista “France Football” do të zbulojë fituesin e “Topit të Artë”. Favoriti kryesor është kroati Luka Modriç, i cili në rast se do të fitonte do t’i jepte fund dominimit dhjetëvjeçar Messi-Ronaldo.
3 Dhjetor 2018, 14:32
-
UEFA merr vendimin e rëndësishëm, “VAR” në “Champions League” që këtë sezon
3 Dhjetor 2018, 14:21UEFA ka vendosur që “VAR” të përdoret në “Champions League” që këtë sezon. Gjithashtu Komiteti Ekzekutiv i saj ka vendosur të përdorë këtë teknologji edhe në disa kompeticione të tjera të saj.
-
Roma dhe Interi ndahen në paqe, Barcelona fiton dhe kryeson kampionatin
3 Dhjetor 2018, 08:20Me këtë rezultat zikaltërit ngjiten në vendin e dytë, por me 11 pikë nga Juventusi që kryeson, ndërsa Roma 20 pikë larg nga vendi i parë. Në Spanjë Barcelona fitoi me lehtësi me Villarreal 2-0 duke kryesuar kampionatin, pasi Sevilla u ndal nga Deportivo Alaves 1-1.
-
Euro 2020/ Del kalendari, ndeshja e parë e kuqezinjve me Turqinë në 22 mars
2 Dhjetor 2018, 21:26Sipas kalendarit zyrtar, ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë në Tiranë me Turqinë, ndërsa e fundit do të jetë me Francën në shtëpi.
-
Milan fiton me përmbysje, Arsenal leksion Tottenham-it në derbin e Londrës
2 Dhjetor 2018, 18:25Milani ka marrë pikët e plota sot në “Seria A” pasi në “San Siro” ka mposhtur me përmbysje Parmën. Ndërkohë në “Premier League” Arsenal I ka dhënë leksion futbolli Tottenhamit, ndërsa Chelsea ka mposhtur pastër Fulhamin.
-
Juve dhe Real Madrid nuk falin, Manchester United ka harruar të fitojë
2 Dhjetor 2018, 11:18Juventus dhe Real Madrid kanë marrë fitore të pastra këtë javë në kampionatet e tyre ndaj kundërshtarët respektiv. Ndërkohë Manchester United në “Premier League” vijon të bëjë paraqitje larg asaj që pritet pasi ka barazuar me Sauthampton.
-
Hidhet shorti për EURO 2020, Shqipëria përballë kampionëve të botës dhe Turqisë
2 Dhjetor 2018, 09:15Shorti i hedhur sot në Dublin ka vendosur kuqezinjtë përballë Francës, kampione bote, Islandës, Turqisë, Moldavisë dhe Andorrës. Ndeshjet e para do luhen nga data 21 deri në 23 mars të vitit të ardhshëm. Kampionati Europian i futbollit 2020 nuk do të organizohet nga një shtet, por nga 13 të tillë. Kosovën e ka vendosur shorti përballë Anglisë, Çekisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi.
-
Real Madrid rikthehet tek fitorja, mund 2-0 Valencian
1 Dhjetor 2018, 22:40Me këtë 3-pikësh, Reali ngjitet në vendin e pestë të renditjes së kampionatit, në kuotën e 23 pikëve, 3 më pak se Sevilla që kryeson.
-
Finalja e dytë e Kupës Libertadore në “Bernabeu”, River Plate kundërshton vendimin e CONEMBOL
1 Dhjetor 2018, 19:42Vendimi i CONEMBOL për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të Kupës Libertadore në stadiumin “Santioago Bernabeu” është kundërshtuar nga River Plate. Ky klub mendon se në këtë mënyrë nuk do të ketë barazi mes palëve.
-
“I kërkova falje pasi mbarova punë”, Cristiano Ronaldo pranon përdhunimin e 35-vjeçares: Më kapi nga….
1 Dhjetor 2018, 19:41Ylli i futbollit ka pranuar se Kathryn Mayorga e ka refuzuar disa herë përpara se të kryenin marrëdhënie seksuale. Cristiano Ronaldo tha se ishte një femër e vështirë por që pasi kishte ‘mbaruar punë’, i kishte kërkuar falje.
-
Teuta i shkakton disfatë Skënderbeut në Korçë, Kukësi mposht me vështirësi Luftëtarin
1 Dhjetor 2018, 19:36Java e 15 e Superligës ka ofruar surpriza. Skënderbeu i vendit të dytë është mposhtur nga Teuta e cila i ka shkaktuar humbjen e parë në Superligë. Ndryshe nga korçarët, Kukësi ka fituar minimalisht 0-1 kundër Luftëtarit.
-
Dortmund nuk fal, Bayern rikthehet te fitoret. Tre pikë edhe për Manchester City-n
1 Dhjetor 2018, 18:30Dortmund nuk ka gabuar as këtë javë në “Bundesligë” duke marrë 3 pikët ndaj Freiburgut që e mbajnë të pashqetësuar në vendin e parë. Te fitoret është rikthyer edhe Bayern Mynchen, ndërsa në “Premier League” Manchester City vijon të mos njohë kundërshtarët
-
Aksident i rëndë në Kampionatin Koreano-Jugor, mesfushori thyen qafën
1 Dhjetor 2018, 15:35I cilësuar si një talent i vërtetë në lojën e tij, mesfushori i Kombatares së Koresë së jugut Lee Seung Moo gjatë një ndeshje futbolli të kategorisë së dytë mes Sport Club Guanxhu dhe Di Xhion, në dy uftim ka pësuar një aksident të rëndë dukë rënë në tokë fuqishëm dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë qafën e tij.
-
Tifoz ‘profet’ që po çmend botën e futbollit, ja çfarë parashikoi për 'Superclasico-n'
1 Dhjetor 2018, 14:16“Orakulli” I botës së futbollit është zbuluar në Argjentinë. Ai është një tifoz I River Plate I cili ka bërë një parashikim në dukje të pamundur për “Superclasico-n” me Boca Juniors.
-
Nesër shorti për Euro 2020, Shqipëria mëson rivalët, pritet grup ferri
1 Dhjetor 2018, 09:52Nesër në orën 12:00 në Dublin të Irlandës hidhet shorti për fazën kualifikuese të Euro 2020. Shqipëria ndodhet në vazon e katërt ndërsa Kosova në vazon e pestë ku nuk përjashtohet mundësia e një derbi. Kualifikueset janë mundësia e vetme e Kombëtares për në Europian por pritet një short ferri. Gjermania është në vazon e dytë.
-
Flet heroi i Partizanit: Ja si i shënova dy gola Tiranës, dua të jem bomber
30 Nëntor 2018, 22:13Heroi i derbit të kryeqytetit për Partizanin Rubin Hebaj pas ndeshjes u shpreh i lumtur për dopietën që i dha fitoren të kuqve në një ndeshje kaq të luftuar përballë Tiranës.
-
Erjon Braçe në delir pas fitores në derbi: Partizani i pamposhtur (Një mesazh për tifozët e Tiranës)
30 Nëntor 2018, 21:56I njohur si tifoz i zjarrtë i Partizanit, deputeti Erjon Braçe ka qenë në delir triumfit të demave të kuq përballë bardhebluve në derbi. Ai shprehet se Partizani fitoi kundër të gjithëve, ndërsa Tiranën kanë 5 vite që e mundin në verë dhe dimër.
-
Fitorja në derbi, flet Gega: Ja përse e futa Hoxhën në fushë, keqardhje për trajnerin e Tiranës
30 Nëntor 2018, 20:53Më pas Gega shpjegoi se përse vendosi që të fuste në fushë Alban Hoxhën, pasi fillimisht deklaroi se nuk do të jetë në derbi pasi u arrestua të dielën se ishte i dehur në timon dhe u lirua të martën në detyrim paraqitje
-
“Grekët janë racistë ndaj të varfërve dhe të dobtëve”, Pirro Dhima rrëfehet 5 muaj pas vdekjes së gruas: Ishte shpëtim për të
30 Nëntor 2018, 19:18Kampioni i peshëngritjes ka treguar jetën e tij të re në Amerikë. Pirro Dhima, rrëfeu çështjet më të rëndësishme të jetës së tij, që nga racizimi në Greqi dhe periudhën kur gruaja e tij humbi jetën nga kanceri.
-
Partizani fiton derbin me përmbysje, komandon Tiranën dhe Superioren
30 Nëntor 2018, 16:54Heroi i Partizanit ishte Rubin Hebaj, i cili fillimisht barazoi në minutën e 67 më pas shënoi golin e dytë 5 minuta nga fundi duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Padyshim një meritë të veçantë për fitoren ka edhe Alban Hoxha, të cilit trajneri Skënder Gega i hoqi shiritin, por e futi në fushë pavarësisht se vetëm ditën e martë doli nga qelia, pasi u arrestua të dielën për drejtim të makinës në gjendje të dehur.