Sport
-
Ashtu siç pritej, për këtë 90 minutësh trajneri Christian Panucci që është pranë shkarkimit, ka bërë mjaft ndryshime në formacion.
20 Nëntor 2018, 19:37 -
Miqësorja e kuqezinjve, kombëtarja braktiset nga tifozët, 'fati' i Panuccit në dorë të Uellsit të Gigs
20 Nëntor 2018, 17:08Kombëtarja luan sonte në orën 20:00 në 'Elbasan Arena' ndeshjen miqësore kundër Uellsit. Kuqezinnjtë vijnë nëtë këtë sfidë pas disfatës së thellë kundër Skocisë tre ditë më parë. Në "Elbasan Arena" pritet një atmosferë e ftohtë, pasi deri në këto momente vërehet interes i vogël nga ana e tifozerisë.
-
Kosova një hap larg historisë, sonte sfida deçizive në 'Fadil Vokrri' kundër Azerbajxhanit
20 Nëntor 2018, 12:45Kosova është 90 minuta larg një arritje historikë 2 vite pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Të besuarit e Shaland do të përballen sonte me Azerbajxhanin në një ndeshje ku mjafton barazimi për t’u kualifikuar në “final-four” të Ligës së Kombeve.
-
Liga e Kombeve, Holanda shtang Gjermaninë dhe kalon në 'Final Four'
20 Nëntor 2018, 10:26Holanda shtang Gjermaninë. Tulipanët barazojnë 2-2 ndaj Gjermanisë me dy gola në 5 minutat e fundit dhe e mbyllin në vendin e parë grupin A1 të Ligës së Kombeve. Holanda, Zvicra, Portugalia dhe Anglia janë katër ekipet që do të diskutojnë mes tyre trofeun në muajin qershor.
-
Kombëtarja/ Sot miqësorja me Uellsin, Shqipëria mbetet në Ligën C
20 Nëntor 2018, 09:58Pas humbjes poshtëruese me Skocinë Kombëtarja zbret sot në fushë ndaj Uellsit në miqësoren që luhet në orën 20:00 në Elbasan. Skuadra ka disa mungesa ndërsa do të kërkohet një fitore edhe për trajnerin Panucci. Tek Uellsi yjet Bale dhe Ramsey priten titullarë. Norvegjia na bën një nder dhe Shqipëria do luajë në Ligën C edhe edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
-
Mediat italiane kritikojnë Panucci-t: Gati ta shkarkojnë, Shqipëria e De Biazit një kujtim i largët
19 Nëntor 2018, 19:46Pas kritikave të shumta që po merr në vendin tonë, për ish-mbrojtësin e Romës dhe Milanit po flitet edhe në Itali. Është ITASportPress.it” që shkruan se Panucci është në prag shkarkimi
-
Humbjet e Shqipërisë, Panucci: Vazhdoj punën i qetë. Mavraj: Nuk kam kryer detyrat si kapiten, kërkoj falje
19 Nëntor 2018, 14:00Një ditë para ndeshjes miqësore së Kombëtares Shqiptare ndaj Uellsit, kapiteni Mërgim Mavraj dhe trajneri Christian Panucci kanë dalë në një konferencë për shtyp.
-
Ish-trajneri i Shqipërisë Briegel: Guardiola është fajtori për krizën e Gjermanisë
19 Nëntor 2018, 11:17Hans Peter Briegel trajneri i Shqipërisë në vitet 2002-2006 është i bindur se fajin për krizën që po kalon Gjermania e ka Pep Guardiola. Sipas tij, stili i përdorur nga Guardiola tek Bayern Munchen ka ndikuar edhe tek Kombëtarja Gjermane duke bërë që ajo të dështojë.
-
Liga e Kombeve/ Hollandës i mjafton një barazim ndaj Gjermanisë, Spanja fiton miqësoren
19 Nëntor 2018, 11:06Sonte është dita e parafundit e Ligën së Kombeve dhe në Gelsenkirschen luhet superpërballja Gjermani-Hollandë.Gjermania ka zbritur në Ligën B, ndërsa tulipanëve do t'u mjaftonte një barazim për të arritur vendin e parë. Spanja ka fituar në miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës me rez 1-0.
-
Liga e Kombeve, Zvicra dhuron spektakël, përmbys disavantazhin dhe mund Belgjikën 5:2 (VIDEO)
18 Nëntor 2018, 22:55Spektakël i vërtetë në Ligën A të Ligës së Kombeve. Zvicra përmbys disavantazhin prej dy golash nga Belgjike, duke fituar sfidën 5:2. Megjithatë, të dyja ekipet kualifikohen në play-off.
-
La Kombëtaren në baltë, kapiteni Mavraj kërkon falje: Ishte moment dobësie
18 Nëntor 2018, 17:47Kapiteni i Kombëtares Mërgim Mavraj ka kërkuar falje për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen me Skocinë, që ndikoi jashtëzakonisht shumë në humbjen poshëtruese 0-4.
-
Ndeshje dramatike në “Wembley”, Anglia ‘përmbys’ Kroacinë dhe shkon në “final-four”
18 Nëntor 2018, 17:18Anglia ka bërë me zemër tifozët, por falë fitores me përmbysje kundër Kroacisë ka arritur të renditet e para në Grupin 4 të Ligës së Kombeve. Një trepikësh që dërgon “tre luanët” në “final-four”, ndërsa për kroatët dhe spanjollët mbetet vetëm dëshpërimi.
-
Situatë e rënduar në Kombëtare, Grezda: Duhet të bëhemi grup
18 Nëntor 2018, 16:50Paraqitja dhe humbja katastrofale e Kombëtares kundër Skocisë ka lënë pasoja te lojtarët dhe kjo duket në konferencën për shtyp që Grezda dhe Ismajlaj kanë dhënë sot. Dy futbollistët kanë treguar atë se çfarë nuk shkon këto moment me skuadrën.
-
'E patë ça i bëmë, s'ja lamë golin e pestë'/ Pas humbjes së Kombëtares, plas ironia në rrjet me Panuccin
18 Nëntor 2018, 13:18Humbja e Kombëtares Shqiptare të Futbollit ndaj Skocisë me rezultatin e thellë 4-0 dhe humbjet e mëparshme kanë bërë që në rrjet të plasë ironia për trajnerin e Christian Panucci
-
Dështon Italia, Zvicra dhe Belgjika luajnë ndeshjen për jetë a vdekje
18 Nëntor 2018, 12:16Ndeshja mes Italisë dhe Portugalisë është mbyllur me shifrat 0-0 duke bërë që “axurrët” të renditen të dytët në grupin e tyre, ndërsa ‘luzitanët’ kanë siguruar kualifikimin në “final-four” pasi pozicionohen të parët. Ndërkohë sot në Grupin 2 mes Zvicrës dhe Belgjikës do të luhet një 90 minutësh për jetë a vdekje.
-
Panucci me orët e numëruara, ja çfarë e mban ende te Shqipëria
18 Nëntor 2018, 12:09Kombëtarja Shqiptare është poshtëruar në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve pasi është mposhtur 0-4 nga Skocia. Një humbje që pothuajse e bën fakt largimin e trajnerit Panucci, që sipas të gjitha gjasave po kalon momentet e fundit si numri 1 i stolit të kuqezinjve.
-
Kosova poshtëron Maltën, 1 barazim larg “final-four” në Ligën e Kombeve
17 Nëntor 2018, 20:34Kosova ka poshtëruar Maltën në ndeshjen e pestë të grupit në Ligën e Kombeve pasi e ka mposhtur me shifrat 5-0. Një fitore shumë e rëndësishme e të besuarve të Shaland, të cilëve në ndeshjen e fundit kundër Azerbajzhanit do t’u mjaftonte një barazim për të siguruar kualifikimin në “final-four”.
-
Skocezët i japin fund ëndrrës kuqezi për Ligën e Kombeve, mundin Shqipërinë 0-4 në “Loro Boriçi”
17 Nëntor 2018, 19:59Skocia ''shpartallon'' Shqipërinë me 10 lojtarë në Shkodër pas ndëshkimit të Mërgim Mavrajt. Skocezët fitojnë 0-4. Humbja turpëruese i jep fund rrugëtimit të Shqipërisë për në Ligën e Kombeve.
-
Tifozët skocezë 'ndezin' Shkodrën; kërcejnë gjysëm të zhveshur këngën shqiptare 'Xhamadani Vija Vija'
17 Nëntor 2018, 17:50Festa dhe atmosfera pozitive që kanë sjellë tifozët skocezë në vendin tonë është zhvendosur sot nga Tirana në Shkodër. Nën shoqërinë e muzikës dhe disa birrave, ata kanë kërcyer gjysëm të zhveshur duke sfiduar të ftohtin dhe duke krijuar një atmosferë ndryshe nga të gjithë ndeshjet e mëparshme të Kombëtares.
-
Tifozët skocezë, ‘spektakël’ fustanellash në sheshin “Nënë Tereza”, pamje pak orë para ndeshjes me kuqezinjtë (Video+Foto)
17 Nëntor 2018, 15:45Tifozët skocezë kanë dhuruar një spektakël ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kryqytet. Ata ishin të veshur të gjithë me fustanella, e cila është një uniformë tradicionale që skocezët veshin gjatë ceremonive zyrtare dhe ngjarjeve të tjera të veçanta.