Sport

  • SHKODER - Trajneri i ekipit të Vllazinës Ernest Gjoka ka rënë pre e një sulmi thikë ditën e sotme, pasi ka debatuar fillimisht me autorët e krimit. Trajneri Gjoka ka marrë disa lëndime në kokë, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.  VIDEO
  • Huliganët rusë, pakt me
    argjentinasit kundër anglezëve

    Një grup prej 10 tifozësh ultras rusë, ku 7 i përkisnin tifogrupit të Zenitit të Shën Pjetërburgut dhe 3 Dinamos së Moskës,  më 31 janar kanë qenë në Buenos Aires, për të takuar grupe të ndryshme të “barras bravas” dhe krijuar një aleancë për Botërorin e ardhshëm rus. Qëllimi është të vendosin nën shënjestrën e sulmeve huliganët anglezë gjatë “Russia 2018”.

  • Shqipëria dhe Kosova mbyllin
    Olimpiadën, Tola i 36-ti

    Mbyllen garat për sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut. Erjon Tola u rendit në vendin e 36-të në garën e slalomit special. Skiatori shqiptar në dy provat e tij regjistroi kohë të mira dhe, duke përfituar nga fakti që shumë garues nuk i kryen me sukses të dyja provat, u klasifikua në një pozicion të mirë, mes 108 pjesëmarrësve në garë, i 36-i.

  • Vllaznia U-19 fiton Kupën e
    Shqipërisë ndaj Shkëndijes

    Vllaznia U-19 fitoi Kupën e Shqipërisë në futboll, në finale e zhvilluar në Elbasan, duke fituar 4-0 kundër Shkëndijës së Tiranës. Një triumf i regjistruar që në pjesën e parë, me 3 gola te shënuar nga Gruda ne minutën e 25-të, Qardaku në minutën e 30-të dhe Fakja në shtesë. Në pjesën e dytë Lilaj në të 72-tën vulosi suksesin.

  • Real Madrid ngjitet i 3 në
    La Liga, mund 3-1 Leganes

    Trajneri Zidane kishte bërë shumë ndryshime në formacion por sërish Real fitoi duke marrë hak ndaj Leganes që e eliminoi nga Kupa e Mbretit. 

  • Champions, Roma "dorëzohet" në 
    Ukrainë, United i pafuqishëm/VIDEO

    Roma është dorëzuar përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk në takimin e parë të 1/8-ave të finaleve të Champions League, edhe pse u duk se transferta do të fliste me nota pozitive për verdhekuqtë.

  • I pikëlluar në varrimin e babait/
    Gascoigne “i fortë dhe esëll”

    Futbollisti me famë botërore Paul Gascoigne i dha përshëndetjen e fundit babait të tij sot gjatë funeralit në vendin e lindjes së legjendës së kombëtares angleze që ka luajtur edhe me Lazion në Itali. FOTO

  • Protesta, Skënderbeu: Faleminderit
    qytetarëve dhe tifozëve korçarë

    Klubi i Skënderbeut ka falënderuar mijëra qytetarët dhe tifozët korçarë që dolën ditën e sotme në shenjë proteste para Katedrales së qytetit, ndaj kërkesës që Inspektorët e UEFA-s kanë bërë për të dënuar me 10 vite përjashtim Skënderbeun nga kompeticionet europiane.

  • Trukimet, BE dhe UEFA
    nënshkruajnë marrëveshjen

    UEFA ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Europian, duke kërkuar zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet sporti i futbollit në këtë periudhë. Ndonëse marrëveshja kishte si temë kryesore zhvillimin sa më normal të “EURO 2020”, i cili do të shtrihet në të gjithë kontinentin, një aktivitet unik në llojin e tij, palët kanë nënshkruar një document, i cili në përmbajtjen e tij përfshinte edhe hapa në luftën ndaj fenomeneve, si trukimi dhe pastrimi i parave nëpërmjet futbollit.

  • Kryebashkiaku i Korçës letër kreut
    të UEFA-s: Mos na vrisni Skënderbeun tonë

    Me anë të një letre të hapur, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i është drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, ku kërkon të vlerësojë me qetësi këtë kërkesë për dënimin 10 vjeçar të ekipit korçar, pasi një dënim i mundshëm do vriste shpresën e të gjithë kombit për futbollin. Më poshtë, letra e plotë.

  • Fadil Vokrri, ankesë në FIFA
    ndaj FSHF-së për talentët

    Talentet shqiptarë të futbollit nëpër botë janë kthyer në mollë sherri mes dy federatave përkatëse, Kosovës dhe Shqipërisë. Një politikë e ndarë, ku Kosova ndihet “e vjedhur”. Pavarësisht se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i rizgjedhur në mandatin e pestë, vijon të pohojë se raportet mes tij dhe homologut Fadil Vokrri janë të mira, e vërteta është ndryshe. Kreu i FFK-së, ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk do të tolerohet më një situatë e tillë.  VIDEO

  • Ofendoi tifozët, gjobë dhe dy 
    ndeshje pezullim për Elis Bakajn

    Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e marra në mbledhjen e ditës së sotme, pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar të Superiores. Incidente ka pasur edhe në ndeshjen e Partizani-Kukësi e luajtur në "Selman Stermasi" të hënën.

  • KOKSH shpall 10 sportistët e vitit 
    ​Qerimaj: Çfarë kriteresh duhen?

    Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpalli dje 10 sportistët më të mirë të vitit 2017. Në përzgjedhjen e tyre, KOKSH-i kishte parasysh pjesëmarrjen në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare, si dhe rezultatet e arritura në disiplina të ndryshme nga çdo sportist.

  • Miratohen çmimet e biletave
    për miqësoren Shqipëri-Norvegji

    Komiteti Ekzekutiv i FSHF gjatë mbledhjes së sotme, ndër të tjera ka miratuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen miqësore të 26 marsit me Norvegjinë që do të luhet në “Elbasan Arena”, takim i planifikuar kohë më parë, ku ekipi përfaqësues nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci do të ketë një tjetër test.

  • Trukimet, Korça protestë kundër
    UEFA-s: Mos na vrisni ëndrrën

    -Qytetarët janë ngritur në protestë kundër pretencës së komisionit të UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut me 10 vite me akuzën se ka trukuar mbi 50 ndeshje në Shqipëri dhe në Europë. VIDEO  FOTO

  • Komiteti Ekzekutiv zgjedh dy
    zv/ presidentët e FSHF-së

    Pas Asamblesë Zgjedhore të datës 7 shkurt, ku u zgjodhën edhe organet e reja drejtuese të futbollit shqiptar, sot nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka është zhvilluar mbledhja e parë zyrtare e Komitetit Ekzekutiv.

  • Trukimet, Korça peticion UEFA-s:
    Mos na dënoni, jemi të ndershëm

    Qytetarët e Korçës kanë nisur firmosjen e një peticioni drejtuar UEFA-s ku i kërkojnë që të mos e dënojë ekipin e Skënderbeut për trukime. Ata shprehen se nuk mund të dënohet një qytet i tërë, pasi futbolli për Korçën është me shumë se një lojë, është besim.

  • Sonte Sevilla-Man.United për
    Champions,luan edhe Roma

    Mbrëmjen e sotme mbyllen ndeshjet e vajtjes së fazës së 1/8 me dy përballjet Sevilla-Manchester United dhe Shakhtar Donetsk-Roma që nisin në 20:45. Duel i zjarrtë pritet ai në Andaluzi ku Sevilla e Montellës është gati për të pritur “djajtë e kuq” të cilëve u rikthehet edhe Pogba. 

  • Prokuroria mbyll dosjen e 
    ​trukimeve të Skënderbeut

    Një hetim i nisur dy vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për dyshimet e trukimit të rreth 40 ndeshjeve sportive të kampionatit Shqiptar, ku në të gjitha përfshihej klubi i Skënderbeut, ka përfunduar në dyert e prokurorive të rretheve. 
     

  • Champions, Bayern shkatërron
    Besiktas, Chelsea-Barça pa fitues

    Janë luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjet e tjera të Champions League për fazën e 1/8. Bayern Munchen ka shkatërruar me rezultatin 5:0 turqit e Besiktas në "Allianz Arena" në një sfide të dominuar nga gjermanët, por edhe të ndihmuar nga kartoni i kuq i marrë nga lojtari mik Vida.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv