Sport
-
Milani mundi 1-0 Sampdoria dhe vijon me formën e mirë në Serinë A. Kuqezinjtë tashmë mund të pretendojnë një vend edhe në zonën Champions. Ndërsa në Spanjë fitojnë skuadrat madrilene Reali dhe Atletico.
19 Shkurt 2018, 09:05 -
Panik në Turqi, lojtari humbet
18 Shkurt 2018, 22:53
ndjenjat në fushë/ VIDEO
Momente paniku në ndeshjen mes Kasimpasa dhe Galatasaray, e cila përfundoi 2-1. Lojtari i Galatasaray Gomis në fillim të ndeshjes në minutën e 8 ka humbur vetëdijen për pak sekonda, ndërkohë që nuk pati asnjë kontakt.
-
Flamurtari mposht Lushnjën
18 Shkurt 2018, 21:59
dhe konsolidon vendin e dytë
Atë që nuk e kanë bërë sulmuesit e Flamurtarit, e ka bërë mbrojtësi shtatlartë Ditmar Bicaj, që ka shënuar golin e parë për Flamurtarin në minutën e 65-të, në suksesin 2-0 në Vlorë ndaj Lushnjës.
-
Kamza akuzon gjyqtarin: Ku e kishte
18 Shkurt 2018, 18:18
pultin e komandimit, në Korçë?
Kamza ka humbur në shtëpi sot ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-2, por sërish ka pasur rezerva me gjykimin. Si për ironi të fati, lidhet sërish me ekipin korçar.
-
Ambasada Amerikane uron atletët
18 Shkurt 2018, 17:11
shqiptarë për fitoren e djeshme
“Urime atletëve shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë ballkani gjatë Lojrave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën dje në Stamboll të Turqisë.
-
Serie A, Napolit i mjafton një
18 Shkurt 2018, 17:02
gol për të rimarrë kreun
Ashtu si Juventus që mbylli derbin me një gol, të njëjtën gjë ka bërë edhe Napoli në sfidën përball SPAL, të luajtur në “San Paolo”. Të kaltrit janë mjaftuar me një gol të hershëm dhe i kanë kreun menjëherë kampionëve në fuqi të Italisë, duke qenë 1 pikë para.
-
Bylis barazon në fund, por
18 Shkurt 2018, 16:15
Tirana mban distancën në krye
Supersfida e javës së 16-të të Grupit B të Kategorisë së Parë mes Bylis dhe Tiranës ka përfunduar me barazim 1-1 në “Adush Muça” të Ballshit. Pjesa e parë ishte tepër emocionuese me aksione të bukura nga të dyja krahët.
-
Skënderbeu përmbys Kamzën,
18 Shkurt 2018, 16:04
në Laç barazim me nga 10 vetë
Ka shpresuar sërish Kamza për të marrë një rezultat pozitiv, ashtu siç ka bërë në dy fazat e para, por kësaj radhe Skënderbeu ka përmbysur shifrat në transfertë, duke mos u ndikuar aspak nga kërkesa e UEFA-s për ta dënuar me 10 vjet mospjesëmarrje në Europë.
-
Rivalët, tifozët e huaj dhe
18 Shkurt 2018, 15:33
vendas “groposën” Skënderbeun
Kundërshtarët, tifozët e huaj dhe ata shqiptarë, kanë dalë hapur kundër Skënderbeut, çka ka bërë që UEFA të ketë prova të shumta për të nisur hetimin dhe për të kërkuar dënimin e korçarëve. Gjithçka është pasqyruar në raportin e UEFA-s, që Report Tv e posedon të plotë. VIDEO
-
Juventus cinik në derbi, fiton
18 Shkurt 2018, 14:37
1:0 dhe merr kreun provizorisht
As Torino, që luante si pritës, nuk ka arritur të ndalë Juventus-in në kampionat. Kampionët në fuqi të Italisë janë treguar cinikë në derbi, duke fituar me një gol, por që vlen shumë në renditje, pasi bardhezinjtë kanë marrë kreun provizorisht, në pritje të ndeshjes së Napolit, që ndeshet me SPAL.
-
Seria A, Interi është për
18 Shkurt 2018, 08:45
turp, e mund Genoa 2-0
Interi është për turp. Zikaltërit u mundën në transfertë nga Genoa 2-0 dhe mund të përfundojnë jashtë zonës Champions. Ndërsa në Spanjë Valencia mposhti 2-1 Malagan dhe ngjitet në vend të tretë.
-
Pezullimi i dy lojtarëve të Partizanit
17 Shkurt 2018, 21:52
FSHF i përgjigjet Olsi Ramës
FSHF ka reaguar pas akuzave të Drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama për pezullimin e dy lojtarëve nga Komisioni i Disiplinës. FSHF thotë se Disiplina është një komision i pavarur, ndërsa vendimet mund të apelohen.
-
Barça rikthehet te fitorja, Roma
17 Shkurt 2018, 18:15
mund Udinesen, ‘arratiset’ Bayern
Pas dy barazimeve Barcelona rikthehet tek fitorja në La Liga. Katalanasit kanë mposhtur 2-0 në transfertë Eibar me nga një gol për çdo pjesë. Fillimisht shënoi Luis Suarez për skuadrën blaugrana ndërsa në fund llogaritë i mbylli Jordi Alba.
-
Atletët Luiza Gega dhe Smajlaj
17 Shkurt 2018, 17:37
shpallen kampionë Ballkani
Ditë historike për Shqipërinë. Dy atletë janë shpallur kampionë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.
-
Kërcënimi i UEFA-s, Takaj: Nuk kemi
17 Shkurt 2018, 17:27
lidhje, po ‘bombardohemi’ me sajesa
Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj deklaron se nuk ka asnjë lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj inspektorëve të UEFA-s që kërkuan dënimin e ekipit korçar. Takaj shprehet se inkurajon organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes, ndërsa sulmon ‘Federbet’.
-
Braçe sulmon sërish Dukën: Vijon
17 Shkurt 2018, 17:05
që të manipulojë kampionatet
Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratës së drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama kundër FSHF duke e akuzuar për vendime me dy standarde.
-
Kategoria e Parë/ Kastrioti
17 Shkurt 2018, 16:47
surprizon në Lezhë, bie Dinamo
Kategoria e Parë zhvilloi ndeshjet e javës së 16-të, me përjashtim të supersfidës së Grupit B, mes dy kryesuesve, Tiranës dhe Bylisit, në fushën e mallakastriotëve. Kjo përplasje është fiksuar për t’u zhvilluar nesër, në orën 14:00, në “Adush Muça”.
-
Olsi Rama: FSHF po tenton
17 Shkurt 2018, 14:58
të manipulojë kampionatin/
'S’kam një kapele magjistari, që t’ia jap për të shpikur diçka në ndeshjen e radhës, duke marrë mirëkuptimin tuaj, do të kërkoj ta lëmë Dalipin t’i përvishet punës, bashkë me stafin teknik. Kjo nuk është një çështje sportive tekniko-taktike, por është diçka më shumë se sa vlerat që Partizani përpiqet të shprehi në fushën e lojës. Po mua më mirë, shko mendo bashkë me trajnerët e tjerë, për përgatitjen e ndeshjes me Kukësin' VIDEO
-
Shqipëria në krye të Europës për
17 Shkurt 2018, 13:13
bastet në Azi, Korça epiqendërSkënderbeu rrezikon rënien nga kategoria
Raporti i UEFA-s për kërkesën e dënimit të Skënderbeut ka zbuluar një fakt vërtet tronditës: Shqipëria është vendi që kryeson nga Europa në vendosjen e basteve për ndeshjet e futbollit në një prej kompanive të mëdha në Azi. Dhe si për ironi të fatit, qyteti ku klikohet më shumë është Korça, që përfaqësohet nga ekipi i Skënderbeut. VIDEO
-
Rreziku i dënimit shumë i madh,
17 Shkurt 2018, 07:34
Etika ka fuqi vendimmarrëse
Ndeshja e Champions League në 2015, Crusaders – Skënderbeu 3-2 dhe disa ndeshje shqiptare quhen të sigurta të trukuar nga UEFA. Në UEFA çështjet disiplinore administrohen nga njësia disiplinore dhe e integritetit, e cila kryesohet nga Emilio Garsia. Kujtojmë se ka qenë pikërisht Emilio Garsia që në vitin 2016 paralajmëroi se UEFA po shikonte mundësinë e një dënimi të ri edhe më të ashpër ndaj Skënderbeut.