Sport

  • Xhevahir Sukaj ka braktisur Partizanin në prag të sfidës së parë europiane të të kuqve. Sipas menaxherit të sulmuesit shkodran, që ka negociuar këtë transferim, Sukaj ka nënshkruar kontratë me këtë kohëzgjatje, 1 vit e gjysmë, me skuadrën malajziane të Perak, për rreth 500 mijë dollarë. 
  • Faza eliminatore, Partizani e
    nis me barazim Europa League

    Është mbyllur në barazim pa gola takimi i parë i turit të parë kualifikues së Europa Leage, mes Partizanit dhe ekipit sllovak Slovan Bratislava. Një ndeshje në të cilën të kuqtë, ndonëse me një formacion më të dobët se ai me të cilin u përballën në kampionat, teksa nuk kishte asnjë nga dy sulmuesit, Raçiç apo Sukaj, meritonin të paktën një gol. 

  • Messi mbrohet nga Maradona:
    Shpallet kampion bote në Rusi

    Pas deklaratës së Lionel Messi-t se largohet nga kombëtarja e Argjentinës, një lumë kritikash shkuan drejt tij. Por, jo të gjithë kanë sulmuar super-yllin argjentinas. Dikush i ka dalë në mbrojtje dhe ai dikush ka peshë mjaft të madhe. 

  • Euro 2016, Italia me mungesa
    në ndeshjen kundër Gjermanisë

    Te Italia nuk ka kohë për të festuar. Menjëherë pas fitores fantastike që përfaqësuesja e kaltër arriti ndaj Spanjës në raundin e 1/8-ave të Europianit, mëngjesin e të martës, Conte dhe te besuarit e tij kanë zbritur në fushë në Montepellier

  • Dashuria dhe sporti, dy pasionet
    më të mëdha të Antonio Contes

    Italia dërgoi në shtëpi kampionët e Europës dhe e gjithë kjo falë një loje të bukur në të cilën sigurisht ka një rol vendimtar trajneri Antonio Conte. Por menjëherë pas triumfit, maksimalisht i lumtur të kemi parë Conten e dashuruar.  Ai ka vrapuar drejt familjes duke i dhënë një puthje gruas së tij që ndodhej në stadium për të parë ndeshjen.

  • Vogëlushja i fshin lotët Lionel
    Messit pas largimit nga Argjentina

    Pas humbjes në tre finale radhazi Lionel Messi hoqi dorë nga kombëtarja argjentinase. Ky lajm ka trishtuar të gjithë fansat e yllit argjentinas, por si duket mërzinë më të madhe e kishte një vogëlushe që nuk ka mundur ta shohë Messin të përlotur. Vajza ka tentuar t’i fshijë lotët futbollistit nga ekrani i televizorit.

  • De Biasi kandidohet për Anglinë
    ai pranon: Isha shumë pranë Italisë

    Pas dorëheqjes së trajnerit Roy Hodgson nga pankina e Anglisë tashmë ka nisur edhe gara se kush do ta zëvendësojë atë. Në Angli flasin për ata që janë më favoritë por ka edhe një emër surprizë që përfshihet në këtë valle. Ai është trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi i cili vetëkandidohet për të marrë drejtimin e Anglisë. Për mediat italiane De Biasi ka deklaruar: ‘Nuk e di nëse ekziston një mundësi reale që unë të drejtoj Anglinë por unë uroj që të jetë kështu’,  ka pranuar trajneri Italian.

  • Partizani do të nisë sot aventurën
    europiane ndaj Slovan Bratislava

    Pas emocioneve të kombëtares në Euro 2016 tifozët shqiptarë tani do t’I kthejnë sytë nga klubet shqiptare që fillojnë aventurën europiane. Europa League ka filluar fazën eleminatore dhe skuadart tona zbresin në fushë. 

  • Eliminim shokues i Anglisë nga
    'Euro 2016', e mund Islanda 2:1

    Goli i shpejtë i anglezëve me anë të Eayne Rooney nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 4' të takimit, krijoi iluzionin e një fitorje të lehtë të "tre luanëve", por kështu nuk menduan islandezët. Vetëm një minutë më pas, Islanda barazon me anë të Ragnar Sigurdsson, pas një skeme në zonën e anglezëve.

  • Lionel Messi: U lodha duke humbur
    do të largohem nga kombëtarja 

    Pas 4 finaleve të humbura sos durimi. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes finale përballë Kilit, ku humbi edhe një nga dy penalltitë për Argjentinën, Lionel Messi në lot ka dhënë lajmin e hidhur se do të largohet nga kombëtarja.

  • Messi largohet nga Argjentina
    Kili fiton 'Copa America 2016'

    “Copa America Centenario 2016” shkon për Kilin, që u shpall fitues përballë ekipit të Argjentinës duke e mposhtur nga pika e bardhë e penalltive 2-4, pasi koha e rregullat përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

  • Italia mund kampionët e Spanjës
    në 1/4 duel i hekurt me Gjermaninë 

    Itali Spanjë finalja e parakohëshme e cilësuar e tillë për shkak të dy ekipeve luhet sonte në orën 18:00. Axurrët e Contes presin spanjollët të cilët po përdorin të gjitha forcat në "luftë" ndaj italianëve

  • Yjet e Belgjikës shkatërrojnë 
    Hungarinë 4-0, gjejnë Uellsin në 1/4

    Është dashur ndeshja e katërt në këtë Evropian që yjet e Belgjikës të tregojnë potencialin e tyre të vërtetë, duke shkatërruar 4-0 Hungarinë. Mertens, De Brun, Hazard, Lukaku, kanë dërguar skuadrën e tyre në çerek finale, duke dhunuar spektakël e gola, si dhe një numër të madh rastes të humbura para portës.

  • Gjermania kalon pa vështirësi në
    çerekfinale, pret Italinë ose Spanjën
    Antuan Griezmann çon Francën në 1/4

    Në orën 18 ka nisur sfida për eliminimin direkt ajo mes Gjermanisë dhe Sllovakisë. Vetëm 7 minuta lojë kanë mjaftuar që pancerat të kalojnë në avantazh me gol të Boateng.

  • Zogu Nelson gjen disa ndeshje,ja
    ç'thotë për Gjermaninë e Francën

    Zogu i famshëm Nelson i "punësuar" nga kanali më i madh britanik sportiv Euronews ja ka dalë të jetë një parashikues i mirë. Ai ka mundur të gjejë rezultatin e saktë të ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë duke nxjerrë fitues luzitanët ashtu sikurse ndodhi.

  • Xherdan Shaqiri falenderim
    special për mbështetësit

    Talenti kosovar ka postuar sot një status falënderues në profilin e tij në facebook. Shaqiri ka shprehur mirënjohjen për familjet, shokët  dhe fansat në Zvicër, Kosovë dhe kudo në botë. ‘’ Falënderoj familjet tona, shokët, tifozët e Zvicrës, të Kosovës dhe mbarë botës për këtë mbështetje të jashtëzakonshme gjatë Euro 2016”, ka shkruar Shaqiri.

  • "Euro 2016", Franca mund 2:1
    Irlandën dhe kalon në çerekfinale

    Franca ka kaluar në çerekfinalet e Europianit, pasi mundi me rezultatin 2:1 Irlandën. "Gjelat" e Didier Deschamps u gjendën në disantazhin e irlandezëve që në minutën e 2' të takimit, kur Robert Brady shënoi për ishullorët pas një penalltie të shkaktuar nga Paul Pogba ndaj Shane Long. 

  • Komentatori i papërmbajtur pas
    golit të Islandës, e pëson keq

    Goli historik gjatë ndeshjes Islandë-Austri bëri që komentatori Guðmundur Benediktsson të ishte i papërmbajtur në lumturinë e tij. Festa e çmendur e tij bëri bujë të nadhe, por vetëm pak ditë pasi komentatori epic u bë viral për të kanë mbërritur disa lajme të këqija. Benediktsson është pushuar nga puna e tij si komentator.

  • Ja del Portugalia e Ronaldos 
    mund Kroacinë pas 120 min lojë

    Plotësohet treshja e parë e cerekfinalistëve të Euro 2016. Mbrëmja e kësaj të shtune që përkoi edhe me nisjen e fazës së 1/8 përcaktoi Portugalinë, Poloninë dhe Uellsin si fituese.Portugalia mundi me shumë përpjekje dhe lodhje ballkanasit Kroatë të cilët nuk dhanë maksimunin gjatë kohës së rregullt ndërkohë që në momentin që ata luajtën më mirë e pësuan. Në minutën e 117 të ndeshjes vetëm 3 minuta para përfundimit të shtesës Portugalia me Quarezman vulos fitoren dhe kalimin në turin tjetër

  • 'Euro 2016' Kualifikohet edhe Uellsi 
    Irlandën e Veriut e penalizon autogoli

    Pas Polonise edhe Uellsi kualifikohet për në fazën çerekfinale të Euro 2016. Një autogol i irlandezit Mekaulej në minutën e 75 të ndeshjes ka çuar për në fazën tjetër uellsianët. Ndeshja mes Uellsit dhe Irlandës së Veriut ka qënë e ekuilibruar. Të dyja skuadrat kanë luajtur një fotboll të fortë, ku nuk kanë munguar dyluftimet fizike. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv