Top 24
-
1 Qershor 2019, 09:23
-
Letra e shtatë/ Rama-demokratëve: Basha ju braktisi se ka frikë nga zgjedhjet dhe drejtësia, PD ka degraduar!
1 Qershor 2019, 09:06"Nuk ka 6, pa 7", tha kryeministri Edi Rama pak ditë më parë dhe letra e shtatë nuk vonoi. Ndryshe nga herët e tjera, kjo letër nuk i është dërguar kreut të PD, Lulzim Basha, por qytetarëve demokrat. Në ditën kur PS çel fushatën elektorale, Rama ka zgjedhur t'u drejtohet demokratëve, sipas së cilit janë braktisur nga PD dhe lidershipi i saj. Sipas shefit të qeverisë, ky bojkot i zgjedhjeve i opozitës ka ardhur sepse kanë frikë nga zgjedhjet dhe se Basha i trembet një disfate elektorale të radhës.
-
Një 20-vjeçare me ëndrra të mëdha, si ndryshoi jeta e saj pas një letre
1 Qershor 2019, 08:46Pamundësia ekonomike e një familjeje në Tepelenë pengonte Kamilën që të ndiqte ëndrrat e saj. Por pasi zgjodhi të shkruajë në programin "Shqipëria që duam", asaj iu hap një derë e re. Tashmë Kamila ka nisur një kurs për parukeri në fund të së cilës mund të pajiset me një certefikatë e cila do t'i shërbejë për t'u punësuar brenda dhe jashtë vendit.
-
Agjencia e Pronave: Ja 92 personat që marrin 1 mln euro kompensim
1 Qershor 2019, 07:59Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në legjislacionin që përcakton masën e shpërblimit për secilin pronar.
-
Ja ku do përfundojnë pasuritë e krimit dhe korrupsionit
1 Qershor 2019, 07:41Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për administrimin e pasurive dhe parave të konfiskuara për shkak se burojnë nga krimi dhe korrupsioni. Qëllimi i kësaj nisme është miradministrimi dhe përdorimi sa më efiçent, efektiv dhe ekonomik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë dhe pasurive të sekuestruara me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.
-
Udhëzimi i ri/ Punësimi e shkarkimi i mësuesve, kriteret dhe skema e vlerësimit të dosjeve
1 Qershor 2019, 07:44Ministria e Arsimit ka nxjerrë të enjten në Fletoren Zyrtare një udhëzim të ri që rregullon procedurat e pranimit, të emërimit në një vend të lirë pune dhe të lëvizjes paralele të mësuesit në arsimin parauniversitar. Pas rregullave të përgjithshme që “Shqiptarja.com” botoi në numrin e djeshëm, sot zbardhen disa detaje të rëndësishme të këtij udhëzimi.
-
Tërmeti/ Vijojnë lëkundjet në qarkun e Korçës, mbi 100 shtëpi të dëmtuara, 90 banorë e kalojnë natën në çadra (VIDEO)
1 Qershor 2019, 07:15Katër të plagosur, mbi 100 shtëpi të rrënuara dhe banorë të tmerruar. Është ky bilanci i tërmetit që u regjistrua mëngjesin e kësaj shtune në juglindje të vendit, qarkun e Korçës, saktësisht në fshatin Floq, që e përfshin Kolonja. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkon që të shpallet gjendja e emergjencës pas rënies së tërmetit. Presidenti shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara.
-
Masakër në SHBA/ Sulm me armë në ndërtesën qeveritare, vriten 12 persona
1 Qershor 2019, 01:41Dymbëdhjetë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën të premten gjatë një sulmi në një ndërtesë në shtetin e Virxhinias. Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach, në nje zonë ku ndodhen një numër ndërtesash qeveritare.
-
PPP / Shembet në hyrje një nga tunelet e 'Rrugës së Arbrit', shkak lëkundjet gjeologjike (FOTO)
31 Maj 2019, 22:51Një nga tunelet e rrugës së Arbrit ne ndertim e siper është shembur në hyrje të saj. Për shkak të lëkundjeve gjeologjike në këtë zonë punimet jane pezulluar.
-
U arrestua sot në Vlorë, kush është koka e trafikut të drogës në Itali (FOTO+VIDEO)
31 Maj 2019, 21:11Flodian Serjani është një emër paprecedent në Shqipëri por sipas mediave italiane ai është koka i grupit kriminal të shkatërruar sot nga operacioni policor Shqipëri- Itali. Pjesë e grupit ishin dhe 3 shqiptarë të tjerë e një italian i cili u arrestua po sot
-
Rama shtron darkën e iftarit! Me fjalë nga Kurani mesazh Bashës: S'duhet devijuar nga shtegu i Zotit
31 Maj 2019, 21:25Në natën e Kadrit, kryeministri Edi Rama ka shtruar darkën e iftarit. Ajo që bie në sy është se përveç përfaqësuesve të besimtarëve muslimanë dhe të kabinetit qeveritar, janë edhe familjarët e tre dëshmorëve të kombit Klodjan Tanushi, Ibrahim Basha dhe Artan Cuku.
-
Ministri gjerman, Roth: Bisedimet me Shqipërinë të hapen në qershor, BE duhet të mbajë fjalën
31 Maj 2019, 20:24Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në muajin qershor, siç ka deklaruar më herët.
-
Deklaratat e Greqisë për Bejlerin, MEPJ: Keqardhje! Vendimi i KQZ s'është mosrespektim i pakicave
31 Maj 2019, 19:57Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila dje u shpreh se mospranimi i kandidaturës së Fredi Bejlerit për bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale sjell shkeljen e të drejtave të minoritetit grek. Ministria e Jashtme shprehet e keqardhur që vendimin e KQZ e kanë interpretuar si një devijim të mbrojtjes së të drejtave të pakicës greke.
-
Çfarë po ndodh me LSI-në? Mohon të hyjë në zgjedhje, por prezanton programin për bujqësinë
31 Maj 2019, 19:41Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpalosur programin e saj për Bujqësinë, megjithëse kanë deklaruar se nuk do të futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërkohë më 2 qershor opozita jashtëparlamentare ka thirrur protestën e radhës.
-
Durrës/ Adoleshenti qëllon me armë në ajër në oborrin e shkollës, nxënësit vazhdojnë 'festën' (VIDEO)
31 Maj 2019, 18:54Shqiptarja.com kontaktoi me policinë e Durrësit të cilët thanë se pas publikimit të videos kanë nisur verifikimet mbi atë se cfarë ka ndodhur në gjimnazin "Naim Frashëri", pasi për këtë ngjarje nuk ka pasur denoncim.
-
Protesta e opozitës/ Basha: Të dielën do rrëzojmë Ramën, do çlirojmë Tiranën
31 Maj 2019, 17:57Tre kanë qenë pikat kryesore të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përballë sipmatizantëve të PD-së në zonën e ish- Kinostudios. Dy ditë përpara protestës së shtatë të opozitës, Basha tha se 2 qershori do të sjellë rrëzimin e Edi Ramës dhe çlirimin e vendin nga "qeveria e krimit", siç ai e etiketoi.
-
Dënimi i mjekëve/ Prokuroria kundër ndryshimit të Kodit Penal: Të jetë termi pakujdesi jo 'neglizhencë'!
31 Maj 2019, 17:26Prokuroria kundërshton ndryshimet ligjore në kodin penal sa i përket mjekimeve të pakujdesshme nga ana e mjekëve, për heqjen e termit gabim mjekësor dhe zëvendësimit me termin neglizhencë. Në komisionin e shëndetësisë të zhvilluar ditën e sotme, prokurori Kujtim Luli propozoi që të mos përdoret termi "neglizhencë".
-
Vodhën 5 makina brenda një viti në Tiranë, arrestohen 2 të rinjtë
31 Maj 2019, 16:55Dy të rinj që ishin kthyer në makthin e qytetit, janë arrestuar ditën e sotme, pasi kanë vjedhur brenda një viti 5 makina.
-
Përfshirja e Berishës në vrasjen e gazetarit Ali Uka, Klosi: Thaçi nuk flet kot (VIDEO)
31 Maj 2019, 16:48Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar deklaratën e Thaçit për vrasjen e gazetarit Ali Uka ku thoshte se krimin e kanë bërë njerëz të Sali Berishës për shkak se ai kishte informacione për takimet e fshehta me Millosheviçin. Ndërkohë për sa i përket vrasjes së Azem Hajdarit ai ka thënë se gjithçka ai di janë tashmë në Prokurori.
-
Zbulohet skema e mashtrimit/ Shisnin margarinën për gjalp, 8 subjekte! Shpëtohen 800 mijë konsumatorë
31 Maj 2019, 16:47Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku disa subjekte, importonin margarinë nga vendet jashtë shtetit dhe më pas ia kanë shitur konsumatorit shqiptar si gjalp.
