Top 24
-
17 Prill 2019, 20:19
-
Qeveria miraton vendimin për Kartën e Studentit/ Ja cfarë parashikon (E plotë)
17 Prill 2019, 20:09Qeveria shqiptare ka vendosur sot që të gjitha njësitë vendore të nisin punën për kartën e studentit. Sipas vendimit të qeverisë, prodhimi dhe pajisja e studentëve me karta do të bëhet falas nga qeveria, ndërsa Bashkitë përkatëse duhet të sigurojnë të gjitha shërbimet me çmim të reduktuar ose falas për të gjithë studentët, njësoj si Bashkia e Tiranës
-
Miratohen dëmshpërblimet për prishjet e shtëpive te Unaza e Re, ja cilët kompensohen
17 Prill 2019, 19:34Në vendimin e qeverisë, përcaktohet fondi prej 1 miliardë e 224 milionë lekësh. Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”, vendimi që hyn në fuqi ditën e sotme.
-
Grabitja/ Zyrtarët e 'TIA'-s: Operatorët e kamerave s'njoftuan në kohë! Gruaja e Muratajt: S’dija ku jetonte burri
17 Prill 2019, 18:54Albana Murataj, bashkëshortja e Admir Murataj dhe dy zyrtarë të lartë të sigurisë në “Tirana Aeroport” janë marë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Gruaja e Murataj ka sqaruar oficerët se kishte kohë që nuk takohej me Admirin, dhe nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij dhe vendet ku ai qëndronte.
-
Kërkesa e Holandës, Cakaj në Report Tv: Nuk do të ketë rikthim të vizave
17 Prill 2019, 18:12Gent Cakaj garantoi qytetarët shqiptarë që të rrinë të qetë, pasi nuk do të ketë rikthim të vizave. Për ministrin e Jashtëm në detyrë vendimi ka ardhur si rrjedhojë e situatës politike aktuale në Holandë për shkak të zgjedhjeve, por KE do ta rrëzojë, pasi Shqipëria nuk ka cënuar asnjërin nga kushtet e liberalizimit, ndërsa rastin e cilësoi si të izoluar.
-
Urinoi te dera e Kryeministrisë, ndalohet protestuesi shkodran i opozitës (EMRI)
17 Prill 2019, 17:17Katër ditë pas tubimit të opozitës, policia ka ndaluar njërin nga protestuesit, i cili urinoi tek dera e selisë së qeverisë pasditen e së shtunës. Ai është Florian Marku nga Shkodra.
-
Vizat/ Braçe: S'ka betejë të Holandës, por të Bashës kundër shqiptarëve
17 Prill 2019, 16:41Zv/ kryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe shprehet se vizat nuk do të rikthehen për shqiptarët. Ai thotë se kërcënimet e Bashës se do të ketë të tjera vende që do të marrin të njëjtin vendim dëshmon ecejaket e tij në zyrat politike të partive të ekstremit të djathtë e deri raciste, 'janë beteja e tij e përditshme kundër shqiptarëve'.
-
Reja merr zyrtarisht drejtimin e Shqipërisë: Jap 200 % për kuqezinjtë. Duka: Bëmë zgjedhjen e duhur
17 Prill 2019, 16:20Trajneri i njohur italian Edy Reja zyrtarisht ka firmosur ditën e sotme kontratën me kombëtaren shqiptare të futbollit.
-
Ambasadori i OSBE-së: Qeveria legjitime! Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet lokale
17 Prill 2019, 15:58Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt është përfaqësuesi i radhës nga ndërkombëtarët që i bën thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
-
Aksioni opozitar, Basha takon Kryemadhin në selinë blu
17 Prill 2019, 15:47Kryetari i Partisë Demokratike është takuar pasditen e së mërkurës me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
-
Holanda për vizat, deputetët e mazhorancës: Vendim politik i partive populiste, nuk ndikon integrimin
17 Prill 2019, 14:29Deputetët e mazhorancës e kanë cilësuar vendimin e parlamentit holandez për vizat si një çështje të tyre të brendshme që nuk do të ndikojë në lëvizjen e lirë. Sipas deputetëve, Shqipëria ka bërë progres në sfidat e lëna si detyrë nga Këshilli i Europës.
-
Plotësohet kërkesa e opozitës së re, ja lëvizja e mazhorancës për reformën zgjedhore
17 Prill 2019, 13:44Partia Socialiste i ka hapur sot rrugën debatit për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke plotësuar kështu një kusht të deputetëve të rinj të opozitës. Por PS, në dokument, thotë se kjo gjë duhet të diskutohet pas zgjedhjeve, duke shtyrë afatin e komisionit zgjedhore, deri në fund të nëntorit.
-
Zjarrvënësi i paguar për të djegur makinat e ish-deputetëve dhe biznesmenëve në Elbasan (FOTO)
17 Prill 2019, 13:31Gazetari i Report Tv, raporton se makinat e djegura janë në pronësi të një ish-deputeti dhe disa biznesmenëve në qytetin e Elbasanit.
-
Shqipëria dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales së Parisit
17 Prill 2019, 13:28Qeveria shqiptare do të kontribuojë me 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales së Parisit.
-
Ish-kandidati për kreun e PD-së pranon mandatin e deputetit
17 Prill 2019, 13:24Një tjetër kandidat nga PD ka dorëzuar ditën e sotme formularin e vetëdeklarimit. Ai është Erion Piciri, kandidat i PD në Tiranë i cili më herët ka kandidaur për postin e kreu të PD.
-
Vëllai i grabitësit të vrarë në Rinas mban në shtëpi automjetin e 1962-shit që përdorte Pjetër Arbnori
17 Prill 2019, 12:29Report Tv mëson se në servisin e Can Muratajt, vëllait të Admirit ndodhet edhe një makinë e cila mban vit prodhimi 1962. Sipas tij kjo është makina e parë që përdorur Pjetër Arbnori kur ishte kreu i parlamentit dhe ai e ka riparuar nga gjendje e rrënuar në të cilën ishte kur e ka blerë.
-
-
Ekskluzive/ Report Tv zbardh skandalin e radhës! Problem në Rinas edhe vjedhja e valixheve
17 Prill 2019, 11:37Veç grabitjes së 10 milionë eurove, duket se siguria e aeroportit të Rinasit ka probleme sigurie edhe në përditshmëri. Report Tv zbardh ekskluzvisht kërkesën e Policisë së Shtetit drejtuar kompanive ajrore, duke u ngritur shqetësimin se nga bagazhet e pasagjerëve vidhen sende me vlerë. Policia ka kërkuar marrjen e masave shtesë për shmangien e fenomenit.
-
Rikthimi i vizave, Soreca: Shqipëria i ka plotësuar kushtet e KE/ Cutillo: E meritoni hapjen e negociatave
17 Prill 2019, 11:17Ambasadori i Bashkimit Evropian ka komentuar kërkesën e Holandës ndaj Këshillit të Europës për pezullimin e lëvizjes së lirë në Shengen të shqiptarëve. Sipas ambasadorit, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për lëvizje të lirë, ndërsa institucioni vendimarrës është Këshilli i Evropës, pavarësisht qëndrimit të Holandës.
-
Sondazhi i 'GPF' për Report Tv: Sikur zgjedhjet politike të bëheshin sot, PS fiton 54%! Qytetarët: Opozita të pranojë ofertën e Ramës për reformën elektorale
17 Prill 2019, 11:08REPORT TV ka publikuar sondazhin e dytë të "GPF Inspiring Research" ku qytetarët i janë përgjigjur disa pyetjeve, mes të cilave si do të votonin nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme politike, si e gjykojnë ofertën e kryeministrit për opozitën, strategjinë e PD-së dhe LSI-së për protestat, por edhe për bashkitë kryesore në vend, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
