Top 24
-
Taulant Muka denoncon në faqen e tij në Facebook se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kopjuar doktoraturën.
11 Dhjetor 2018, 19:28 -
Protesta e studentëve/ Dalin mesazhet, Grida Duma: Bllokojini te “Zogu i Zi” të mos shkojnë në emision/ PD: Fake News
11 Dhjetor 2018, 18:40Zbulohet komunikimi i dy deputetëve të Partisë Demokratike, Grida Dumës dhe Flamur Nokës në whatsapp. Sipas komunikimeve, Duma kërkon që “Në vëmendjen tuaj, të keni porosi që të mbahet sa më gjatë Zogu i Zi, që të mos shkojë njeri të Top Show”. Ndërsa Flamur Noka përgjigjet ‘OK’.
-
28-vjetori i themelimit të PD, Basha: Studentët po lajmërojnë një tjetër ndryshim të madh
11 Dhjetor 2018, 18:20Lideri i PD-së, Lulzim Basha në një takim me themelues dhe intelektualë të PD në selinë blu ka deklaruar se në dhjetor të 1990 studentët shqiptarë vranë frikën, ndërsa e njëjta situatë sipas tij është edhe sot, referuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit prej tetë ditësh.
-
Dita e 38-të e protestës/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën 40': Ky është gjenocid, larg shtëpive tona
11 Dhjetor 2018, 17:28Një pjesë e banorëve të Unazës së Re në ditën e 38-të bllokuan rrugën për rreth 40 minuta duke protestuar kundër qeverisë, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre që preken nga projekti, por që nuk janë të legalizuara.
-
Privatizimi i ‘Albpetrol’ në 2012, fituesi mashtroi me garancinë 85 mln euro, prokuroria mbylli skandalin
11 Dhjetor 2018, 16:23Qeveria ‘Rama’ anuloi kontratën me firmën ''D.H. Albania'', fituese në Lotin e parë të Unazës së Re Tiranë dhe në një tender me OST dhe sekuestroi 3 milionë euro të garancisë së ofertës. Por Berisha, 6 vite më parë, përmes prokurorisë mbylli hetimet për konsorciumin ‘Vetro Energy’, që falsifikoi garancinë 85 milionë euro që gjoja ishte kryer në ‘American Chartered Bank’ me qendër në Çikago
-
Strazimiri: Pse nuk u arrestuan studentët si banorët e Unazës? I përgjigjet Rama: Kadriu interesant, a ju’a freskon kujtesën koburja?
11 Dhjetor 2018, 14:55Deputeti demokrat Gent Strazimiri e ka krahasuar protestën e studentëve me atë të banorëve tek Unaza e Re, që sipas tij nuk u shoqëruan si banorët që protestuan kundër shembjes së banesave të tyre.
-
Pjesëmarrja në protestë në ditën e tetë, policia: Ishin rreth 6500 studentë (Video-pamje me dron)
11 Dhjetor 2018, 14:36Sipas llogaritjeve përmes pamjeve ajrore sipërfaqja e zënë nga protestuesit përballë Ministrisë së Arsimit ishte rreth 2300 metra katrorë, me mesatarisht 3 njerëz për metër katrorë. Sot, bojkot masiv i mësimit në Tiranë
-
Qytetarë të mbështetur nga PD, 60’ protesta në rrethe, bllokim rrugësh dhe djegie gomash, Rama-Bashës: E katandise opozitën
11 Dhjetor 2018, 14:32Me thirrje anti qeverisë Rama në orën 15:00 ata kanë bllokuar rrugën e Kombit deri në orën 15:30, ndërkohë që deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.
-
Protesta e studentëve/ Analisti Ilir Yzeiri në Report Tv: Nikolla të japë dorëheqjen, kërkesat tërësisht të realizueshme
11 Dhjetor 2018, 14:30Analisti Ilir Yzeiri tha se kryeministri Edi Rama në rast se situata degradon mund të thërrasë edhe partitë e tjera politike për konsultim.
-
Kush i ka parë Mynyr Konin dhe Dhori Kulen? Si u 'fsheh' dyshja e Universitetit të Tiranës nga protesta e studentëve
11 Dhjetor 2018, 13:50Koni-Kule nuk janë dukur askund këto orë që Tirana oshëtin nga protestat e atyre që ata i drejtojnë në cilësinë e zyrtarëve të lartë të arsimit shqiptar. Kjo dyshe është protagonistja e munguar e një proteste, e cila s’mund të “kryqëzojë” Lindita Nikollën, pa u marrë pak edhe me krerët e përjetshëm të arsimit të lartë shqiptar.
-
E qëlloi me armë prapa kokës dhe e hodhi në lumë, burgoset përjetë politikani italian që vrau të dashurën shqiptare
11 Dhjetor 2018, 12:20Gjykata italiane ka caktuar burgim të përjetshëm për 64-vjeçarin italian Franco Vignati, i cili akuzohet për vrasjen e së dashurës së tij shqiptare, të cilën dy vite më parë e qëlloi me armë prapa kokës dhe e hodhi në një lumë.
-
AKU vepron në Kukës, tregtarët në protestë: Nëse s'na plotësohen kërkesat, do të mbyllim aktivitetet
11 Dhjetor 2018, 11:59Tregtarët bëjnë me dije se deri në plotësimin e tyre e kërkesave të tyre do të vijojnë me protestat dhe nuk do të pranojnë asnjë grup kontrolli.
-
Protesta/ Rama-studentëve: Jam dakord në parim me të 8 pikat, por duhet dialog për ta konkretizuar
11 Dhjetor 2018, 11:09Kryeministri Edi Rama ka reaguar paralelisht me protestën e të rinjve që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit. Kryeministri ka shtrirë sërish dorën e bashkëpunimit për studentët për të nisur një tjetër fazë të re të transformimesh për universitetet shqiptare. Kryeministri tha se është dakord në parim me 8 kërkesat e studentëve, por se duhet dialog për t'i bërë konkrete.
-
E akuzuan se vrau studenten greke, goditet dhe rrihet barbarisht i burgosuri shqiptar në Greqi/VD
11 Dhjetor 2018, 10:55Është rrahur barbarisht në një burg grek një i ri 19-vjecar shqiptar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një grek vrau studenten greke Eleni Topaloudi më 28 nëntor në Rodos.
-
Prokuroria sekuestron pasurinë 71 mln lekëshe të bosit të Elbasanit, mes tyre edhe 39 makina luksoze
11 Dhjetor 2018, 10:2637-vjeçari nga Elbasani u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Mbi të kishte akuza për disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.
-
Gjiknuri: Zgjidhëm kontratat me 'DH Albania' , ndryshe nga Berisha me skandalin e 'Albpetrol', ndryshime në prokurimet publike (PROPOZIMI)
11 Dhjetor 2018, 10:19Ministri Damian Gjiknuri ka konfirmuar se kompania fituese e lotit të parë të projektit të “Unazës së Re”, 'DH ALBANIA'', ka falsifikuar dokumentat dhe pas konfirmimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën me kompaninë. Ai tha se e njëjta rrugë është ndjekur edhe për kontratën e lidhur me këtë kompani nga OST. Ministria i propozon APP-së ndryshime ne prokurimet publike
-
Kryeprokurorja Marku komandon prokurorët e rinj në Tiranë, Report Tv zbardh tetë emrat
11 Dhjetor 2018, 10:07Prokurorët e rinj të komanduar janë: Afrim Fejzullahin, Arnold Bajramin, Kleant Xholin, Bashkim Malajn, Alan Xhilin, Elidon Hysenin, Erjon Shqarrin dhe Sonila Muhametajn.
-
EMRAT/ Zgjidhen 6 anëtarët e KLP-së, Arta Marku: Prokurorët ia dolën, jemi model për t’u duhet ndjekur
11 Dhjetor 2018, 08:37Këshilli i Lartë i Prokurorisë tashmë mund të nisë punën, pasi janë zgjedhur 6 anëtarët nga radhët e prokurorëve. KLP pritet të mblidhet për të zgjedhur kryeprokuroren e përgjithshme.
-
Protesta/ Studentët ndahen në tre grupe, një pjesë prej tyre nga Kryeministria: Nuk do lëvizim, jemi pajisur me mbulesa dhe ushqim
11 Dhjetor 2018, 08:03Studentët vendosën të ndaheshin në tre grupe pasi kaloi afati i përcaktuar nga vet ato, ku pritej aprovimi i kryeministrit Edi Rama për plotësimin e tetë kërkesave të parashtruara. Një pjesë vijoi të qëndronte përpara Ministrisë së Arsimit, aty ku filloi protesta e sotme, një tjetër në “Zog të Zi”, ku u bllokua qarkullimi rrugor, e një tjetër përpara Kryeministrisë. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të vijojnë të protestojnë edhe përgjatë natës. Karshi protestës masive ka patur reagime si nga ana e kryeministrit, i cili ka bërë sërish thirrje për dialog, ashtu edhe nga ana e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
-
Tatimet kontrollojnë qiratë, ja sa paguhet sipas referencave zyrtare
11 Dhjetor 2018, 07:43Administrata tatimore “kreh” kontratat e qirave të banesave dhe objekteve
