Top 24
-
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja doli sot përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. KPK vendosi në qershor ta konfirmonte në detyrë, por Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin në KPA me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. KPA i konsideroi dokumentat e paraqitura nga Bashkim Dedja si të panevojshme e kësisoj, vendimi do të merret nesër në ora 15.00
12 Dhjetor 2018, 11:22 -
FOTOLAJM/ Pamje nga lart e protestës së studentëve të Kryeministria dhe Ministria e Arsimit
12 Dhjetor 2018, 11:14Këto janë pamjet e nga lart të protestës studentore në kryeqytet. Aktualisht studentët po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.
-
Protesta e studentëve/ Pedagogu Rezart Prifti në Rreze Dielli: Të dalë një përfaqësues nga çdo grup, të ulen në dialog
12 Dhjetor 2018, 11:15Në studion e Rreze Dielli kanë qenë të ftuar pedagogu Rezart Prifti dhe studentja Arbjona Cibuku.
-
Mbyllet Konferenca Gjyqësore, zgjidhen 6 anëtarët për në KLGJ (EMRAT)
12 Dhjetor 2018, 10:19Me votim të fshehtë, 360 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit votuan sot për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 9 ishin kandidatët gjyqtarë në këtë proces, nga të cilët u zgjodhën 6 anëtarët e KLGJ-së. Lidhur me ngritjen e KLGJ-së kanë ardhur edhe reagime të shumta nga Ambasada Amerikane, OSBE dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.
-
Merr flakë e parkuar, shpërthen makina tek Kopshti Botanik (VIDEO-FOTO)
12 Dhjetor 2018, 10:08Makina ka marrë flakë gjatë kohës kur ishte e parkuar duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar
-
Pasojat e KLP/ Ekip nga SHBA-BE për ngritjen e Byrosë së Hetimit në Tiranë
12 Dhjetor 2018, 09:58Formimi i KLP sjell ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, themelimin e Byrosë së Hetimit dhe votëbesim për Arta Markun.
-
Falsifikonin monedha, policia identifikon rrjetin në Shkodër, arrestohet 63-vjeçari
12 Dhjetor 2018, 09:30Në kuadër të operacionit “Monedhë e Garantuar” policia e Shkodrës,ka arrestuar një 63-vjeçar të kërkuar i cili akuzohej për falsifikim monedhash dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
-
Në Maqedoni i dënuar për korrupsion, Gruevski shëtit lirshëm në Hungari (FOTO)
12 Dhjetor 2018, 09:18Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski është fotografuar teksa ecën në këmbë në kryeqytetin hungarez, Budapest. Gruevski ecën i vetëm, ndërsa ka qenë një qytet i cili e ka fotografuar dhe fotoja është postuar në rrjetet sociale.
-
Durrës/ Bie nga lartësia, gjen vdekjen 60-vjeçarja
12 Dhjetor 2018, 09:18Gruaja banonte në lagjen nr 18 të qytetit.
-
Bllokuan rrethrrotullimin te 'Zogu i Zi', procedohen Edmond Tupe, Robert Aliaj dhe 25 studentë
12 Dhjetor 2018, 08:37Për më shumë se një orë një grup studentësh mbajtën të bllokuar një prej arterieve kryesore në hyrje të Tiranës, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve.
-
Batuta e Ramës për Kryemadhin: Doktoresha e Shkencave s'paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti
12 Dhjetor 2018, 08:41Kryeministri Edi Rama i drejtohet me ironi kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si Doktore të Shkencave, duke iu referuar denoncimit të studiuesit Tulant Muka se ajo ka kopjuar doktoraturën.
-
Protesta e studentëve/ LSI gati të kthehet në Kuvend me dy propozimet e Kryemadhit (AMENDAMENTET)
12 Dhjetor 2018, 08:42Kryemadhi tha se këto propozime janë zgjidhja e vetme për të zgjidhur kërkesat e studentëve. Deklarata e kryetares së LSI-së do të rikthente deputetët e kësaj partie në Kuvend, prej një bojkoti që ka zgjatur për më shumë se 5 muaj.
-
Bllokuan rrugën Korçë-Pogradec për çmimin e naftës, procedohen 15 protestues
12 Dhjetor 2018, 07:47Të mbështetur edhe nga PD, protestuesit mbajtën të bllokuar aksin nacional për rreth një orë. Të proceduarit do të japin deklaratat në komisariat dhe do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë.
-
Protesta/ Një grup studentësh vijojnë para Kryeministrisë, 'sfidojnë' të ftohtin me zjarr, Rama: Kur do flasim?
12 Dhjetor 2018, 07:47Ndonëse kryeministri është gati që të nisë zbatimin e 8 pikave me të nisur dialogu, studentët do të vijojnë të protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë edhe përgjatë orëve të natës. Përgjatë ditës, kryeministri e ka përsëritur ofertën për dialog me studentët dhe kërkon që adresimi i 8 pikave të nisë pa humbur kohë, që ulja e tarifave të studimit të mbyllet përpara pushimeve të dimrit. Drafti i uljes së tarifave shkon përtej kërkesës së studentëve dhe sipas burimeve të Report Tv pranë kryeministrit është punuar edhe për pikat e tjera, por studentët nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre.
-
Skandali i radhës i drejtësisë/ Vrau për një këngë në tallava, herën e parë dënohet me 5 vite, të dytën i pafajshëm
12 Dhjetor 2018, 07:29Apeli ktheu çështjen për rigjykim, gjykata Lezhës e nxori të pafajshëm. Vrasja për 1 këngë në tallava kërkohet 20 vite burg për Mariglen Përgjinin sërish në Apel.
-
Dëmshpërblimi/ Trashëgimtarët e 324 ish-të përndjekurve, 3 muaj afat për dokumentet
12 Dhjetor 2018, 07:20Afati i dorëzimit të dokumenteve tek Ministria e Financave deri më 10 mars 2019.
-
Rama pranon uljen e tarifës 50% për të gjithë studentët: Ejani që të bëjmë paktin që tani
11 Dhjetor 2018, 22:13Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e studentëve duke ofruar uljen me 50% të tarifës për të gjithë, ndërsa ka shtuar se në vazhdim do të shikohet mundësia që shpenzimet për ekselentët dhe të varfrit të paguhen 100% nga shteti. “Nëse doni tetë pikat, ikni në shtëpi, nuk ka asnjë problem, të gjitha bëhen” tha Rama. Gjatë përballjes Rama është shprehur se është gati që të ofrojë akoma më shumë sesa kanë kërkuar, por kërkoi nga studentët që të bëjnë një pakt. Referuar protestës, Rama akuzoi se PD dhe LSI janë futur të maskuar në protestë duke kërkuar që të përfitojnë.
-
Studentët në ‘Repolitix’: Protesta duhet të ketë një drejtues, ja tre arsyet pse refuzojmë dialogun, Rama na provokoi
11 Dhjetor 2018, 21:18Studenti Altin Metalla u shpreh se ka ardhur momenti që protesta duhet të ketë një drejtues për të organizuar tubimet, por jo që të negociojë me qeverinë.
-
ISIS terror në Strasburg/ 3 të vdekur dhe 11 të plagosur, ngujohen deputetët e PE-së (VIDEO+FOTO)
11 Dhjetor 2018, 21:06Një sulm terrorist ka ndodhur këtë martë në Strasburgun qendror, në lindje të Francës. Sipas mediave të huaja, 3 persona kanë vdekur, 11 kanë ngelur të plagosur e midis tyre raportohet se ka edhe disa persona në gjendje të rëndë për jetën. Sulmi ka ndodhur pranë Parlamentit Europian, ku gjenden të izoluar brenda eurodeputetë dhe gazetarë. Atentatori, i cili është një ekstremist islamik, është plagosur përgjatë një përballjeje me policinë dhe më pas është larguar.
-
Po e merrte rrjedha, drejtori i qarkut Fier bashkë me policët hidhen në lumë dhe shpëtojnë gruan
11 Dhjetor 2018, 20:00Gazetari i Report Tv në Fier, Kristaq Thano raporton se për të shpëtuar jetën e gruas janë hedhur në lumë dy drejtuesit e policisë se qarkut të Fierit, drejtori Albert Nushi dhe n/drejtori i policisë si dhe dy policë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e 51-vjeçares nga lumi.
