Top 24
-
Në Prishtinë po zhvillohet protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Tubimit në sheshin kryesor i janë bashkuar edhe individë nga partitë në pushtet. 29 Shtator 2018, 14:23
-
Rama prezanton projektet për Korçën dhe u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni të votojnë pro referendumit
29 Shtator 2018, 14:01Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Korçë doli në një konferencë për shtyp duke njoftuar vendimet që janë marrë për investimet në nivel qarku.
-
'Xhisiela', Rama: Askush nuk është mbi ligjin, sillni prova për implikimin e deputetit Rraja
29 Shtator 2018, 13:42Kryeministri Rama kërkon hetim të plotë për rastin e Xhisiela Malokut. Ai thotë se vajza meriton drejtësi, ndërsa nuk përjashton mundësinë e dënimit politik për deputetin Rraja në rast se rezulton i impikuar në këtë çështje
-
U prangos për gjobëvënie 90 mijë euro, Krimet e Rënda burg pa afat vrasësit të Mirit të Xhikes
29 Shtator 2018, 12:54Tufa i ka kërkuar administratorit të një firme fasonësh 90 mijë euro me pretendimin se ia kishte një detyrim një biznesmeni italian 49-vjeccarit me inicialet P.E.
-
Ballistët braktisin opozitën në Sarandë, dy anëtarë të Këshillit Bashkiak bashkohen me PS
29 Shtator 2018, 12:52Dy anëtare të Këshillit Bashkiak të Sarandës braktisin opozitën dhe bashkohen me Partinë Socialiste. Këshilltaret e larguara janë Alketa Gjoni dhe Enola Qato
-
Balla rendit veprat penale në ngarkim të ish-oficerit Emiljano Nuhu: Basha të distancohet nga miku i tij
29 Shtator 2018, 12:06Reagon sërish deputeti i PS, Taulant Balla, i përmendur nga ish-oficeri Emiljano Nuhu si një nga personat që e kërcënoi për të liruar djalin e deputetit të PS nga akuza e përdhunimit. Balla i kujton oficerit veprat penale që rëndojnë mbi të
-
Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy makina, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë
29 Shtator 2018, 12:14Tre persona janë plagosur mes të cilëve dhe një fëmijë, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth mesnatës në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të fshatit Fan, cili ndodhet 5 kilometra larg Rubikut.
-
10 goditje me thikë në kokë, nipi që masakroi gjyshen i penduar dhe i braktisur, gjykata e le në burg (VIDEO)
29 Shtator 2018, 11:24Gjykata vendosi që të lerë në burg pa afat 21-vjeçarin Redmon Gruda që vrau gjyshen me thikë duke e goditur në kokë. Report Tv siguroi pamjet nga brenda seancës gjyqësore, ku i riu u shfaq i penduar për krimin.
-
Dhuna mbi Xhisiela Malokun, gratë e politikës: Të hetohet ngjarja, stop dhunës!
29 Shtator 2018, 11:17Gratë deputete të Partisë Demokratike bënë thirrje sot përpara Kryeministrisë që të ngrihen në një protestë për të kërkuar drejtësi për rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut. Gratë e PS, gjithashtu reaguan, përmes një letre ku kërkuan hetim të plotë
-
‘Xhisiela’ Rama: Dhuna e pafalshme, policia s’i bëri favor djalit të deputetit! Basha: Ti i fale
29 Shtator 2018, 10:50Shefi i qeverisë përmes një statusi në Twitter u shpreh se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, por shton se policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.
-
Londër/ Arrestohen dy shqiptarë me 81 kg kokainë, vlera 8 mln stërlina (Emrat+FOTO)
29 Shtator 2018, 10:25Policia e Londrës arrestoi dy shqiptarë që po transportonin 81 kg kokainë me vlerë tregu 8 milionë stërlina. Të arrestuarit janë Haxhi Shehu 34 vjeç dhe Fitim Prenci 39 të cilët që në seancën e parë gjyqësore pranuan akuzat për trafik droge.
-
‘Tani kapni koshin’/ Braçe- bardhebluve pas derbit: Ky qytet ishte, është dhe do jetë i kuq
29 Shtator 2018, 10:11“Tirona Fanatics” në njërën nga parullat në stadiumin ironizonin duke shkruar “Ju keni lidhje me këtë qytet, aq sa Braçja me basketbollin”. Por nuk ka munguar reagimi i deputetit, që thotë se “Mësojeni, udhëheq shpirti, jo gjatësia! Kapni koshin!”.
-
Vijojnë arrestimet në Rinas, prangosen dy efektivë, policia: Janë pjesë e grupeve kriminale
29 Shtator 2018, 10:01Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në zbatim të vendimit të Gjykatës, kanë arrestuar 2 punonjës të policisë, me shërbim në komisariatin e Rinasit.
-
Pamje apokaliptike/ Indonezia goditet nga cunami pas tërmeteve, 380 të vdekur (VIDEO+FOTO)
29 Shtator 2018, 09:39Pamje apokaliptike vijnë nga Indonezia. Raportohet për më shumë se 380 të vdekur nga tërmetet
-
Të dehur dhe me shpejtësi të ‘çmendur’, 10 shoferë bien në ‘rrjetën’ e policisë në Tiranë (VIDEO)
29 Shtator 2018, 09:20Policia vijon kontrollet për parandalimin e aksidenteve, ndërsa 10 persona janë arrestuar nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të pa pajisur me leje drejtimi.
-
Sonte luhet derbi Real Madrid- Atletico, super ndeshje në Premier League, Chelsea pret Liverpool
29 Shtator 2018, 09:03Derbi është mënyra më e mirë që Real të harrojë humbjen poshtëruese ndaj Sevilla. Sot duke nisur nga ora 20:45 në “Santiago Bernabeu” luhet derbi Real Madrid-Atletico një ndeshje që premton spektakël.
-
Sherr në një dasmë në Kuçovë, plagoset një person me thikë (Emri+Detaje)
29 Shtator 2018, 08:56Sipas policisë pas një konflikti në një dasmë 21-vjeçari ka plagosur me thikë në krah F.Q. 33 vjeç, i cili është transportuar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
Java e 7-të e Serisë A, sot dita e ndeshjeve të mëdha Juventus-Napoli dhe derbi Roma-Lazio
29 Shtator 2018, 08:46Sot është dita e ndeshjeve të mëdha në Serinë A. Në orën 18:00 luhet supersfida Juventus-Napoli në Torino një duel mes dy pretendentëve kryesore për titull.
-
Cikloni ‘Medicane’ godet Greqinë, ja çfarë parashikohet për Shqipërinë (Detaje)
29 Shtator 2018, 08:35Mediat greke raportojnë se është ndërprerë energjia elektrike për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shiut, ndërsa stuhia pritet që të fuqizohet akoma më shumë pasdite.
-
Fundjavë me surpriza, por duhet të jeni diplomatë/ Zbuloni parashikimin e horoskopit
29 Shtator 2018, 07:58Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të shfrytëzoni më mirë avantazhet dhe sugjerimet ndaj jush. Suksesi do të jetë më se i mundshëm në këtë moment, por duhet të jeni të gatshëm që të bëni ndonjë sakrificë të vogël.
