Top 24
-
Bisedat informative midis rusit dhe gazetarit që ka punuar edhe si këshilltar i një kryetari të një partie të djathtë. Borxhi 500 dollarë që kërkon gazetari shqiptar dhe nderet e rusit. Zbardhet mënyra se si spiunazhi rus vepron në Shqipëri. 25 Korrik 2018, 07:18
-
Memaliaj, zbulohet parcela me 300 rrënjë kanabis, ishte kultivuar në mes të pyllit
24 Korrik 2018, 19:44Droga ishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar për të mos rënë në sy. Policia e ka asgjësuar në vend lëndën narkotike me anë të djegies.
-
Studimi: Një Shqipëri tjetër jashtë vendit, 40% e popullit ka emigruar!
24 Korrik 2018, 19:2140 për qind e popullsisë së Shqipërisë jetojnë jashtë vendit. Shqipëria renditet midis vendeve europiane e botërore me emigrimin më të lartë për frymë të popullsisë.
-
Paskal Milo në ’45 minuta’: Ja 3 garancitë pse marrëveshja e Detit do jetë më e mirë se e 2009-ës
24 Korrik 2018, 18:33Kryetari i PDS-së, Paskal Milo i ftuar në "45 minuta" me gazetarin Denis Minga ka komentuar marrëveshjen Shqipëri-Greqi, çështjen e negociatave me BE-në dhe situatën politike në vend.
-
30 mln lekë dëm shtetit nga tenderët/ Merren të pandehur tre zyrtarë të klubit Vllaznia
24 Korrik 2018, 17:35Të pandehur janë marrë Fatos Gjyrezi, administrator i shoqërisë nga data 1 shtator 2012 deri në datën 12 gusht 2014, Neritan Kalamishi, administrator i shoqërisë nga data 12 gusht 2014 deri në datën 8 janar 2016 dhe Denis Fani financier i shoqërisë.
-
Ankohen TV lokale: RTSH problem me transmetimet/ AMA: Të shtyhet digjitalizimi për në shtator
24 Korrik 2018, 17:03AMA propozon që procesi i dixhitalizimit të shtyhet për në shtator ose për në dhjetor, për shkak të problemeve që televizionet lokale kanë hasur, se RTSH s’mundëson transmetim cilësor të sinjalit dixhital.
-
Rruga Porti i Jahteve-Llogara, qeveria çel garën për koncesionin PPP, 50 mln euro fond/ VIDEO
24 Korrik 2018, 16:53Qeveria ka caktuar një fond prej 50.5 milionë euro për realizimin e projektit të rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Llogara, e cila do ndërtohet me koncesion të formës PPP.
-
Ekskluzive/ Zhvati 1 mld lekë, Report Tv zbulon se si Prokuroria fali mashtruesin Klodian Ciruna
24 Korrik 2018, 15:40Report TV përmes disa dokumenteve zbulon mekanizmin e mashtrimeve të Klodian Cirunës i arrestuar pak kohë më parë, por edhe se si dështoi Prokuroria në faktimin e mashtrimeve paçka se iu vunë në dispozicion disa prova një vit më parë.
-
Bllokimi i Shkollës së Magjistraturës, SHBA: Dështim i partive, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit
24 Korrik 2018, 15:44Ambasada e SHBA e konsideron dështim të të gjitha partive në parlament, moskalimin dje në seancën e fundit të Kuvendit, të ndryshimeve ligjore që do të sillnin zhbllokimin e regjistrimit të studentëve të rinj dhe emërimin e gjyqtarëve të rinj.
-
Kandidatët për në Gjykatën e Strasburgut, qeveria propozon 3 gjyqtarët/ EMRAT
24 Korrik 2018, 14:29Qeveria ka dorëzuar emrat e tre kandidatëve për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Komisioni ka përzgjedhur; Darian Pavlin, Marjana Seminin dhe Sokol Berberin.
-
Zgjedhjet në FSHF/ Fino apel KPK-së: Gjyqtarëve që s’kalojnë Vettingun t’u rishikohen vendimet
24 Korrik 2018, 13:39Deputeti socialist, Bashkim Fino ka kërkuar që gjyqtarëve që s’kalojnë Vettingun, t’u rishihen vendimet që kanë marrë gjatë detyrës së tyre. Për këtë, Fino ka marrë si shembull rastin e garës së tij në FSHF.
-
Vlorë, sekuestrohen dy gomone me vlerë 42 mijë euro/ FOTO
24 Korrik 2018, 12:58Dy gomone janë sekuestruar nga policia, ndërsa vlera e tyre llogaritet në 42 mijë euro.
-
Arrestohet në Kakavije Lulzim Kulla, "i forti" i Shkodrës tentoi të ikte nga Shqipëria me pasaportë false
24 Korrik 2018, 12:35Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes biznesmenin shkodran Lulzim Kulla. Kulla tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false.
-
Gjykata Kushtetuese “ndez” debatin, Rama: Djepi më mirë të jetë bosh! Basha: I duhet kryeshejtanit për aferën e Teatrit
24 Korrik 2018, 12:19Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
-
Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë: Shqipëria e rrezikuar, por jo si Greqia, kemi marrë masat
24 Korrik 2018, 12:14Nisur nga gjendja alarmante nga flakët në Greqi, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për Report Tv u shpreh se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla në kryeqytetin shqiptar.
-
Lezhë, sekuestrohen 200 kg kanabis, vaj hashashi dhe armë, 4 të arrestuar/ EMRAT
24 Korrik 2018, 10:19Policia sekuestruar në një operacion 200 kg kanabis, 4 litër vaj hashashi dhe një armë zjarri me 7 fishekë, 2 makina dhe katër telefona, ndërsa ka arrestuar katër persona.
-
‘Gjenerali’ i Tiranës Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu: Jam sëmurë
24 Korrik 2018, 09:28Nehat Kulla kërkon lirimin nga burgu, kur i ka mbetur edhe një vit për të vuajtur nga dënimi. Ai u arrestua 13 vite më parë, ndërsa u dënua me 20 vite, por pas disa uljesh, i kanë mbetur edhe 12 muaj.
-
‘Makthi’ i karburanteve në Fier u ‘kap’ nga kamerat, autorja: Grabitja e parë pas ditëlindjes për hakmarrje, isha e dehur
24 Korrik 2018, 07:40Pas ndalimit të Anna Malaj, e cila ishte bashkëautorja e një grabitje në një pike karburanti në qytetin e Fierit, policia ka arrestuar edhe kushëririn e saj, Emiljano Grembi, me të cilin ajo kryente grabitjet.
-
Sekuestro pasurive/ Llalla biznes me një të dënuar dhe kompaninë që i dha tenderin
24 Korrik 2018, 07:24Janë dashur disa muaj hetime që prokurori Klodian Braho dhe Donika Prela, të konkretizojnë kërkesën për sekuestrimin e pasurisë së ish-shefit të tyre Adriatik Llalla.
-
Tragjedi me zjarret në Greqi/ Mbi 77 viktima, dyshohet për 3 shqiptarë të vdekur (Foto+Video)
24 Korrik 2018, 07:21Athina prej dy ditësh është përfshirë nga zjarret masive. Numri i viktimave, sipas mediave fqinje ka shkuar mbi 77 persona. Emigrantët shqiptarë thonë se ka 3 viktima shqiptarë, ndërsa është identifikuar viktima e parë, Nica Leka nga Sarandë.
