-
‘Pandemia ndikoi në rritjen e abuzimeve’, juristi: Rasti më i rëndë, përdhunimi i gjyshes në Lushnje (VIDEO)
Juristët bëjnë të ditur se periudha e pandemisë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e rasteve të abuzimeve seksuale. Ndërkohë që ngjarja e Lushnjes, ku nipi përdhunoi gjyshen 89 vjeçare cilësohet më e rënda, dhe shkak sipas juristit Enea Cenko është edhe pandemia që ka ndikuar jo vetëm në psikologjinë e popullatës por edhe në gjendjen ekonomike te familjeve shqiptare.
3 Shkurt 2021, 16:57 -
Stërvitja e 30 mijë trupave ushtarake të NATO-s, bëhen bashkë në Presidencë Kim, Rama, Basha, Meta, Çuçi e Peleshi (VIDEO)
Ardhja e 6000 trupave ushtarake nga vendet e NATO-së dhe shtete të tjera aleate të cilët do të stërviten në Shqipëri, ka bërë bashkë në Presidencë drejtuesit të institucioneve kryesore të sigurisë kombëtare!
3 Shkurt 2021, 16:26 -
COVAX bën gati planin për shpërndarjen e vaksinës COVID, Shqipëria merr 141 mijë e 600 doza të AstraZeneca
Teksa, e gjithë bota është në një moment kyç me debatet dhe vështirësitë e vaksinimit kundër COVID, aleanca GAVI, COVAX, ka publikuar zyrtarisht sot planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, që kapin në total 1.2 milion doza.
3 Shkurt 2021, 15:45 -
Firmoset kontrata për ndërtimim e hekurudhës së re Tiranë-Durrës dhe arteries së re Tiranë-Rinas! Balluku: Gati në verën e vitit 2023 (VIDEO)
Firmoset kontrata për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë - Durrës dhe ndërtimit të nyjes së re Tiranë-Aeroporti i Rinasit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë italiane INC SPA që fitoi zhvillimin e projektit. Arteria e re që do të lidhë Tiranën me Aeroportin e Rinasit, që do të ketë një gjatësi prej 5.7 km dhe udhëtimi do të zgjasë vetëm 12 minua. Punimet do të përmbyllen në verë të 2023 ose për 30 muaj.
3 Shkurt 2021, 15:28 -
12 mln euro mashtrim me kartat bankare, 105 të arrestuar në 4 shtete, mes tyre edhe shqiptarë
Gjatë një operacioni nga Europol, janë arrestuar 105 persona në Spanjë, Austri, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqi, mes tyre dhe shqiptarë pasi përmes mashtrimit me kartat bankare kanë pastruar 12 milionë euro.
3 Shkurt 2021, 14:30 -
10 pika testimi në Tiranë/ Manastirliu: Situata delikate! Bino: Po punojmë me institucione jashtë vendit për të identifikuar raste me variantin e ri të COVID
Ministrja e Shëndetësisë dhe Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik deklaruan se po punohet intensivisht, jo vetëm në laboratorin e ISHP, por edhe me institutet ndërkombëtare për identifikimin e mutacioneve të COVID19.
3 Shkurt 2021, 13:59 -
Gjosha: Rama shkatërroi vendin, merret me komplote ndaj LSI! Goditjen më të fortë në zgjedhje PS e merr në Tiranë! Na kanë ardhur socialistë, ikjet s’prishin punë
Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama i cili dje tha se së bashku me kreun e PD Lulzim Basha kanë pasur një plan të “çojnë” për skrap Lëvizjen Socialiste për Integrim, por e ka tradhëtuar kryedemokrati. Gjosha tha se Rama ka shkatërruar Shqipërinë pasi sipas saj në vend që të merret me qytetarët, thur komplote kundër LSI.
3 Shkurt 2021, 13:13 -
-
VIDEO/ Pakt Rama-Basha më 17 maj për të çuar LSI-në për 'skrap'? Koha kur kryedemokrati dilte hapur
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama foli për tradhti nga ana e Lulzim Bashës ku tregoi se së bashku me kryetarin e opozitës kishin një projekt të përbashkët për të “çuar për skrap LSI-në”.
3 Shkurt 2021, 12:43 -
E motra e Saimir Sulës flet ekskluzivisht për Report Tv: Vdiq pa kaluar 24 orë, nuk ishte me COVID! Si e kuptuam që mungonte zemra
Motra e 33-vjeçarit shqiptar, që në mënyrë tronditëse është konstatuar se ka ardhur nga Barcelona e Spanjës në Tiranë i vdekur pa zemrën e tij, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, ka treguar historinë e vëllait të saj.
3 Shkurt 2021, 12:25 -
EKSKLUZIVE/ 31-vjeçari pa zemër nga Spanja në Tiranë, Report Tv zbardh dosjen hetimore, prokuroria 10 kërkesa autoriteteve spanjolle! Sula i shkruante motrës: Po më marrin frymën, po vdes
Një i ri 31-vjeçar shqiptar që ka ndërruar jetë në Spanjë ka mbërritur në Tiranë pa zemër, ngjarje e cila ka tronditur familjen e tij por edhe autoritetet. Report Tv ka siguruar sot ekskluzivisht detaje të rënda nga dosja e hetimeve.
3 Shkurt 2021, 11:50 -
Veliaj takim me komunitetin çam: PDIU dhe LSI e shohin pushtetin si plaçkë, na bllokonin buxhetin e bashkisë
Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me banorë të komunitetit çam në njësinë 3, ku nënvizoi se qytetarët po largohen nga siglat partiake dhe po i bashkohen Partisë Socialiste, në të cilën besojnë se do ta çojë vendin përpara.
3 Shkurt 2021, 11:34 -
Kriza qeveritare në Itali, Mario Draghi pranon postin e Kryeministrit me rezerva! Vendos pas konsultimit me partitë! Të gjithë skenarët pas emërimit të tij
Pas më shumë se një ore bisede me kreun e shtetit italian Mattarella, Mario Draghi ka pranuar pozicionin e Kryeministrit por me rezervë. Pranimi me rezervë është një formulë e cila do të thotë që Kryeministri i ngarkuar kryen një raund të shkurtër konsultimesh midis forcave politike në Parlament. Pastaj ai paraqitet përsëri në Presidencë për të vendosur pozitivisht ose negativisht.
3 Shkurt 2021, 10:36 -
FOTOT/ Elisa Spiropali dhe Halit Valteri sfidojnë COVID, takim me 40 veta pa maska
Kur shifrat e infektimeve të reja nga koronavirusi po shënojnë rekorde të reja dhe situata në spitale po rëndohet, një pjesë e politikanëve në vend që të japin një shembull për të gjithë qytetarët po tregojnë papërgjegjshmëri me sjelljen e tyre duke mos respektuar masat anti-COVID.
3 Shkurt 2021, 10:19 -
-
COVID -19, Danimarka kryeson listën në procesin e vaksinimit në Evropë
Danimarka kryeson listën e vendeve evropiane që ka vaksinuar plotësisht popullsinë kundër COVID-19, ndërsa Franca renditet ndër vendet e fundit. Statistikat vijnë nga projekti i Universitetit të Oksfordit "Bota jonë në projektim të dhënash", i cili ka ndjekur ecurinë e procesit të vaksinimit që nga fillimi i janarit.
2 Shkurt 2021, 21:11 -
-
U shtrua në spital me COVID, ndërron jetë në moshën 100-vjeçare veterani i Luftës së Dytë Botërore
Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeç, kapiteni Sir Tom Moore, një veteran i Luftës së Dytë Botërore. Me shëtitjet e tij, ai, u bë i njohur në Mbretrërinë e Bashkuar gjatë periudhës së parë të kufizimeve nga pandemia pasi mblodhi fonde monetare për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.
2 Shkurt 2021, 20:02 -
Delirium dhe para
Nëse do të vëresh ligjërimin publik të atyre që mbështesin Lulëzim Bashën dhe anatemojnë Ramën, nëse do të vëresh se çfarë thonë e si e shohin Shqipërinë dhe realitetin ku jetojmë ne, të gjithë drejtuesit politikë të opozitës, por, sidomos, dy prej tyre Lulëzim basha dhe Monika Kryemadhi, ajo që të bie në sy është: deliri dhe paraja.
2 Shkurt 2021, 19:57 -
-
Balla në Report Tv: Demokratët të na bashkohen ta çojmë për skrap 'sh.p.k e Ilir Metës'! Largimet nga LSI? S'do promovohen nga PS në përfaqësim (VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nga studio e Report Tv u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen “për të çuar për skrap” LSI-së, ose siç ai e quajti “sh.p.k e Ilir Metës. Kjo pasi sipas tij, do të ndihmonte edhe vetë demokratët që të shpëtonin nga ky bashkëpunim, teksa sqaroi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi planin që ka pasur me Bashën në 2017.
2 Shkurt 2021, 18:03
