-
-
Sërish numri i lartë, 23 raste me COVID, zgjerohet harta me Librazhdin! Një pacient rëndë te Infektivi, 6 të shëruar
23 raste pozitive në 24 orët e fundit, 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 rast në Librazhd. 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme për 4 po vazhdon hetimi epidemiologjik. 2 të infektuar janë personel shëndetësor. Te infektivi 26 pacientë, 4 në terapi intensive dhe 1 i intubuar. Aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
30 Maj 2020, 11:02 -
4 mijë fermerë përfitojnë nga skema kombëtare, janë parashikuar 743,9 milionë lekë
4 mijë fermerë do të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Mbështetjes, në të cilën janë parashikuar 743,9 milionë lekë. Sipas ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, ata që do të përfitojnë më shumë do të jenë fermerët që merren me blegtori. Ndërsa regjistrimi i cili mund të kryhet në e-Albania do të zgjasë deri me 19 qershor.
30 Maj 2020, 11:02 -
Ndalohet kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate pas dyshimeve për korrupsion
Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus
30 Maj 2020, 10:02 -
Fundjava pa kufizime, por nuk dilet nga zonat e kuqe, Rama sqaron me hartë (VIDEO)
Në fundjavë bizneset do të qëndrojnë të hapura dhe nuk do të ketë më kufizime në orare as për qytetarët. Dalja nga zonat e kuqe do të lejohet vetëm nga data 1 qershor, që përkon dhe me hapjen e kufijve tokësorë pa vetëkarantinim dhe një sërë aktivitetesh të tjera.
30 Maj 2020, 07:54 -
Ngërçi fals për reformën zgjedhore në pritje të 'pazarit'
Reforma zgjedhore duket se ka hyrë në ngërç jo për shkak të ndonjë problemi serioz rreth rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por për shkak të pretendimeve të reja që Partia Demokratike po i përdor si shkak për ta çuar bllokimin në kufirin kohor ekstrem, me qëllim që palët të ulen për negociata politike.
29 Maj 2020, 22:46 -
Shkolla 'Servete Maçi' mbledh artistët, përurohet salla e koncerteve 'Avni Mula' nën notat e muzikës së vetë 93-vjeçarit
Në ceremoninë e përurimit të saj, notat e para në pianon e sallës u luajtën nga kompozitori i shquar 93-vjeçar, Avni Mula,i shoqëruar nga vajza e tij, sopranoja me famë botërore, Inva Mula.
29 Maj 2020, 18:02 -
-
-
Nobelisti i polemikave, Peter Handke, në shqip me “Një brengë përtej ëndrrave"
Nobelisti i polemikave Peter Handke vjen në shqip me “Një brenge përtej ëndrrave”. Ndonëse libri i Handkes ka në qendër një rrëfim për vetëvrasjen e nënës së tij, sjell gjithashtu edhe një autobiografi të vetvetes.
29 Maj 2020, 16:35 -
Nxori video të nënës së 15-vjeçarit të dhunuar me armë/ E ëma: Pamjet janë nga një film! Veliu kërkon ndjesë: Nuk shpreha si duhet atë që doja të thoja!
Në përgjigje të deputetes Elena Xhina për dhunën e policit ndaj 15 vjeçarit, Veliu ka nxjerrë një video ku pranon shkeljen e efektivit por deklaron se kujdesi duhet në familje, pasi nëna e të miturit promovon në facebook armët e zjarrit.
29 Maj 2020, 16:13 -
-
Nga 1 qershori hapen palestrat, qendra interneti, kopshte, çerdhe, parqe e plazhet për hotelieret! Në fundjavë hiqet fasha e orarit (VIDEO)
1 qershori do të sjellë edhe më shumë liri për qytetarët pas një periudhë të gjatë në karantinë për shkak të koronavirusit. Përveç hapjes së kufijve dhe kopshteve/çerdheve, edhe palestrat do të hapen për të gjithë qytetarët nën një protokoll sigurie ashtu sikurse edhe bizneset e tjera që kanë zhvilluar aktivitetin e tyre përgjatë kësaj periudhe.
29 Maj 2020, 15:00 -
Caktohet kalendari i Seria A, ndeshje çdo tre ditë, e para plotësohet java e 25
Pas vendimit për rifillimin e kampionatit sot Liga e Seria A caktoi edhe datat për kampionatin dhe Kupën. 12 javët e mbetura të sezonit do të luhen çdo tre ditë, ndërkohë që ndeshjet e para do të nisin me 13 qershor, pasi fillimisht do të mbyllet kupa ndërsa më pas do të vazhdohet me kampionatin.
29 Maj 2020, 14:30 -
Meta: 'Zgjedhoren' e kthej po kaloi pa konsensus! Do shpall menjëherë zgjedhjet e përgjithshme të 2021 pa konsultuar me partitë, të futet kush të dojë. Cili është plani i tij?
Presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh të qartë shumicës socialiste, se nëse do të kalojë pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare atëherë nuk do ta firmosë, por do ta rikthejë. Kreu i shtetit tha se nëse miratohen ndryshimet te reforma zgjedhore pa konsensus t'i harrojmë negociatat. Meta tha se këtë do e bëjë pa u konsultuar me paritë dhe kush të dojë le të futet në zgjedhje, referuar bojkotit të opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar.
29 Maj 2020, 13:20 -
Brataj: E prisnim rritjen e të infektuarve, qytetarët kanë ulur vigjilencën! Rastet në QSUT, papërgjegjshmëri (VIDEO)
Prej katër ditësh vendi vijon me shifra të konsiderueshme infektimi nga covid -19 dhe për këtë shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se vjen si pasojë e uljes së vigjilencës së qytetarëve dhe mosrespektimit të masave nga hapja graduale. Rasti i të infektuarve në QSUT, Brataj e cilësoi papërgjegjshmëri në zbatimin e plotë të masave anticovid.
29 Maj 2020, 12:51 -
Basha takim me bizneset në njësinë 8 në Tiranë: Po falimentojnë për shkak të Ramavirusit (VIDEO)
Basha shprehet se bizneset po shkojnë drejt falimentit dhe nuk janë ndihmuar nga qeveria, pasi Rama nuk ka asnjë plan konkret ekonomik për të nxjerrë nga kriza e pandemisë biznesin e vogël.
29 Maj 2020, 11:46 -
Grupi i artistëve kallëzim në SPAK për Teatrin: Të arrestohen Lleshaj, Veliaj dhe Veliu! Budina: Do të bëjmë një lëvizje të madhe
Në kallëzim kërkohet pezullimi i punimeve dhe vendosja e sekuestros preventive mbi truallin. Gjithashtu ata kërkojnë arrestimin e Lleshajt, Veliut dhe Veliajt me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vrasjes së mbetur në tentativë.
29 Maj 2020, 11:39 -
-
Kapshticë, kapen 195 kg drogë në kamionin me frigoriferë, po udhëtonte drejt Greqisë! Destinacioni final Turqia (VIDEO)
Policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një sasi prej 195 kilogramë kanabis sativa, në një kamion i cili po udhëtonte drejt Greqisë. Në pranga u vu shoferi i kamionit, një 55-vjeçar nga Tirana.
29 Maj 2020, 11:15 -
23 raste me COVID! Mes tyre një ukrainase, iku në Sarandë te partneri i saj se iu mbyll puna në Tiranë! 10 në Mat dhe Lushnje nga vatra e QSUT-së
Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
29 Maj 2020, 11:01