-
Atentati në Tepelenë/ Gjendet makina e autorëve, shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja
Vijojnë hetimet për ngjarjen e një nate më parë në Tepelenë ku mbeti i vrarë Artur Bresha dhe u plagos vëllai i tij. Mësohet se viktima është qëlluar me automatik model ''56'',nga jo më shumë se dy persona.
5 Dhjetor 2019, 09:02 -
-
Rama: Kemi gati listën e ndërtuesve abuzues, po kopsitim dosjet, që KÇK-ja të mos i shfryjë hetimet (VIDEO)
Edi Rama deklaroi se po kopsiten të gjitha dosjet dhe listat me emrat e atyre që abuzuan me ndërtimet dhe do që do të dalin para drejtësisë. Rama tha se dosja po përgatitet mirë në mënyrë që hetimet të mos shfryhen nga KÇK-ja.Të dielën Rama në Stamboll për të mbledhur sa më shumë fonde nga donatorët myslimanë. Rama rikonfirmoi se parametrat kryesorë të buxhetit nuk do të preken. "Ata që ikën në Kosovë të kthehen dhe të akomodohen këtu në hotele. Të vijojnë prishjet pa pushim në Laç, Tiranë dhe Durrës për të hapur kantieret në pranverë".
5 Dhjetor 2019, 07:10 -
Tërmeti/Rama në Porta a Porta: Në Durrës e Tiranë do të ngremë lagje të reja e të bukura (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ishte sonte në mbrëmje në emisionin e mirënjohur në Rai Uno, Porta a Potra të drejtuar nga Bruno Vespa. Kreu i qeverisë shqiptare promovoi mbledhjen e fondeve për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit permes portalit e-albania dhe falenderoi per solidaritetin e veçante te Italisë.
4 Dhjetor 2019, 23:55 -
-
Caka: Dy nivelet e shpërndarjes së ndihmave për të prekurit e tërmeti...çdo lekë i dhuruar nga fondacionet private do bëhet transparent
Në një lidhje direkte për emisionin 'Repolitix" në Report Tv, Caka ka deklaruar se të gjithë janë strehuar në hotele. Në çadra, janë vetëm ato banorë që kanë refuzuar që të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të lidhjes së gjënë e gjallë, apo motive të tjera.
4 Dhjetor 2019, 21:33 -
-
Atentat vëllezërve në Tepelenë, njërin e plagosin me kallash në derë të shtëpisë, tjetrin e marrin dhe e vrasin rrugës (VIDEO)
Fillimisht autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa më pas kanë marrë me forcë në makinë vëllanë e tij, Arturin të cilin e kanë ekzekutuar dhe e kanë hedhur pranë vendit ku ai punonte si roje nate, në një kompani inertesh.
4 Dhjetor 2019, 20:37 -
Nesër miratohet në parlament Buxheti 2020, do të mbulojë pjesën më të madhe të dëmeve nga tërmeti (VIDEO)
Buxheti i vitit 2020 pritet të miratohet në parim nga Parlamenti në seancën e ditës së nesërme. Por drafti që pritet të miratohet do të pësoj ndryshime të konsiderueshme, pasi do të ketë shkurtim të shpenzimeve dhe shtyrje të disa projekteve. Këto ndryshime janë paralajmëruar edhe nga ministrja e Financave Anila Denaj, dhe që të gjitha këto fonde do të kalojnë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.
4 Dhjetor 2019, 19:14 -
-
-
-
-
-
NDIHMA pas tërmetit/ Rama nga Londra: Fola me Trump dhe liderët e tjerë! Ftoj Bashën të ndërtojmë shtëpinë e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama nga Londra në Samitin e NATO-s deklaroi se gjatë takimeve me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Erdogan, por edhe liderët e tjerë të Aleancës ka arritur që ti përfshijë drejtpërdrejt emocionalisht në tragjedinë shqiptare pas tërmetit që mori 51 jetë në Durrës, Thumanë dhe në Tiranë.
4 Dhjetor 2019, 14:46 -
Meta në Gjilan në familjen e vëllëzërve Abazi: Thellësisht i prekur nga humbja e tyre pas tërmetit që goditi Shqipërinë (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta ishte sot në Gjilan ku vizitoi familjen e vëllezërve Isa dhe Shemsedin Abazi të cilët humbën jetën pas tërmetit të 26 Nëntorit, pas shembjes së hotel Tropikal.
4 Dhjetor 2019, 14:31 -
-
-
-
-
