-
-
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Pulë me arra dhe Karamele xhelatinë me fruta
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00.
10 Dhjetor 2019, 14:50 -
-
Korçë- 4 të rinj sirianë në kërkim të një strehe: Po udhëtojmë prej 14 orësh, banorët e zonës na kanë dhënë ushqime dhe rroba (VIDEO)
Gjatë rrugës për në Dardhë grupi i xhirimit të Report tv takoi 4 të rinj sirianë ulur tek një pemë në përpjekje për të gjetur një vend ku të strehohen.
10 Dhjetor 2019, 13:42 -
Rama takon të prekurit nga tërmeti në Shijak, banorja lëshon batuta: Qenke zgjat më duket
10 Dhjetor 2019, 13:12 -
SHBA, 5 mln dollarë për kokat e dy hakerave rusë, përhapës të virusit ‘Dridex’
Maksim Jakubets lideri i hakerave të ‘Evil Corp’ dhe bashkëpunëtori i tij Igor Turashev dyshohet se janë shpërndarësit e virusit ‘Dridex’ i cili kishte si gjah të tij organizata financiare në të gjithë botën.
10 Dhjetor 2019, 12:16 -
Spekuluan për një lidhje me Gent Cakajn, Rea Xhillari fiton gjyqin me 7 portalet/ DOKUMENTI
Rea Xhillari ka fituar gjyqin me 7 portale pas artikujve të publikuar prej tyre, ku shkruhej se vajza e Linda Rames ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
10 Dhjetor 2019, 12:12 -
Mungon Messi, sonte Interi kërkon kualifikimin në Champions ndaj Barcelonës
Interi kërkon sonte kualifikimin në 1/8 e Champions ndaj Barcelonës. Zikaltërit sfidojnë kryesuesit e grupit F që kanë lënë pushim kapitenin Messi. Trajneri Conte kërkon maksimumin nga skuadra e tij. Për të siguruar kualifikimin luajnë edhe Liverpool e Napoli. Po ashtu mbyllen llogaritë edhe në grupet G dhe H.
10 Dhjetor 2019, 11:58 -
Greqia synon të kthehet në ‘Parajsë fiskale', Mitsotakis: Taksë e sheshtë për ultra të pasurit
Programi ekonomik ‘Për të Ardhurit’, parasheh që ata që vendosin të transferojnë vendbanimin e tyre tatimor në territorin Grek - duke investuar të paktën gjysmë milioni euro, t'ju ofrohet një favor - për shumën 100 mijë euro nuk do të ketë asnjë tarifë tatimore.
10 Dhjetor 2019, 11:57 -
Dardha zgjohet nën 'petkun' e bardhë të dëborës, temperaturat në ulje në vend (VIDEO)
Temperaturat e ulëta në vend kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit. Fshati turistik i Dardhës në Korçë është zgjuar mëngjesin e sotëm nën e petkun e bardhë të dëborës.
10 Dhjetor 2019, 11:46 -
-
Padia ndaj Dvoranit/ Meta në Prokurorinë e Tiranës: Rasti tmerrësisht flagrant, prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike
Për rreth një orë presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Meta u shpreh se shpreson se prokuroria do të bëjë punën e vet për hetimin e Ardian Dvoranit pa u ndikuar nga presionet politike. Meta la të kuptohet se sot nuk depozitoi prova të reja, por të mjaftueshme siç i quajti ai, që prokuroria e veprojë ndaj Dvoranit.
10 Dhjetor 2019, 11:26 -
Vullkani në Zelandë/Policia: Në ishull nuk ka asnjë të mbijetuar, të plagosurit në rrezik për jetën (VIDEO)
Pas shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re, autoritetet policore kanë deklaruar se besohet që në kohën e shpërthimit, në Ishullin e Bardhë kanë qenë rreth 50 persona, dhe vetëm 23 prej tyre kanë arritur të evakuohen.
10 Dhjetor 2019, 09:22 -
Konfirmohen në detyrë kandidatja për SPAK, Anita Jella, prokurori Xholi dhe gjyqtari Kurushi! Vettingu 'djeg' ish-kreun e Gjykatës së Tiranës (VIDEO)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Aplit të Tiranës, Genti Xholi dhe gjyqtarin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Klodian Kurushi. Ndërkohë Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është shkarkuar nga detyra. Po kështu në detyrë është konfrimuar në detyrë edhe Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.
10 Dhjetor 2019, 09:19 -
Në Bunk’art 1 rikthehet Festivali XI, artistët që dënoi diktatori Enver Hoxha rrëfejnë kujtimet e tyre
Nata e parë e festivalit të XI nisi sonte në Bunk’Art 1. Protagonistët, si Bujar Kapexhiu dhe Liljana Kondakçi rrëfejnë kujtimet pas 47 vitesh, ndërsa këngët erdhën nën zërin e artistëve të rinj. I ftuar special i mbrëmjes ishte Alban Skënderaj
9 Dhjetor 2019, 22:08 -
Pezullimi nga detyra/ Malaj: 'Tërmet' politik, do e apeloj! Shqipëria mund të paguajë miliona nga vendimet tekanjoze të Ramës
Ndonëse se ky vendim është vetë në formën e pezullimit, ai deklaron në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se nga votimi në Kuvend nuk pret surpriza, teksa bën me dije se do e apelojë në gjykatë.
9 Dhjetor 2019, 22:03 -
Përbënin rrezik/ 10 godina në Institutin e Kamzës do shemben! Bonus qiraje për familjet, kompensim për studentët
Dhjetë godina në Institutin e Kamzës do të shemben pasi paraqesin rrezik për ata që strehohen atje. Më konkretisht bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë si dhe dy godina të tjera ku strehohen studentë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme nga Këshilli Bashkiak i Tiranës i cili vendosi shembjen e tyre pasi paraqiten ndërtesa të paqëndrueshme.
9 Dhjetor 2019, 20:40 -
-
3, 2, 1...Ndizen dritat e pemës te Sheshi 'Skënderbej' (VIDEO)
Dritat e ndezura të festave, rrugët e mbushura me njerëz dhe të qeshurat e fëmijëve i dhanë një pamje kryeqytetit, i cili që pas 26 nëntorit ka përjetuar ankth, trishtim dhe frikë nga tërmeti që ndryshoi gjithçka në 30 sekonda.
9 Dhjetor 2019, 19:22 -
Pallati i Marsidës trondit sërish Kavajën/ Pronari i lokalit vret klientin me plumb pas koke pas sherrit, të dy të dehur
Një vrasje me armë gjahu ka tronditur Kavajën mbrëmjen e sotme. Pas 7 orësh duke pirë në lokal, nën efektin e alkoolit pronari ka qëlluar me çifte klientin pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është Marius Ismaili 26-vjeç, ndërsa autori është Xhevdet Lecini 60-vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 në Kavajë në katin e parë të pallatit, ku banon Marsida Qatja.
9 Dhjetor 2019, 18:16 -