-
-
-
-
-
Mbi 100 të helmuar në Bulqizë, Prefekti apel banorëve: Mos konsumoni ujë nga çezma(VIDEO)
Ka shkuar në mbi 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm. Mes qytetarëve të helmuar ka burra, gra dhe fëmijë të cilët janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku. Banorët e lagjes së 'Qytetit të Vjetër' janë lajmëruar të mos konsumojnë ujë nga çezma. Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu ka deklaruar se analizat e deri më tanishme thonë se shkaku i helmimit nuk është uji megjithatë në vijim do kryhen analiza akoma më të specializuara për të vërtetuar këto dyshime.
6 Maj 2019, 09:52 -
-
Rezervat valutore të Shqipërisë arrijnë 3.4 miliardë euro, mjaftojnë për 7 muaj importe
Një vit më parë, rritja e rezervave ishte minimale me vetëm 1.7% edhe për shkak të zhvlerësimit të valutave. Këto rezerva janë të mjaftueshme që në rast të një krize të paparashikueshme, të arrijnë të mbulojnë 7 muaj importe.
6 Maj 2019, 08:35 -
I shkrumbojnë makinën në 48-vjetorin e lindjes/ Kryetari i PS në Elbasan: S'kam konflikte(VIDEO)
Gjatë natës në lagjen " 5 Maji" në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të Xhevahir Budanit, kryetar i Partisë Socialiste në Elbasan, i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Vetë Budani është shprehur në polici se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka dyshime lidhur me autorët.
6 Maj 2019, 07:50 -
Shkon në 41 numri i viktimave nga shpërthimi i avionit në Moskë, mes tyre dhe 2 fëmijë (VIDEO)
Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve pas shpërthimit në flakë të një avioni në aeroportin e Moskës. Pas uljes në aeroport ai shpërtheu në flakë. CNN raporton se mes viktimave janë edhe dy fëmijë.
6 Maj 2019, 07:36 -
-
-
-
-
Bashkia e Tiranës nderon Organizatën e Dëshmorëve të LANÇ, Veliaj: Vlerësim për vlerat patriotike (VIDEO)
Bashkia e Tiranës ka nderuar sot sakrificën e bërë nga gjithë ata të rinj dhe të reja që në momentet më të vështira dhe kritike për të ardhmen e vendit tonë u ngritën dhe luftuan kundër pushtuesit nazifashist.
5 Maj 2019, 14:24 -
-
Rama: Nuk mund të ngatërrohet lufta Anti-Fashiste me gjakun e pafajshëm të derdhur nga regjimi
Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me shoqatat e veteranëve ka folur krimet gjatë Luftës dhe regjimit diktatorial duke thënë se ka dallim të qartë mes tyre. Kryeministri ka thënë sot se ka një vijë ndarëse mes ngjarjeve të Luftës Anti-Fashiste, dhe asaj që ndodhi pas Luftës me regjimin diktatorial.
5 Maj 2019, 12:00 -
'Shqipja gjuhë e dytë'/ ARRSH përplasje me policinë bashkiake për tabelat, kallëzim penal për bashkinë e Finiqit (VIDEO)
Policia dhe ARRSH kanë hequr gjatë natës tabelat e rrugëve në bashkinë Finiq, pasi ishin në kundërshtim me ligjin dhe gjuhën shqipe e vendosnin si gjuhë dytësore. Gjatë këtij aksioni policia bashkiake e Finiqit ka kundërshtuar ARRSH, por këta të funidt kanë çuar deri në fund aksionin e tyre dhe madje kanë bërë një kallëzim penal për Bashkinë e Finiqit.
5 Maj 2019, 10:35 -
-
-
Kryeministri Edi Rama poston video nga transformimi i fshatit piktoresk
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku duket transformimi i fshatit Dukat të Vlorës. Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën, e në perëndim laget nga deti Adriatik e ai Jon.
5 Maj 2019, 08:32 -
Kush e beson LSI? Ja 47 premtimet e pambajtura në qeverisje me PD
Shqiptarja.com sjell në vëmendje 47 premtimet më të bujshme të LSI në zgjedhjet parlamentare të 2009, nga të cilat nuk ka mbajtur qoftë edhe një, qoftë edhe pjesërisht. Një tjetër tregues që konfirmon premtimet boshe është fakti se, shumë premtime të rëndësishme që LSI i ka bërë në 2009, i ka përsëritur dje në rezolutën e Konventës.
5 Maj 2019, 07:46
