-
Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, mbyten tre anëtarë të një familjeje malazeze dhe i riu që tentoi t'i shpëtojë
Një trup është gjendur, ndërkohë që vijon puna për kërkimin e tre trupave të tjerë. Në varkën e cila u përmbyt për shkak të një stuhie, mësohet se gjendeshin në total 9 persona. 5 prej tyre duke notuar, kanë arritur të shpëtojnë dhe të dalin në breg.
3 Shkurt 2019, 19:29 -
Moti me erë të fortë në Tiranë rrëzon pemët, Veliaj-qytetarëve: Tregoni kujdes (FOTO)
Edhe pse një kohë më e ngrohtë se ditët e tjera, e diela në Tiranë po shoqërohet me erë të fortë, çka në disa raste ka shkaktuar edhe probleme për lëvizjen e qytetarëve. Era e fortë ka bërë që disa pemë apo degë të tyre të bien, duke u bërë edhe një rrezik potencial për njerëzit dhe automjetet e parkuara në rrugë.
3 Shkurt 2019, 17:13 -
'Unaza e Re', Veliaj-Metës: Zhgënjim nëse shkojmë nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë, mos saboto Tiranën
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka informuar presidentin Ilir Meta se Bashkia ka miratuar bonus qiraje për familjet e prekura nga projekti i Unazës së Re dhe që kanë ndërtuar shtëpitë pa leje. Ai shton se kundërshtuesit e projektit janë vetëm një grup i vogël të ardhur nga grupseksionet e dhunshme të PD në Kamëz.
3 Shkurt 2019, 17:04 -
'Veliaj nuk i ndahet offshoreve', PD publikon dokumentet: Ja kush është kompania e paracaktuar që do të marrë parkingjet publike të Tiranës
Partia Demokratike akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se ka dhënë parkingjet publike të Tiranës kompanisë Pay and Go shpk, që sipas saj është offshore dhe e regjistruar në parajsë fiskale.
3 Shkurt 2019, 16:14 -
Shpërthen bombola e gazit, flakët përfshijnë një banesë në qytetin e Fierit (VIDEO-FOTO)
Flakët e zjarrit janë neutralizuar në sajë të ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse . Mësohet se shkak për rënien e tij ka qënë pikërisht bombola e gazit që ndodhej në ballkonin e shtëpisë ku banonte familja prej tre personash.
3 Shkurt 2019, 12:18 -
Dy vite pa Dritëroin, Sadije Agolli: E gjithë jeta në një muze (Intervista e plotë)
Sot dy vite pa shkrimtarin Dritëro Agolli. Për herë të pare, në një rrëfim ekskluziv për “Report TV”, Sadije Agolli rrëfen jetën e saj pranë Dritëroit shkrimtar, politikan, bashkëshort dhe prind. Ndalet edhe tek propozimi i Bashkisë së Tiranës, që shtëpia ku ata kanë kaluar rreth 45 vite të kthehet në muze.
3 Shkurt 2019, 12:16 -
Vdiq nga virusi i derrit, mjekja: S'kemi konfirmim, 48-vjeçari kishte grip të zakonshëm
Viktima është një 48-vjeçar nga qyteti i Elbasanit, i cili ishte shtruar në Sanatorium prej ditës së mërkurë të kësaj jave, ndërsa mëngjesin e sotëm raportohet se ka ndërruar jetë. Aktualisht te Sanatoriumi janë të shtruar edhe tetë persona të tjerë të prekur nga gripi, gjendja e të cilëve raportohet se është e stabilizuar.
3 Shkurt 2019, 11:46 -
INTERVISTA/ Flet drejtori Andi Ballta: Linda Rama nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është aksionere te ABI Bank
'Për mëse dy vjet, ABI Bank është bërë objekt i lajmeve të rreme të motivuara nga qëllime politike, konkurrencës së pandershme apo gjobaxhinjve të rëndomte mediatikë. ABI Bank deri tani nuk u është përgjigjur lajmeve të tilla të rreme me trillime absurde, për të ruajtur dinjitetin e sistemit bankar, klientelës dhe punonjësve' shprehet drejtori i ABI Bank, Andi Ballta.
3 Shkurt 2019, 11:32 -
Rama 'thumbon' Berishën nga Berati, pyet biznesmenin: Ti me vizat amerikane nuk ke probleme? (VIDEO)
Kryeministri ka vizituar një tjetër sipërmarrje të ndihmuar me financim nga shteti, duke kërkuar që të rriten pagat për punonjësit në kushtet kur qeveria ka ulur taksat për disa kategori biznesesh
3 Shkurt 2019, 10:22 -
-
-
-
Masakra e 4 shkurtit ‘44/ Si u përdor për të kryer masakrën e gjyqit special prill ‘45
Bujë për 4 shkurtin, heshtje për 3 shkurtin. Artikuj të Ymer Dishnicës, Sejfulla Malëshovës, Nako Spirut. Fryrja e numrit të të vrarëve dhe fati i katër atentatorëve guerrilierë të PKSH. Surpriza e një dëshmitari të masakrimit të tyre.
3 Shkurt 2019, 08:12 -
-
Todi Dallta/ Ikonografi voskopojar, që Sigurimi i Shtetit i rrëmbeu gjithë veprat
Historia e trishtë e ikonografit voskopojar i lindur më 1875 dhe i ndarë nga jeta më 1962. Vitet e vështira nën regjimin komunist dhe përndjekjet nga Sigurimi i Shtetit. Si ia përvetësuan 200 vepra me karakter fetar dhe laik pas vdekjes.
3 Shkurt 2019, 07:58 -
-
-
Ermonela Jaho 'ndez' zemrën e 'Royal Opera House' në Londër
Sopranoja me origjinë shqiptare Ermonela Jaho mahnit sërisht në Royal Opera House në Londër. Artistja përballon tre aktet e veprës plot klas dhe ndjenjë, aq sa sensi autentik i dhimbjes dhe perceptimi i Violetës së Verdit, kthehet në një lojë të rafinuar.
2 Shkurt 2019, 21:14 -
Dalin pamjet e vrasjes së ish-oficerit Arben Bilali, ja si autorët zbrazën kallashnikovin nga një 'Benz' në lëvizje
Zbulohen pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat kanë fiksuar momentin e ekzekutimit të ish-oficerit Arben Bilali në Tiranë tre ditë më parë. Autorët kanë qëlluar nga një automjet tip "Mercedes Benz S" i zi dhe me targa të falsifikuara, teksa ka qenë në lëvizje. 14 plumba janë zbrazur nga një armë zjarri kallashnikov mbi trupin e 50-vjeçarit, të cilit disa vite më parë i kanë ekzekutuar edhe dy vëllezër.
2 Shkurt 2019, 19:55 -
Skandal në Vlorë, gjyqtari anulon një supergol të rregullt të Flamurtarit, FSHF favorizon Kukësin dhe cenon kampionatin (VIDEO)
Mbrojtësi i kuqezinjve shënoi një gol spektakolar me roveshatë duke mos shkaktuar asnjë faull, por që për gjyqtarin Sokoli ishte krejt e kundërt duke i mohuar golin vendasve ç’ka solli një acarim të drejtë të lojtarëve të Flamurtarit nga të cilat përfundon i ndëshkuar me të verdhë Ribaj.
2 Shkurt 2019, 19:45 -
