-
-
-
-
-
Bashkia e Tiranës nderon Organizatën e Dëshmorëve të LANÇ, Veliaj: Vlerësim për vlerat patriotike (VIDEO)
Bashkia e Tiranës ka nderuar sot sakrificën e bërë nga gjithë ata të rinj dhe të reja që në momentet më të vështira dhe kritike për të ardhmen e vendit tonë u ngritën dhe luftuan kundër pushtuesit nazifashist.
5 Maj 2019, 14:24 -
-
Rama: Nuk mund të ngatërrohet lufta Anti-Fashiste me gjakun e pafajshëm të derdhur nga regjimi
Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me shoqatat e veteranëve ka folur krimet gjatë Luftës dhe regjimit diktatorial duke thënë se ka dallim të qartë mes tyre. Kryeministri ka thënë sot se ka një vijë ndarëse mes ngjarjeve të Luftës Anti-Fashiste, dhe asaj që ndodhi pas Luftës me regjimin diktatorial.
5 Maj 2019, 12:00 -
'Shqipja gjuhë e dytë'/ ARRSH përplasje me policinë bashkiake për tabelat, kallëzim penal për bashkinë e Finiqit (VIDEO)
Policia dhe ARRSH kanë hequr gjatë natës tabelat e rrugëve në bashkinë Finiq, pasi ishin në kundërshtim me ligjin dhe gjuhën shqipe e vendosnin si gjuhë dytësore. Gjatë këtij aksioni policia bashkiake e Finiqit ka kundërshtuar ARRSH, por këta të funidt kanë çuar deri në fund aksionin e tyre dhe madje kanë bërë një kallëzim penal për Bashkinë e Finiqit.
5 Maj 2019, 10:35 -
-
-
Kryeministri Edi Rama poston video nga transformimi i fshatit piktoresk
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku duket transformimi i fshatit Dukat të Vlorës. Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën, e në perëndim laget nga deti Adriatik e ai Jon.
5 Maj 2019, 08:32 -
Kush e beson LSI? Ja 47 premtimet e pambajtura në qeverisje me PD
Shqiptarja.com sjell në vëmendje 47 premtimet më të bujshme të LSI në zgjedhjet parlamentare të 2009, nga të cilat nuk ka mbajtur qoftë edhe një, qoftë edhe pjesërisht. Një tjetër tregues që konfirmon premtimet boshe është fakti se, shumë premtime të rëndësishme që LSI i ka bërë në 2009, i ka përsëritur dje në rezolutën e Konventës.
5 Maj 2019, 07:46 -
-
'Vetëvendosja' nis aksionin në Shqipëri me protestë kundër vizitës së Vuçiç: Nuk është i mirëpritur
Përmes një njoftimi në faqen e tyre në rrjetet sociale drejtuesit e 'Vetëvendosjes' në Tiranë theksojnë se protesta do të zhvillohet kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili nuk është i mirëpritur në Tiranë.
4 Maj 2019, 18:41 -
Rrushi në sera në Fier/ Fermeri: E nisëm si eksperiment, rezultoi e suksesshme
Kultivimi i rrushit në sera është një nismë jo e përhapur në Shqipëri. Por një fermer nga fshati Verbas i Fierit ka eksperimentuar dhe ka kultivuar rrush në sera, gjë e cila ka rezultuar e suksesshme për ta. Qëllimi i tyre është tregu i jashtëm.
4 Maj 2019, 17:02 -
Ralf Gjoni në Kuvend/ Mehmetaj e ashpër: S'janë tanët, dolën pa dinjitet, manekinë të Ramës
Sot u zhvillua në Tiranë Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa për të komentuar aktualitetin politik dhe aksionin opozitar ishte e ftuar në studion e Report Tv ish-deputetja Kejdi Mehmetaj.
4 Maj 2019, 16:50 -
Kapet shkodrani i grupit 'Lici', e fundosi gjurma e gishtit, dyshohet vrasës (Momenti i arrestimit)
Operacioni te Komuna e Parisit nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me RENEA-n, FNSH dhe forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. I arrestuari është Barush Bregu 33 vjeç, ndërsa Report Tv ka siguruar foton e të riut që është prangosur mesditën e sotme dhe akuzat me të cilat do të përballet. Report Tv publikon pamjet e momentit të arrestimit të dy shkodranëve, të cilët ranë në pranga, pasi policia bllokoi zonën për dy orë.
4 Maj 2019, 15:14 -
Horsenation: 600 kilometra mbi kuaj përmes bukurive të Shqipërisë
Çfarë ndodh kur dy kalërues të zakonshëm vendosin të përshkojnë 600 kilometra mbi kalë nëpër një prej vendeve më pak të njohura të Europës? Njihuni me Ashley dhe Quentin, të cilët na tregojnë aventurën e tyre në Shqipëri.
4 Maj 2019, 15:13 -
Politico/ Macroni- Haradinajt: Nuk jeni në pozitë të kërkoni asgjë
Pas përpjekjeve (dhe dështimit) për orë të tëra për të stimuluar dhe inkurajuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj që të pranojë një kompromis për të zbutur mosmarrëveshjen e përkeqësuar të vendit të tij të vogël me Serbinë, presidenti francez u bë i drejtpërdrejtë.
4 Maj 2019, 15:05 -
Kryemadhi: Si doktoreshë dhe si fallxhore parashikoj të ardhmen e Shqipërisë pa Ramën kryeministër
"LSI është si doktori që do të shërojë të sëmurin e përhershëm, për të shëruar sëmundjen kronike që Shqipëria ka 30 vjet në tranzicion që e kalon, edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë, të ndritur të begatë, pa Edi Ramën kryeministër", tha Kryemadhi në fjalën e saj në Konventën Kombëtare të LSI-së.
4 Maj 2019, 12:29 -
BERZH-BE 100 mln euro për turizmin, Rama: Pa mbështetjen e tyre Shqipëria nuk do ishte e njëjta
100 milionë euro do të jepen nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim për të mbështetur turizmin në Shqipëri. Kryeministri përshëndeti këtë projekt që do të aplikohet në katër zona (Berat, Korçë, Fier dhe Shkodër).
4 Maj 2019, 12:21