-
-
-
-
-
-
-
-
-
'Sheh diçka, thuaj diçka', nisma e veçantë e prefektit të Shkodrës për të triumfuar ndaj krimit! Lidhet 'pakti' Polici-Komunitet
“Sheh diçka, thuaj diçka” është nisma më e re që ministria e Brendshme ka ndërmarrë me qëllim luftën ndaj krimit me partner qytetarët. Fushata nis nga Shkodra me iniciativë të Prefektit të Qarkut dhe me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore Rajonale.
3 Maj 2019, 19:46 -
Basha censuron median edhe në ditën e lirisë së medias
PD-ja e Bashës ka hartuar një ‘black list’ me mediat që i quan “armike”, pikërisht siç ndodhte në kohërat më të errëta të Sali Berishës. E ku është këtu liria e shtypit, si shtylla kryesore e demokracisë, që Basha premton, madje, ta forcojë kur të bëhet kryeministër?
3 Maj 2019, 18:51 -
Vrasja në ish-bllok, lirohet Ervis Martinaj me 7 akuza! Mjaftoi garancia 5 milionë lekë (VIDEO)
Pas shtatë muajsh nga ngjarja e bujshme në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë një person, ka fituar lirinë nga qelia, Ervis Martinaj. Personi i cili mbeti i plagosur në një përplasje me armë brenda një lokali në bllok, ka fituar lirinë pas një garancie pasurore në vlerën e 5 milionë lekësh të rinj. Tre prokuroret Anisa Qilimi, Artan Lulo, Kreshnik Ajazi kundërshtuan vendimin duke kërkuar që të mbetet në fuqi masa arrest me burg.
3 Maj 2019, 17:22 -
-
-
Po i çonte me çantë në Gjermani, të riut i bllokohen 100 mijë euro në Murriqan (EMRI+FOTO)
Gjatë kontrolleve të kryera nga policia kufitare në pikën e kalimit në Murriqan, janë sekuestruar një shumë monetare e një vlere prej 100 000 eurove të padeklaruara të cilat transportoheshin nga Adrian Qose 35-vjeç.
3 Maj 2019, 14:50 -
-
Ndryshimet e Kodit/ 3 vjet burg kush bllokon rrugët! 10-15 vjet atyre që cenojnë sigurinë ushqimore
Kush bllokon rrugët rrezikon burg deri në 3 vite, ndërsa kush prodhon a tregton ushqime të pa sigurta, mund ta pësojë deri në 15 vite burgim. Këto janë disa nga ndryshimet e Kodit Penal që propozon mazhoranca, draftin e plotë të së cilëve ka siguruar Report TV. Armët pa leje 15 vjet, deri në 5 vjet burg për dhunën në sport
3 Maj 2019, 13:39 -
-
Haradinaj u jep garanci gjermanëve për heqjen e vizave: Nuk do ju sjellim kriminelë, por...
Një çështje tjetër që prek "Die Welt" me kryeministrin e Kosovës është liberalizimi i vizave, si edhe largimi i njerëzve të kualifikuar nga Kosova. Haradinaj: "Liberalizimi i vizave do të ishte për të gjitha vendet një përfitim -për klientë, studentë, sportisë, afaristë dhe më shumë. Ne mund të garantojmë, që nuk vijnë kriminelë.
3 Maj 2019, 12:34 -
10 vjet nga vrasja e ish-deputetit Xhindi, Balla: Jemi në rrugën ku ti ëndërroje të shkoje, krimi do zbardhet(VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ishte ditën e sotme në Roskovec, në ceremoninë e 10-vjetorit të vrasjes së ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi. Nga kjo ceremoni, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë vrasjen e Xhindit.
3 Maj 2019, 12:32 -
Në Gjykatë me rrobat që kreu krimin/ Burri vrasës: Gruaja më tradhtonte, i dashuri i saj u hodh nga dritarja (VIDEO)
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Hoxhën, 63-vjeçarin nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta Hoxha. Autori Hoxha ka thënë përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja.
3 Maj 2019, 10:58 -
Nga gëzimi familjar në mort/ Vdes gruaja, bashkëshorti i saj dhe 4 të tjerë të plagosur rëndë (VIDEO)
Një person ka humbur jetën, e ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Peqin. Viktima është Fatime Braho, 50-vjeç, e ndërsa edhe bashkëshorti i saj, Gëzim Braho është në gjendje të rëndë. Të plagosurit e tjerë janë Ismail Hoxhallari, Kamber Beqiri, Florant Hoxhallari, Kristian Hoxhallari. Nga informacionet paraprake mjeti tip “Toyota” ka kryer parakalim të gabuar.
3 Maj 2019, 10:38