-
-
-
-
Nis shtrimi i rrugës së Torovicës, Rama lule 'politike' banorit, zbulon se për kë ka votuar
Pas 25 vitesh ka nisur të shtrohet rruga e Torovicës. kryeministri Edi Rama inspektoi punimet nga afër, ku në prani të banorëve tha se rruga do të jetë e përfunduar për krishtlindje. Kreu i qeverisë u prit me një buqetë me lule nga banorët e zonës, por zgjodhi t'ia japë një zotërie të pranishëm.
6 Prill 2019, 11:27 -
Bypassi i Fierit i 'bllokon' shtëpitë, banorët në protestë: Duam nënkalim (VIDEO)
Banorët thonë se u bllokohet rruga për të shkuar në banesën e tyre, dhe kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi. Këtë të shtunë disa prej tyre protestuan, ndërsa në mbështetje të tyre doli edhe kryetari i Partisë Demokratike Luan Baçi.
6 Prill 2019, 11:12 -
Telerepublika dhe disa probleme të Kinematografisë sonë
Para thuajse tre vjetësh, tentova pa sukses të hap debatin mbi disa probleme, në mendimin tim thelbësore, të kinematografisë dhe audiovizualit shqiptar. Jo vetëm debati nuk u hap, por si reagim të vetëm mora një çarçaf balte mediokrish shpifarake që vegjetojnë rrjeteve “sociale” dhe arrita të ndjej asokohe por edhe aktualisht, një intensifikim të të gjitha praktikave aberrante e jo ligjore, për mendimin tim kriminale ndaj artit kinematografik dhe audiovizualit.
6 Prill 2019, 11:06 -
Dëborë pranvere në Theth, banorët të bllokuar prej 10 ditësh (VIDEO)
Pavarësisht se jemi në muajin Prill dhe zyrtarisht jemi në stinën e pranverës e njëjta gjë nuk mund të thuhet për zonën e Thethit, e cila vijon të jetë e bllokuar në njërin segment të saj. Aksi Qafë Thore – Theth, vijon të jetë i pushtuar nga dëbora.
6 Prill 2019, 10:58 -
Lame merr 'pronat' në dorë! Braçe: Qytetarët të mos paguajnë ryshfet për asgjë
Artan Lame mori sot në dorë të gjitha institucionet që menaxhojnë pronat në Shqipëri. Zëvendëskryeministri Brace e prezantoi atë në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, që bashkon Hipotekat e ALUIZNI-t. Numri dy i qeverisë i kërkoi qytetarëve që të mos paguajnë ryshfet për asnjë shërbim. Lame: Reforma jonë në harta, shërbime dhe tek punonjësit tanë
6 Prill 2019, 10:32 -
-
-
SKANDALI/ Rektori i UBT tender gjysmë milion euro për një mur dhe një portë hekuri që nuk ekziston (DOKUMENTI)
Sipas dokumentave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
5 Prill 2019, 18:50 -
Basha bën gati kandidatët për kryebashkiakë? ''Qe neser formularet online per seleksionimet''
Lideri demokrat deri tani ka lënë të kuptohet se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit me Edi Ramën kryeministër duke kërkuar më parë zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie kalimtare. Por, sot Lulzim Basha ka dhënë sinjale se opozita po përgatitet për zgjedhjet lokale, pavarësisht deklaratave.
5 Prill 2019, 18:34 -
Do marr gjakun e të vrarëve në Zelandën e Re! Shqiptari i bashkohet ISIS dhe zbulohet nga informatori i FBI
Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në SHBA pas dyshimeve se ai i ishte bahskuar ISIS-it, dhe kishte planifikuar për të bërë sulme terroriste, si kundërpërgjigje ndaj sulmit kundër myslimanëve në Zelandën e Re.
5 Prill 2019, 18:09 -
U shpërtheu granata teksa luanin/ Vdes 11-vjeçari, motra e tij e plagosur me helikopter drejt Tiranës
Një djalë 11-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që motra e tij 9-vjeçare, është plagosur rëndë në fshatin Koçaj, në Bulqizë pasi ishin duke luajtur me një granatë e cila ka shpërthyer.
5 Prill 2019, 15:39 -
PD del dy herë huq me Ramën për t'i zënë pritë në Kukës
Militantët demokratë tentuan dy herë të blokojnë kreun e qeverisë gjatë vizitës në Kukës, por nuk ia arritën. Pas njoftimit se Rama do të udhëtonte në Kukës, militantët e opozitës ne kryetarin e bashkisë në krye udhëtuan drejt Rrugës së Kombit me pankarta në duar për t'i bllokuar rrugën, por kreu i qeverisë arriti në qytetin verilindor me helikopter dhe takimin e zhvilloi në aeroportin Kukësit.
5 Prill 2019, 14:28 -
DETAJET/ Si do të funksionojë shoqëria shtetërorë për ruajtjen fizike 'Illyrian Guard'
Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj ka dhënë detaje se si do të funksionojë shoqëria tregtare “Illyrian Guard”, e para kompani 100 % në pronësi të shtetit. Një kompani shtetërore e ruajtjes së sigurisë fizike të personave dhe pronave shtetërore, me punonjës të Policisë së Shtetit.
5 Prill 2019, 14:13 -
Shkrimtarët flasin për situatën politike në vend, Primo Shllaku dhe Lazër Stani: Të reagojnë intelektualët
Shkrimtarët Primo Shllaku dhe Lazër Stani analizojnë situatën politike ku gjendet vendi ynë sot. Ata mendojnë, se gjendja është alarmante. Prandaj të gjitha palët duhet që të reflektojnë sa nuk është vonë. Ndërsa, u bëjnë thirrje intelektualëve, që të mos tregohen indiferent.
5 Prill 2019, 13:49 -
-
Mazniku: Shkollën e kërkuan banorët në Kodër-Kamëz, ndërtohet në truall privat
Shkolla e re moderne që do të ndërtohet për të gjithë fëmijët e Njësisë 11 në Kodër Kamëz nuk prek asnjë pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, as godinat aktuale dhe as konceptin e kampusit universitar.
5 Prill 2019, 13:06 -
Pusetat që po rrezikojnë të 'hanë' kokat e banorëve: Si shpëtoi djali me nusen dhe fëmijët (VIDEO)
Në një vëzhgim të lirë të bërë nga gazetari i Report TV, rreth 55 puseta u mungojnë kapakët dhe janë zëvendësuar nga goma makinash për të shmangur aksidente me pasoja të rënda. Sipas banorëve, shkak për këtë është bërë jo vetëm vjedhja, por cilësia e dobët e tyre, fakt i pranuar edhe nga vetë kompania që ka ndërtuar rrugën.
5 Prill 2019, 12:28 -
Incident në Tiranë! Ministri serb nuk pranon që homologu i Kosovës të ulet në tryezën e OKB-së (VIDEO)
Konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë kanë zbritur edhe në Tiranë, ku u mbajt konferenca rajonale për Klimën. Delegacioni serb nuk ka pranuar që të ulet në të njëjtën tryezë me palën kosovare, pasi Kosova nuk është anëtare më të drejta të plota në OKB. Sipas ministrit Klosi, Kosova është ftuar nga Shqipëria, ndërsa ministri Kosovar Fatmir Matoshi theksoi se aty ku flitet për problemet e Ballkanit duhet të jetë edhe Shqipëria.
5 Prill 2019, 11:43