-
VIDEO-Ekskluzive/ Ja si u qëllua me breshëri anëtari i bandës së Llanajve në Vlorë
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të atentatit ndaj Mikel Mehmetit, ku mbeti i plagosur. Autorët qëlluan dy herë me breshëri drejt makinës që po drejtohej nga Mehmeti për t'u siguruar se e kanë ekzekutuar, por fatmirësisht ka arritur që të mbijetojë. Mikel Mehmeti është nga Selenica, dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave.
1 Shkurt 2019, 12:30 -
-
-
Vrasja e ish-policit Bilali në Tiranë, familja Xhabafti:S'kemi lidhje,i kemi mbyllur konfliktet
Report Tv zbardh dëshminë e katër anëtarëve të familjes Xhabafti që u mor në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen e ish-policit Arben Bilali para dy ditësh në kryeqytet. Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima.
1 Shkurt 2019, 09:26 -
-
-
Fjalori në Kuvend, Rama: Ndjesë! Kush fle me qenin, ngrihet me pleshta! Berisha kufomë politike (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas fjalorit sot në Kuvendin e Shqipërisë në debatin mes tij dhe Sali Berishës. Kreu i qeverisë kërkon ndjesë për sëkëlldinë që është krijuar, ndërsa e cilëson Sali Berishën si kufomë politike.
31 Janar 2019, 22:23 -
-
Raporti mbi korrupsionin në Shqipëri/ OSBE: Keqardhje që prirja pozitive u përmbys dhe u përkeqësua
Transparency International publikoi rezultatet e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë në vend të 99-të mes 180 vendeve dhe territoreve të përfshira në këtë indeks.
31 Janar 2019, 21:24 -
-
'Pa gjurmë'/ Dhunonte gruan në prani të fëmijës 4 vjeç, familja nga Pogradeci rrëfen dramën e bijës që tentoi vetëvrasjen nga i shoqi kumarxhi
Në emisionin "Pa gjurmë", këtë herë erdhi e rrëfyer historia e trishtë e familjes Berberi nga Pogradeci ku nëna Shpresa rrëfeu dramën e jëtës së historisë së familjes së tyre. Si vajza e saj e madhe Ornela, pas divorcit me të shoqin, pësoi një traumë të madhe ndërsa disa herë ajo ka tentuar dhe vetëvrasjen.
31 Janar 2019, 20:56 -
-
-
-
Artan Hoxha: Sali Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në SHBA
DASH ka miratuar listën e re të zyrtarëve shqiptarë që u është ndaluar hyrja në SHBA. Në këtë listë përflitet se është përfshirë edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, ndërsa kryeministri Rama në Kuvend i ka drejtuar pikërisht këtë pyetje. Vetë ish-kryeministri e mohon. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha u shpreh se sipas burimeve, Berisha është në listë së bashku me familjen. Tashmë pritet që Departamenti i Shtetit të publikojë listën për të konfirmuar nëse ish-kryeministrit Sali Berisha i është refuzuar viza apo i është ndaluar hyrja në SHBA.
31 Janar 2019, 16:52 -
Aksident në aksin Elbasan –Peqin, tre persona të lënduar, një në gjendje të rëndë në Tiranë (FOTO)
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjocajve. Një mjet tip "Audi" është përplasur me mjetin tip "Benz" dhe si pasojë një 58-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
31 Janar 2019, 16:44 -
Debate të ashpra në Kuvend/ Rama: Familjes time i ha ato që nuk thuhen. Berisha: Je fundërrinë (VIDEO)
Përplasje të forta në Parlament mes kryeministrit Edi Rama dhe parardhësit të tij Sali Berisha. Ish-kryeministri akuzoi bashkëshorten e Ramës se është aksionere në një bankë private në vend, por Rama e mohoi një gjë të tillë. Berisha insistoi duke pretenduar aksione në offshore. Në këtë pikë debati arriti pikun dhe Rama iu drejtua Berishës me fjalë të rënda duke i thenë se gruas dhe familjes së tij i ha ato që nuk thuhen...
31 Janar 2019, 13:05 -
-
Fshehu dënimin në Itali/ Prokuroria pushon hetimet për ish-deputetin e LSI, Gledion Rehovica kërkon rikthimin në Kuvend
Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica kërkon nga gjykata mandatin e tij për tu rikthyer në parlament. Report Tv ka siguruar një vendim ku Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për Rehovicën me argumentin se Italia ka sjell përgjigje se ai ska qenë asnjëherë i dënuar atje edhe me emrin Mina Kusta të përdorur nga ish-depueti emigrant në vitin 1999.
31 Janar 2019, 10:38 -
Vlorë/ Drejtori i Mjedisit 'fluturon' në ajër me 'Benz' dhe përplas 11 makina të parkuara (VIDEO)
Një aksident masiv ka ndodhur gjatë orëve të natës në Vlorë ku një automjet tip "Benz" ka humbur kontrollin pasi lëvizte me shpejtësi të lartë, dhe ka marrë përpara automjetet e tjera të parkuara. Makina drejtohej nga Kreshnik Lilaj, drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë.
31 Janar 2019, 00:14 -
I plagosur në mes të borës në Koplik, bariu transportohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO+FOTO)
25 vjeçari kishte rënë nga një lartësi rreth 100 m në malin e fshatit Shkembaj. U transportua drejt Spitalit të Traumës nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësorë, ku është dhe jashtë rrezikut për jetën.
30 Janar 2019, 20:01