-
Talenti se la në baltë/ Historia e shqiptarit Andrea Nasto, nga puna e krahut në Operën Mbretërore në Suedi: Do këmbëngul derisa të vdes! (Foto+Video)
Andrea Nasto është bërë personazhi kryesor i mediave greke për modelin e tij të suksesit. Nasto ka nisur të punojë kamarier, shitës karburanti, punë krahu e kopështari, por kurrë se harroi pasionin e tij për muzikën. Pasi fitoi një provim, ai tashmë është pjesë e Operës Mbretërore të Suedisë dhe këndon në hollin e Hotelit Britania e Madhe.
19 Janar 2019, 12:41 -
-
-
Indi/ Fqinjët refuzuan t’a ndihmojnë, djali çon të ëmën në varreza me biçikletë, 17-vjeçari bën 5 kilometra zbathur (VIDEO)
Dalit, ose siç njihet ndryshe sistemi i kastës në Indi ka më shumë se 3 mijë vite që është aktiv. Fqinjët refuzuan ta ndihmojnë djalin për shkak të sistemit të kastës që diskriminon njerëzit në bazë të pasurisë.
19 Janar 2019, 10:10 -
Bayern Mynih 3 pikë larg kreut, mposht 3-1 Hoffenheim (GOLAT)
Bayerni i Mynihut e nis vitin me fitore dhe i afrohet në vetëm 3 pikë Dortmundit kryesues. Bavarezët mposhtën 3-1 në transfertë Hoffenheim në ndeshjen e parë të javës së 18-të të Bundesligës. Sot zbret në fushë Dortmundi kryesues që përballet me Lajpcig.
19 Janar 2019, 09:31 -
‘Heronjtë’ e ajrit, pilotët e Forcës Ajrore tregojnë ndjesitë e operacioneve të vështira: Na emocionon fakti që do shpëtojmë jetë (VD)
Video është publikuar në rrjetet sociale nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shkrun se puna e stafit të Forcës Ajrore është krenari për të gjithë.
19 Janar 2019, 09:06 -
-
“Hiqni taksën për produktet serbe”, Vuçiç paralajmëron BE-në: Ndikoni tek Prishtina, do kemi probleme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndikojë më fuqishëm te Prishtina për heqjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia. Në një konferencë për media në Beograd, Vuçiç kërkoi nga Prishtina që të heqë taksën, duke thënë se është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, përndryshe kreu i qeverisë së Beogradit paralajmëron probleme.
18 Janar 2019, 21:02 -
'Vol-vo 4'/ Arrestohet 'truri' i grupit të Shijakut, Hekuran Hoxha, porositi heroinën në Has
Një 48-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit "Vol-vo 4". I arrestuari është Hekuran Hoxha i cili sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda është koka i grupit kriminal të Shijakut, të shkatërruar nga megaoperacioni i FNSH dhe RENEA-s në tetor të 2018-ës. "Roni i Shijakut" dyshohet se porositi bashkë me Sajmir Gjepalin, heroinën që prodhohej laboratorin e Hasit.
18 Janar 2019, 20:54 -
Dëmtoi rëndë gishtat në protestë/ Ina Nuka do niset sërish në Turqi për një tjetër ndërhyrje kirurgjikale (VIDEO +FOTO)
Efektivja e "Shqiponjave" Ina Nuka do të niset sërish drejt Turqisë për të kryer një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në gishtat e dëmtuar nga protesta e banorëve të "Unazës së Re" përpara Parlamentit. Ditën e sotme, e shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Ina ka vizituar ambasadën turke në Tiranë ku është pritur nga ambasadori Murat Ahmet Yörük.
18 Janar 2019, 20:35 -
-
I refuzuan të drejtën e azilit në Francë, familja shqiptare me djalin e sëmurë me astma, drejt dëbimit për në Shqipëri
Një familje shqiptare e cila prej vitit 2017 kishte shkuar për të jetuar në Francë, duke kërkuar të drejtën e azilantit po përballet së fundi me një urdhër dëbimi pasi i është refuzuar leja e qëndrimit. Mësohet se familja jeton në kushte të vështira jetese dhe njëri prej fëmijëve të çiftit vuan nga sëmundja e astmës.
18 Janar 2019, 20:13 -
-
-
Rama publikon 'Paktin për Universitetin'/ Ja çfarë përfitojnë studentët (Dokumenti 30 faqësh)
Publikohet dokumenti i Paktit për Universitetin prej 30 faqësh i ofruar nga qeveria si zgjidhje për kërkesat e studentëve. Drafti u publikua nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
18 Janar 2019, 18:14 -
Rinis mësimi në disa fakultete të Universitetit të Tiranës, studentët aplikojnë për tarifat dhe bursat (VIDEO)
Sekretaritë e fakulteteve të Universitetit të Tiranës janë hapur sot dhe ka rinisur mësimi në disa degë. Në të tjera vijon bojkoti pasi grupe të vogla studentësh nuk lejojnë studentët e tjerë të ulen në auditore. Studentët të cilët duan vijimin e mësimit, thonë se bojkotin po e nxisin disa persona të panjohur, cilët nuk janë as studentë.
18 Janar 2019, 17:47 -
-
Nisma për dhurimin e gjakut, stafi i presidencës dhuron gjak në shenjë solidariteti njerëzor
Stafi i instituicionit të Presidencës dhe së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, zhvilluan sot seancën e radhës, së nismës për dhurimin e gjakut të nisur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta ku në shenjë solidariteti u bashkuan edhe qytetarë, të cilët u bën pjesë e kësaj kauze humane.
18 Janar 2019, 16:46 -
Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të rehabilituar në Njësinë 9: 90% e qytetarëve e kryen kontrollin mjekësor bazë
Gjatë takimit me stafin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 4 në Njësinë 9 në Tiranë, ku Manastirliu është edhe deputete e zonës, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se sistemi shëndetësor në vend ka nevojë për tu riorganizuar, bazuar në ndryshimet demografike, profilet e sëmundshmërisë, nevojat e qytetarëve dhe pritshmëritë e personelit mjekësor.
18 Janar 2019, 16:29 -
18 mln € evazion me TVSH-në/ Lavazhieri që u bë biznesmen, Bledar Metko jeton me qira, bashkëshortja: Nga sot më nxjerrin jashtë (Foto)
Bledar Metko është njëri nga të ndaluarit që mori masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë. Metko u arrestua dje për ndërtimin e një skeme mashtrimi duke përfituar nga TVSH. Metko është me profesion lavazhier. Report Tv sjell historinë e tij, ku për Prokurorinë ai dyshohet si pjesë e evazionit ndërsa në realitet familja e tij jeton në skamje.
18 Janar 2019, 16:14 -
Shpërthim me makinë bombë në akademinë e policisë , 21 persona të vdekur dhe 65 të plagosur në Kolumbi
Një makinë bombë ka shpërthyer në një akademi policie në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota duke vrarë të paktën 21 persona dhe duke plagosur dhjetra të tjerë në një sulm që shkaktoi frikë për të gjithë qytetarët e këtij vendi.
18 Janar 2019, 15:59