-
-
2 anije përfshihen nga flakët pranë kufirit të Krimesë me Rusinë, 10 persona të vdekur
Dy anije janë përfshirë nga flakët, në ngushticën e Kerçit, pranë kufirit të Krimesë pas një incidenti ku dy depozita të gazit mësohet se kanë shpërthyer në zjarr dhe për pasojë kanë humbur jetën 10 persona.
21 Janar 2019, 18:44 -
-
Ndryshime në TVSH-n e librit, grupet e interesit: S’jemi dakord! Nuk e përballojmë dot koston e lartë
Ndryshimet që janë bërë në TVSH-n e librit, që prej datës 1 janar të këtij viti nuk janë mirëpritur nga botuesit, librarët, por as nga shkrimtarët edhe lexuesit. Ata mendojnë se duhet që të kishim politika më favorizuese ndaj librit dhe jo përkeqësim të gjendjes.
21 Janar 2019, 16:59 -
Historia rrëqethëse e Gaqo Kaskaviqit, të riut korçar që kaloi 27 vjet në burgjet komuniste
Ishte vetëm 23 vjeç kur u arrestua nga komunistët, në vitin 1950. Gaqo Kaskaviqi kaloi 27 vjet në burgjet komuniste. Ai ishte një prej të rinjve korçarë të angazhuar në Partinë Popullore, të cilët kishin shprehur hapur idetë e tyre kundër regjimit komunist.
21 Janar 2019, 16:29 -
Spanjë, sekuestrohen 3 ton kokainë, mes 11 të arrestuarve edhe shqiptarë (VIDEO)
Grupit kriminal përveç drogës, i janë sekuestruar edhe 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve, katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para të thata.
21 Janar 2019, 16:25 -
-
Meta vizitë në Mal të Zi, takim me homologun malazez: Të forcojmë bashkëpunimin dhe projektet integruese
Kreu i shtetit Ilir Meta, ishte të hënën në një vizitë zyrtare, në Mal të Zi ku është takuar me homologun malazez Milo Gjukanoviç. Gjatë fjalës për mediat Meta nënvizoi nevojën e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, dhe theksoi se dy vendet duhet të avancojnë projektet e bashkëpunimit dhe integrimit euro-atlatnik të rajonit.
21 Janar 2019, 15:22 -
Qeveria anulon PPP për aksin Thumanë-Kashar, Balluku: Fondi 225 milionë euro do të kalojë për 'Paktin për Universitetin'
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije këtë të hënë se qeveria ka anuluar PPP për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar dhe se fondi 225 milionë euro i parashikuar për të do të vendoset në funksion të universiteteve të vendit. Por, pyetja që shtrohet është se a do të mjaftojë ndryshimi i prioriteteve si argument ligjor për të anuluar një koncesion partneritet publik privat që është firmosur?
21 Janar 2019, 13:21 -
Gjyqi për 'Toyota Auris'/ Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje kundër Taulant Ballës (Vendimi i plotë)
Lulzim Basha është dënuar nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje kundër Taulant Ballës. Gjykata e gjeti fajtor Bashën pas deklaratave në foltoren e Kuvendit se kryetari i grupit socialist ishte i përfshirë në çështjen e 'Toyota Auris', ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 milionë euro në dy makina në qershor të vitit të kaluar. Balla e cilësoi vendimin historik, ndërsa avokati i kryedemokratit Basha, Gazment Bardhi u shpreh se procesi ishte qesharak dhe në kushtet e presionit të Vettingut.
21 Janar 2019, 12:58 -
29 mijë aborte në 5 vite, Eglantina Bardhi: Klinikat private jashtë kontrollit të shtetit
Sipas Eglantina Bardhit drejtoreshë e shoqatës “Together for Life” që së fundmi ka kryer një studim të thelluar mbi abortet selektive, tha se problem mbeten klinikat private të cilat duket se janë jashtë kontrollit të institucioneve shtetërore. Madje shpesh edhe komisionet që duhet të ngrihen në spitalet obstetër-gjinekologjikë (maternitete) për të vendosur mbi abortet pas 12 javë të shtatzanisë, shpesh rezultojnë fiktive.
21 Janar 2019, 12:39 -
-
-
-
Ra në pusin 350 metra, Spanja në luftë me kohën për të shpëtuar vogëlushin 2-vjeçar
7 ditë pas rënies së një vogëlushi të mitur 2 vjeçar, në një pus mbi 350 metra të thellë në zonën e Malaga të Spanjës punonjësit e shpëtimit janë duke luftuar me kohën për të shpetuar fëmijën e mitur.
20 Janar 2019, 19:38 -
-
-
-
Nis ndërtimi i HEC-it në përroin e Holtës në Gramsh, PD: Kanioni dhe bukuria e natyrës po zhduken nën beton (FOTO+VIDEO)
Partia Demokratike përmes deputetit Luçiano Boçi akuzon ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC, po zhduken bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës. Boçi thotë se HEC-i po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, ndërsa kërkon ndaljen e projektit.
20 Janar 2019, 17:56 -
-