-
-
Studentët e Drejtësisë firmosin peticionin: Duam mësim, nuk mund të na bllokojnë 20 veta
Studentet e Drejtesise shprehen se jane aty per te zhvilluar mesim, por, nje grup i vogel studentesh, per arsye politike kane bllokuar edhe mesimin, edhe vazhdimin normal te procedurave nga studentet qe perfitojne bursa, pergjysmim tafirash etj.
17 Janar 2019, 13:10 -
Të lësh gjithçka për të shëtitur botën, aventura që ka nisur tashmë edhe tek të rinjtë shqiptarë
Delinda dhe Sabina ishin të ftuara sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, ku ndanë eksperiencat e tyre të veçanta. Njëra prej tyre ka udhëtuar në plot 35 vende të botës, duke punuar në një anije krocierë, ndërsa tjetra, e apasionuar pas spiritualizmit, ka udhëtuar drejt vendeve aziatike.
17 Janar 2019, 13:08 -
Vrau ish-gruan gjyqtare, dënohet me burgim të përjetshëm, Fadil Kasemi: Jam penduar për krimin
Vrasësi i Fildes Hafizit, Fadil Kasemi u dënua këtë të enjte nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, ndonëse avokati i tij kërkoi lehtësimin e masës së dënimit me 25 vite burg. Kasemi është shprehur në seancën gjyqësore se është penduar për krimin, ndërkohë që, ka kërkuar të merren parasysh edhe motivet e vrasjes.
17 Janar 2019, 12:35 -
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Bushati takon ministrin holandez, Stef Blok: Të vijohen reformat e nisura
Në takimin mes tyre u diskutua marrëdhënia miqësore midis dy vendeve, reformat e ndërmarra të qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes në negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe qëndrimi që do të mbajë Hollanda ndaj Shqipërisë në këtë proces.
17 Janar 2019, 10:47 -
Zgjedhjet lokale/ Kreu i KQZ paralajmëron krerët e bashkive: Burg nëse ndryshoni listat e zgjedhësve
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement i bëri thirrje lidershipeve të partive që të deklarohen publikisht kundër fenomenit pasi këto zgjedhje sipas tij janë gur prove në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
17 Janar 2019, 10:40 -
Shqiptari 31 vjeçar që prodhon dhe shet orë 90 mijë dollarë: Jam krenar që mbroj vlerat tradicionale
Rexhep Rexhepi, shqiptari nga Kosova, fitues i “Men's Watch” në “Grand Prix d'Horlogerie” në Gjenevë, ka arritur të sfidojë gjigandët e “familjes” së vet. Vetëm 31 vjeç, ai prodhon orë që shiten 90 mijë $.
17 Janar 2019, 09:59 -
Prania e ngricave në vend, ARRSH: Segmentet e kalueshme me zinxhirë në rajonin verior e qendror, ja cilat janë ato
ARRSH ka njoftuar se segmentet rrugore në vend të cilat janë të kalueshme me zinxhirë ose pjesërisht, për shkak të ngricave të akullit, janë ato të rajonit qendror e verior. Ndërkohë, në rajonin jugor qarkullimi zhvillohet normalisht.
17 Janar 2019, 09:51 -
18 mld lekë evazion me TVSH/ Pranga 13 personave në Tiranë, mes tyre biznesmenë të njohur, 12 në kërkim, zbardhet dosja (EMRAT+SKEMA)
Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës ka qënë e para ajo që ka konstatuar skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë. Pas verifikimeve të kryera, Prokuroria më pas ka lëshuar edhe 30 urdhër arrestet. Nën hetim gjithsej janë 20 kompani dhe 4 studio kontabiliteti.
17 Janar 2019, 09:11 -
Gjykata e la në burg, Balili i buzëqeshur para Krimeve të Rënda: Jam i pafajshëm (VIDEO)
Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi sot vijimin e masës së sigurisë burg pa afat për Klement Balilin, i cili mohoi akuzat për trafik droge. Ai deklaroi para gjykatës se ishte i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë provë kundër tij, ndërsa avokati mbrojtës ka paralajmëruar apelimin e vendimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. ‘Escobari i Ballkanit’ u dorëzua dy ditë më parë në Delvinë për t’u përballuar me drejtësinë, pasi dosja me provat që pretendon prokuroria erdhi nga Greqia dhe u dorëzuan në gjykatë.
17 Janar 2019, 08:25 -
-
-
Malet me borë të Shqipërisë duken si një 'dallgë gjigande' nga brigjet italiane (FOTOGALERI)
Fotot janë shkrepur nga Maria Pacoda, një fotografe nga Lecce e Italisë, në zonën e Santa Cesarea Terme dhe janë publikuar nga e përditshmja italiane, La Repubblica. Pamjet e maleve shqiptare nga përtej detit janë përrallore.
17 Janar 2019, 07:39 -
Ju refuzua kërkesa për azil në vendet e BE-së , riatdhesohen 100 shqiptarë nga Franca dhe Gjermania
Në aeroportin “Nënë Tereza” u riatdhesuan rreth 100 azilkërkues shqiptarë nga Franca e Gjermania pasi kërkesa e aplikimit në vendet e BE-së iu refuzua nga vendet ku kishin aplikuar për të drejtën e azilantit.
16 Janar 2019, 18:03 -
Malësi e Madhe/ I izoluar për shkak të dëborës, 68-vjeçari i sëmurë transportohet me helikopter në spitalin e Shkodrës (FOTO+VIDEO)
68-vjeçari nga fshati Lepushë i zonës së Kelmendit prej dy ditësh, teksa vuante nga dhimbjet akute në bark, ishte bllokuar në banesën e tij pa patur mundësi për t'iu drejtuar spitalit rajonal të Shkodrës për t'u kuruar.
16 Janar 2019, 17:29 -
Intervista / Fatos Tarifa për sistemin arsimor: Arsimi i lartë ka nevojë për transformim rrënjësor, jo thjesht për reformim
Rreth 26 anëtarë të Akademisë Shqiptare (jozyrtare) të Arteve dhe Shkencave vetëofrojnë nëpërmjet një dokumenti shërbimin e tyre për zgjidhjen e ngërçit në sistemin arsimor në vend. Profesor Fatos Tarifa ndalet tek disa nga pikat, që duhet të përmirësohen në ligjin e ri. Ndërsa, këmbëngul që problemi më i madh mbetet edukimi i profesorëve.
16 Janar 2019, 17:03 -
Skandali me tenderat 30 mln € të ‘DH Albania’/ Drejtuesit e ARRSH-së e OST-së në prokurori
Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’, ndërsa pas pak pritet që të dëshmojë kreu i OST-së. Ndërkohë që nesër do të pyeten anëtarët e njësisë që vendosin kriteret për tenderat. Pas zbulimit të skandalit, tenderat që u fituan nga kjo kompani te Unaza e Re dhe OST-ja u anuluan, ndërsa prokuroria nisi hetimet.
16 Janar 2019, 11:52 -
Rrëfimi ekskluziv i Klement Balilit për Report Tv: Policia nuk m'u afrua kurrë, Berisha më ka ardhur në shtëpi
Një rrëfim i pazakontë ka ardhur për Report Tv nga i etiketuari nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili. Në intervistën dhënë për gazetarin investigativ të Report Tv Artan Hoxha, Balili flet për lidhjet e tij me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ishte angazhuar edhe familjarisht. Balili flet gjithashtu për dy vitet e tij në arrati si dhe për sulmet siç i cilëson ai, të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu.
16 Janar 2019, 09:42 -
100 vite pa Ismail Qemalin, akademiku: S’kemi fonde nga shteti, do kërkojmë mbështetjen e biznesmenëve
Na ndajnë rreth dhjetë ditë nga 100-vjetori i ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit. Akademikët Verli dhe Beqiri flasin për punën që do të bëjnë historianët me vetëm 500 mijë lekë kursime. Ndërsa, Meta shton se qeveria nuk u ka dhënë fonde për aktivitetet, që do të mbahen në nderim të tij.
15 Janar 2019, 16:14 -
'Konaku i Durrësit', një libër për Pallatin Mbretnor të Princ Vidit
Libri me 300 faqe, i botuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, mban firmën e arkeologut dhe studiuesit Eduard Shehi. Me një analizë të një nga banesave simbol të qytetit bregdetar,veçanërisht gjatë viteve të para të shtetit shqiptar, ky libër përbën një hap më shumë drejt lexuesve të interesuar për letërsinë shkencore-divulgative.
15 Janar 2019, 15:02 -
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha: Ja si e takova Klement Balilin pak orë para dorëzimit në polici (VIDEO)
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha shprehet se arrestimi i Klement Balilit është një ngjarje e madhe pasi ai ishte më i kërkuari në vend dy vitet e fundit dhe se përmendej në çdo deklaratë të Ambasadës Amerikane. Në studion e Report Tv, Artan Hoxha ka treguar edhe detajet e negociatave mes Balilit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliut. Sipas tij, Balili për 2 vite është fshehur në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Artan Hoxha ka thënë gjithashtu se pista e ekstradimit të Balilit në Greqi bie, pasi nuk ka një marrëveshje ekstradimi.
15 Janar 2019, 14:49