-
Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Byrek me pulë e speca dhe Supë krem lulelakër
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08 : 45 – 10 : 00
10 Dhjetor 2018, 11:46 -
-
-
Protesta e studentëve, ambasadori i BE-së: Besojmë se dialogu me qeverinë është i nevojshëm
Shefi i Zyrës së Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca komenton protestën e të rinjve përpara Ministrisë së Drejtësisë dhe akuzat e tyre për ndëshkimin e pedagogëve të korruptuar. Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, inkurajon prokurorët dhe gjyqtarët për t’u bërë pjesë e KLP dhe KLGJ
10 Dhjetor 2018, 11:16 -
Protesta/ Rama 2 orë komunikim në Facebook: S'kërkoj negociata, por dialog - me studentët nuk jemi në konflikt
Për rreth dy orë me radhë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim në Facebook duke iu përgjigjiur pyetjeve të studentëve rreth 8 kërkesave të tyre për të cilat kanë nisur edhe protestën prej 7 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit. Kreu i qeverisë ka tejkaluar kërkesat e studentëve në dy prej pikave të tyre, subvencionim 100% tarifës për ekselentët dhe të varfrit si dhe atë për shkarkimin e bordit të universiteteve. Gjithashtu, Rama premtoi punësim në shtet pa konkurs për 1000 studentë ekselentë.
10 Dhjetor 2018, 11:08 -
Protesta që po përpiqet 'të grabitet' nga politika/ 'Pse studentët kanë mbuluar sot fytyrën? Çfarë fshehin?' (VIDEO-FOTO)
Fotot nga dita e 7-të e protestës përpara Ministrisë së Arsimit. Disa prej protestuesve mbylojnë fytyrat me shami të zeza dhe vënë maska, një gjest që ngjall dyshime se kush fshihet pas tyre
10 Dhjetor 2018, 10:54 -
Policia e Elbasanit publikon emrat dhe fotot e 32 më të kërkuarve, në listë edhe Suel Çela e italiani që mashtroi bankat
Policia e Elbasanit ka publikuar emrat dhe fotot e 32 personave më të kërkuar për veprat penale vrasje, trafik femrash, kultivim e shitje narkotikësh si dhe grabitje. Në listën e të shumëkërkuarve janë edhe dy personazhe të njohura mediatikisht Suel Çela për goditjen e automjetit të ish-zv/drejtorit të policisë Gjergji Oshafi në hyrje të tregut industrial.
10 Dhjetor 2018, 09:44 -
SHBA/ 'Kaçifas, hero i rënë për vendin e tij', shqiptarët i kundërvihen grekëve: Turp për ju që nderoni një terrorist (VIDEO-FOTO)
Shqiptarët janë përplasur ditën e djeshme me grekët të cilët kanë përkujtuar ekstremistin grek Kostandinos Kaçifas, përmes një proteste të zhvilluar përpara një organizate greke në Brooklyn, SHBA. Ata i kanë cilësuar grekët si mbështetës të terrorizmit.
10 Dhjetor 2018, 09:34 -
-
'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 36-të të protestës, Basha: Heshtja e autoriteteve shqiptare ndaj aferës korruptive, e pajustifikueshme
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë në ditën e tyre të 36-të, për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Ata u shprehën se janë pro protestës së studentëve që është zhvilluar përgjatë 6 ditëve me radhë, por megjithatë, theksuan se nuk do të lejojnë që protesta e tyre të lërë në hije protestën që po bëhet kundër projektit. Ndërsa sa i takon kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ai u shpreh se heshtja e deri më tanishme e autoriteteve shqiptare përkundrejt "aferës korruptive" është e pajustifikueshme.
9 Dhjetor 2018, 17:13 -
Protesta, Rama: Mekanizëm bashkëqeverisje me studentët, universitetet të 'sëmura' nga korrupsioni (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ftesë të rinjve përmes rubrikës "Përgjigjja ime" në Facebook. Thirrje për një zgjidhje largpamëse për të zgjidhur problemet në arsimin e lartë. Kreu i qeverisë i ftoi sërish studentët në një bashkëbisedim live në Facebook nesër në orën 11:00.
9 Dhjetor 2018, 16:39 -
Vijon puna për 'Unazën e Madhe', IMT prish disa njësi tregtare e lavazhe pa leje në zonën e 'Astirit'
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës vijon me prishjen e subjekteve në zonën e "Astirit". Në kuardër të projektit "Unaza e Madhe", IMT ka prishur këtë të diel disa njësi tregtare dhe lavazhe pa leje.
9 Dhjetor 2018, 16:31 -
Unaza e Re/ Erion Veliaj: Kemi një bashkëpunim total nga qytetarët
E ndërsa një pjesë e banorëve të Unazës së Re vijojnë protestën, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej qytetarëve të kryeqytetit mbështetje për projektet publike.
9 Dhjetor 2018, 13:46 -
PAMJET/ Të gjithë militantët e partive në protestën e studentëve dhe që bëjnë thirrje për tubim nesër para Kryeministrisë
Report Tv sjell pamjet e disa prej anëtarëve të forumeve politike që i janë bashkuar protestës në gjashtë ditët e fundit në Tiranë, por edhe universitetet në rrethe.
9 Dhjetor 2018, 12:56 -
-
Incident në protestë, një grup studentësh i heqin megafonin pedagogut/ Zbardhet letra me kërkesat e reja drejtuar Ramës
Sot është dita e gjashtë e protestës së studentëve. Rreth orës 11:00 situata është tensionuar, pasi një grup studentësh i kanë hequr megafonin pedagogut të Shkencave të Natyrës Jani Marka duke e larguar nga podiumi i improvizuar. Ndërkohë që studentët sot i kanë dërguar një letër me kërkesat kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Ruçi dhe ministres Nikolla. Pas incidentit, pedagogu ka akuzuar për dhunë eksponentët e Partisë Demokratike. Sot per here te pare protesta edhe ne Gjirokaster
9 Dhjetor 2018, 09:26 -
-
Thoma Rubija/ Shpëtoi Durrësin nga katastrofa, si u harrua heroi i Korrikut 1973
Mark Brunga sjell në Shqiptarja.com profilin e ushtarakut të disiplinuar në katër vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Thoma Rubija doli vullnetar për të neutralizuar një silur, e cila nëse do të shpërthente i gjithë qyteti i Durrësit rrezikonte të dëmtohej rëndë. “Heroi“ i asaj dite është harruar, në shtëpinë e tij, ku ende jeton bashkëshortja Fanija, nuk ndodhet asnjë dekoratë ose vlerësim për këtë akt.
9 Dhjetor 2018, 08:08 -
Promovimi në Akademinë e Shkencave/ ‘Albanian Piano Music’ e Marsida Konit rrëfehet Dal Vivo në Tiranë
Pianistja e mirënjohur, Anëtare Nderi e Albanian Excellence, Marsida Koni, ka interpretuar albumin që sapo është përzgjedhur nga “Albanian Piano Music” për faqen internet Musicëeb International.
9 Dhjetor 2018, 08:06 -
Shqiptarët, një popull poet
Takim Botëror i Poezisë, Strasburg nga 19 deri 24 nëntor 2018 ku u prezantuan veçanërisht dy poetë shqiptarë: poeti martir i demokracisë Havzi Nela, dhe poeti Moikom Zeqo në Kinema Odysée, me poezi që i kishim përkthyer posaçërisht për këtë ngjarje të shënuar...
9 Dhjetor 2018, 08:01 -
Aksidentet, Shqipëria në ‘top listën’ e keqe të shteteve evropiane
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna të reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë.
9 Dhjetor 2018, 07:48