-
-
Vrasjet kriminale në vend, Rama: Hënkshin kokat e njëri-tjetrit, janë të lutur ta bëjnë
Kreu i qeverisë theksoi se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale, për të cilët preferoi të përdorë një zhargon popullor kur u shpreh: "le të hanë kokat e njëri-tjetrit".
13 Nëntor 2018, 21:41 -
Tahiri i pafajshëm në Itali, Rama: Prova pse vendimi i PS ishte i drejtë, donin ta arrestonin në bazë të llafeve të kriminelëve
Rama tha se sfidë për Tahirin është që ta çojë procesin deri në fund, ndërsa theksoi se në Shqipëri tentuan ta arresojnë kur nuk kishte një akuzë ndaj tij.
13 Nëntor 2018, 21:28 -
-
Rama në 'Repolitix': Lleshaj do dekretohet, Meta të mos bëhet viktimë e opozitës
Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi në "Repolitix" përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu, mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Rama u shpreh i bindur se Meta do ta dekretojë ministrin e ri pas ridërgimit të propozimit. Rama foli edhe për ngjarjen e Bularatit, shpalljen non-grata të 52 ekstremistëve grekë, por edhe të tjera cështje që mbajnë aktualisht ndezur debatin politik në vend.
13 Nëntor 2018, 20:37 -
'Pa gjurmë'/ Historia e Violeta Kalës rikthehet pas 7 vitesh, pas jetës së shthurur, kërkon të bashkohet me fëmijët
Historia e Violeta Kalës rikthehet në media pas 7 vitesh. Në shtatorin e vitit 2011, kjo histori u trajtua në media, pasi e ëma kishte braktisur fëmijët dhe ishte larguar drejt Kosovës. Sot, Violeta ka zgjedhur ‘Pa gjurmë’ për të kërkuar fëmijët e saj. Ajo dërgon një letër ku thotë çfarë ka ndodhur me jetën e saj.
13 Nëntor 2018, 20:07 -
Tensionohet situata në protestën e 'Unazës së Re', banorët djegin flamurin e 'Rilindjes' (Video)
Protesta në zonën e "Unazës së Re" është tensionuar akoma më tej, pasi banorët kanë filluar të djegin edhe flamurin e Rilindjes, i cili është simboli i Partisë Socialiste në periudhën e zgjedhjeve.
13 Nëntor 2018, 19:19 -
Protesta tek Unaza e Re, banorët djegin goma e kazanë, vënë flakën edhe flamurit të 'Rilindjes', 20 të shoqëruar (VIDEO)
Banorët e "Astirit" kanë djegur goma dhe kazanë në zonën e Unazës së Re, sot në ditën e 11-të të protestës së tyre. Në mbështetje të tyre kanë shkuar deputetët e PD, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. 20 protestues janë shoqëruar nga policia në orët e vona të mbrëmjes.
13 Nëntor 2018, 18:16 -
Panairi i Librit ngre siparin nesër te Pallati i Kongreseve, tema e këtij viti është leximi
Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018” çelet nesër në Pallatin e Kongreseve. Përgjatë pesë ditëve në Panair do të zhvillohen rreth 50 aktivitete letrare. Ndërsa, tema e këtij viti është leximi. Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, shpjegon risitë që do të ketë ky edicion
13 Nëntor 2018, 17:43 -
Nga kaprolli te derri i egër, kamerat 'kurth' filmojnë kafshët e mbrojtura në Parkun Shebenik-Jabllanicë (Foto)
Kamerat kurth të vendosura në në Parkun Shebenik-Jabllanicë kanë filmuar lëvizjen e kafshëve të ndryshme të zonës brenda një harku të caktuar kohor. Ministri Klosi ka publikuar pamjet dhe shkruan se është shtuar prania e kaprollit, derrit të egër, dhelprës dhe ujkut.
13 Nëntor 2018, 17:14 -
-
Merr fund saga 'Shullazi', koka i bandës dënohet me 14 vite burg, 55 vite për të gjithë grupin kriminal
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal. Në total, për 5 anëtarët e bandës kriminale, gjyqtari Fran Prendi ka dhënë 55 vite burg, nga 64 që kërkoi Prokuroria. Pala mbrojtëse akuzoi gjykatën se mori vendime nën presion, ndërsa paralajmëroi ankimim në Apel.
13 Nëntor 2018, 16:33 -
Deklarata e Avdylajt në gjyq, PD: Prokuroria të nisë hetimet. Dako: Për të qarë dhe për të qeshur të gjithë bashkë!
Replika të ndërsjellta mes PD dhe PS pas thirrjeve “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste”, nga Altin Avdylaj në Gjykatën e Krimeve të Rënda. PD kërkon që prokuroria të nisë urgjentisht hetimet, ndërsa kryebashkiaku Vangjush Dako paralajmëron edhe deputetin Luciano Boci me padi pas akuzave të lëshuara nga Boci sot në selinë e PD.
13 Nëntor 2018, 16:28 -
Kopjojnë policët/ 100 efektivë iu përgjigjën njëlloj pyetjeve, anulohet testimi për gradën ‘Komisar’
Anulohet testimi për policët që konkurrojnë për gradën "Komisar|. Shkak bëhet fakti se rreth 100 policë kanë dhënë të njëjtat përgjigjie duke ngritur dyshime tek drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili vendosi që të anulojë testimin.
13 Nëntor 2018, 16:10 -
"Nuk mund ta besoja", Parisi i kërkon falje Vuçiçit: Ishte një gabim fatkeq
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është ndjerë i ofenduar nga mënyra sesi është trajtuar në ceremoninë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, e mërinë e tij e ka treguar edhe për mediat serbe. Një ditë më pas, ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni i ka kërkuar falje, duke e cilësuar situatën e krijuar si një gabim fatkeq.
13 Nëntor 2018, 16:03 -
-
Protesta për ‘Unazën e Re’/ Veliaj: Jemi votuar për të zgjidhur problemet e qytetit, jo të PD-së
Bashkia e Tiranës do të ofrojë 3 vite bonus qiraje për të gjithë ato familje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga fabrika e miellit deri te dogana. Veliaj ka konfirmuar se familjet që preken nga ky projekt do të trajtohen nga programet sociale, duke iu siguruar fillimisht bonus qiraje për tre vite. Veliaj tha gjithashtu se 99.9 % e qytetarëve duan që projekti të bëhet. Banorët protestuan dhe tentuan të futen me forcë sot në bashkinë e Tiranës.
13 Nëntor 2018, 13:12 -
Irini Qirjako: Mungesa e kritikës, fatkeqësia më e madhe e artit, sot këndon edhe ai që është i stonuar
E ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv Irini Qirjako tha se vitet e komunizmit megjithëse kanë qenë të vështira në disa drejtime, kanë ofruar një profesionalizëm në art.Sipas këngëtares, është fatkeqësi gjithashtu edhe fakti që në vendin tonë, nuk ekziston një kritikë arti e mirëfilltë, ndërsa publiku nuk sheh punën e vërtetë të këngëtarëve, por vetëm atë që serviret në media.
13 Nëntor 2018, 12:35 -
‘Vrasës, gjakpirës’/ Tension mes prindërve të Marvi Mihalit dhe familjarëve të autorëve para gjyqit (VIDEO)
Në gusht të 2017, pas sherrit me Mihalin për një karikues telefoni, Eugen Bitraj thirri në ndihmë kushërinjtë e tij; Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla. Nga përleshja mbeti i vdekur 22-vjeçari Mihani, pasi u qëllua me thikë nga Eugen Bitraj.
13 Nëntor 2018, 12:03 -
Përfshihet nga flakët hoteli në Sarandë, digjet papafingo dhe një shumë parash e pronarit (VIDEO)
Zjarri ka shkaktuar panik te punonjësit që kanë dalë me shpejtësi nga ambientet e hotelit, por edhe te banorët e zonës në lagjen nr. 4. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
13 Nëntor 2018, 09:07 -
Hamasi lëshon 300 raketa ndaj Izraelit, Forcat Ajrore bombardojnë televizionin e tij (VIDEO)
Një autobus izraelit është goditur nga një raketë e lëshuar nga Gaza. Nga zjarri që përfshiu autobusin vetëm një person ka mbetur i lënduar. Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite ka bombarduar studiot e stacionit televiziv Al-Aksa të drejtuar nga Hamasi.
12 Nëntor 2018, 22:35