-
-
-
Durrës/ Digjet gjatë natës makina e inxhinierit, flakët përfshijnë edhe një makinë tjetër (VIDEO)
Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Një nga makinat ka qenë objekt i zjarrëvënies së qëllimshme, dyshon policia. Ky mjet është pronë e një inxhinieri ndërtimi, por nuk dihen më shumë detaje.
11 Nëntor 2018, 08:29 -
Nuk është qënie njerëzore, njihuni me mikpritësin virtual që moderon lajmet në Kinë (Video)
Kina pretendon të ketë krijuar për herë të parë imazhin e një folësi jonjerëzor të lajmeve në botë ku këtë herë ka prezantuar para publikut mikpritësin e ri virtual, në agjensinë e lajmeve kineze Xinhua, i cili nuk është një njeri, por thjesht imazhi i vërtëtë i një drejtuesi që moderon edicionin e lajmeve.
10 Nëntor 2018, 22:23 -
-
-
Krijimi i Ushtrisë europiane, Trump kundër Macron: Ide e gabuar
Një ditë para ceremonisë së 100 vjetorit te Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron janë takuar të shtunën në Paris, ku mësohet se pjesë e diskutimit të dy lidërve ka qenë dhe tema e sigurisë europiane. Mësohet se gjatë takimit presidenti amerikan e ka konsideruar një ide te gabuar idenë e hedhur nga presidentit francez Emanuel Macron për formimin e një “Ushtrie Europiane”.
10 Nëntor 2018, 20:26 -
-
‘Bishat’ zbresin në sheshin ‘Skënderbej’/ ‘Tirana 24 Hours’: Gara unike që transformon kryeqytetin
‘Tirana 24 Hours’ është një garë unike dhe eventi i rradhës i cili e ka kthyer kryeqytetin e Tiranës në arenë të vërtetë argëtimi, ku në fokus do të jenë aktivitet e shumta sportive. E ardhur në edicionin e saj të dyte, ky event sportiv është ndër të rrallit që vjen e prezantuar dhe në Tiranë me pjesëmarrës ndërkombëtar, duke e kthyer kryeqytetin në një qëndër të vërtetë argëtimi për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin.
10 Nëntor 2018, 18:13 -
“Shqipëria, diamanti i Europës”, Presidenti Meta ka një falënderim për blogeren e njohur (Video)
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka falënderuar blogeren e njohur Alyne, e cila promovon vendet e bukura të Shqipërisë. Me anë të një videoje në rrjetet sociale, Meta shkruan se ajo bën një promovim të shkëlqyer.
10 Nëntor 2018, 17:28 -
“Ju tregojmë për tokën e shqiponjave”, ‘Rai 3’ reportazh për natyrën shqiptare
Televizioni italian ka bërë një reportazh dedikuar natyrës shqiptare. Gazetarja Corneila Volk e cilëson Shqipërinë si tokën e shqiponjave dhe të ‘maleve të mallkuara’, term me të cilin i referohet “Bjeshkëve të Namuna”.
10 Nëntor 2018, 16:46 -
Dialogu me Serbinë, Presidenti Thaçi në Paris: Jo ndarje e as krijim të “Republika Srpska”
Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, si modeli i Republika Srpska. Këtë e ka bërë të ditur në një komunikim me gazetarët në Paris, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i shtetit kosovar teksa foli për marrëveshjen eventuale që do të mund të arrihet në kuadër të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënvizoi gjithashtu se nuk ka njohje reciproke, si dy vende të pavarura dhe sovrane pa njohjen edhe të kufijve në nivel ndërshtetëror.
10 Nëntor 2018, 16:40 -
-
-
Sfida me Laçin, trajneri i Partizanit: Presioni i pashmangshëm, por duhet të jemi me këmbë në tokë
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega në konferencën e fundit para ndeshjes me Laçin që do të zhvillohet nesër në orën 17:00 ka folur për gjendjen e ekipit, presionin, merkaton, kundërshtarët dhe objektivat.
10 Nëntor 2018, 12:35 -
-
-
'Ty s'të voton as mamaja jote', Bylykbashi i kundërvihet sërish Dakos: Supermen, po shkon drejt burgut
Reagimi i djeshëm i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako përkundrejt akuzave të bëra nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, është pasuar nga një tjetër reagim i këtij të fundit.
10 Nëntor 2018, 10:37 -
Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën, tension në protestë, shoferi godet operatorin e TV: Mos filmo
Protestuesit shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër prandaj kanë bllokuar rrugën, ndërsa shtojnë se pronat e tyre do i mbrojnë me gjak. “Iu kërkojmë ndjesë shoferëve por nuk kemi zgjidhje tjetër me këtë qeveri të korruptuar. Prona është e shenjtë, mbrohet me gjak. Do ta mbrojmë si ata në Kukës”
10 Nëntor 2018, 10:27 -
-
Dekreti i Lleshit, ambasadorja franceze: Rama e Meta t’i japin zgjidhje, duhet urgjent Kushtetuesja
Christine Vasak shprehet se autoritetet shqiptare duhet të gjejnë një zgjidhje urgjente, pasi Gjykata Kushtetuese është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme, referuar marrëveshjes me Greqinë.
10 Nëntor 2018, 09:13