-
Superliga e futbollit është pranë, bashkia nxjerr në shitje AF Elbasanin për 13.8 milionë lekë
Bashkia e Elbasanit që është edhe aksionere me 100 përqind të aksioneve të ekipit të futbollit 'AF Elbasani' ka nxjerrë në ankand 70 përqind të tyre me vlerën fillestare 13.838.650 lekë.
14 Mars 2024, 19:39 -
Itali, kokainë në pistën e skive në Valtellina, Shqiptari i klanit mafioz të Shkodrës kontrollonte tregun e drogës! Ishte në kërkim për vrasje
Hetimet nisën në prill 2023 dhe u përqëndruan në komunën Livigno, ku disa familje shqiptare, të cilat për policinë nuk ishin të dyshimta, por në realitet ishin të lidhura me një shqiptar të kërkuar për vrasje që i përkiste një klani mafioz nga Shkodra dhe kishin ngritur rrjetin e tregtimit të kokainës, duke përdorur tregtarë droge vendas dhe të huaj.
14 Mars 2024, 17:56 -
-
Telegrami ‘strehë’ denigrimi për vajzat, djemtë me adresa fake u publikojnë foto nudo! E reja për Report Tv: Ua ktheftë Zoti aty ku u dhemb më shumë
Grupe publike në Telegram janë kthyer në vatra të rrezikshme të denigrimit të vajzave, duke postuar foto intime të vjedhura nga rrjetet e tyre sociale, për t’i shantazhuar në këmbim të parave. Report Tv kontaktoi me një vajzë të rënë pre e këtij abuzimi, e cila thotë se nuk i frikësohet njerëzve që fshihen pas një telefoni, duke paralajmëruar se do t’i denoncojë në polici.
14 Mars 2024, 16:01 -
-
-
Ish-drejtori i ALUIZNI-t hotel pa leje në Sarandë, 8 zyrtarë në pranga, 3 në kërkim! Iu vendos dy herë tritol
11 zyrtarë të Sarandës janë nën hetim pasi lejuan ish-drejtorin e ALUIZNI-T M. M. të ndërtojë në bregdet një hotel 7-katësh pa leje. M. dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 8 zyrtarë janë prangosur. Hoteli gjithashtu ishte dy here objekt i sulmeve me tritol
14 Mars 2024, 11:07 -
-
SKEDA - Shitja fiktive/ Si shkoi kompania 'DAAM' dorë më dorë mes Evis Berberit e ortakëve të tij: Nga blerja 100 mijë lekë deri tek 2 mln euro e më pas shitja me zero leke (DOKUMENTET)
Si shkoi kompania "DAAM' dorë më dorë mes Evis Berberit e ortakëve të tij. Dyshohet se shitja e kompanisë ka qenë fiktive, ndërsa përmes saj ka fituar tendera duke qenë ne krye të Agjencive
14 Mars 2024, 10:22 -
-
Mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë për Ditën e Verës! Aktivitete të shumta! Tërheq vëmendjen tanku ushtarak në sheshin ‘Skëndërbej’
Kësaj here Tirana duket se i mori madhështinë Elbasanit për nga mënyra se si po festohet Dita e Verës. Report Tv po ndjek nga afër aktivitetet që nisën orëve të para të ditës dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje
14 Mars 2024, 07:17 -
-
-
Merrnin ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin për 25 personat e akuzuar për korrupsion në këmbim të përfitimit të lejeve të qarkullimit të pezulluara më parë.
13 Mars 2024, 21:06 -
-
-
Veliaj: Keqardhje që kundërshtarët tanë janë katandisur në vetëm një dritare, Krenar që PS-së po i bashkohen të rinj të talentuar
Nga Vora, gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësimit në Partinë Socialiste, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, komentoi kundërshtarët politikë, kur tha se i vjen keq si është katandisur një forcë politike vetëm në një dritare.
13 Mars 2024, 18:01 -
Naftë pa taksa për fermerët, 12.2 mln euro fondi për këtë vit! Ndryshon skema
Buxheti i vënë në dispozicion të fermerëve për të marrë naftën pa taksa për këtë vit është në vlerën 12.2 milionë euro, nga rreth 30.3 milionë euro që u shpenzuan për këtë mbështetje vjet. Ministria e Bujqësisë thotë se ky fond do të rritet me akt normativ nëse ka kërkesa për më shumë nga fermerët.
13 Mars 2024, 17:19 -
-
-
S’ka kontejnerë në fshatrat e Gjirokastrës, banorët: Prej 20 vitesh mbetjet i hedhim në përrua! Ndotje e rrugë të dëmtuara në Lezhë
Banorët e zonave periferike vuajnë mungesën e investimeve si në Gjirokastër ashtu dhe në Lezhe. Ato janë të mbushura me mbetje urbane pasi nuk ka kontejnerë, ndërsa rrugët janë të dëmtuara.
13 Mars 2024, 16:31