-
31 vite nga rënia e bustit të Enver Hoxhës, operatori që filmoi momentin historik në Report Tv: Nuk e harroj sa të jem gjallë! Po kërkoj të drejtën time të pronësisë në gjyq
Fatmir Çepani, operatori që me kamerën e tij filmoi momentin historik të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës 31 vite më përpara, u shpreh në Report Tv se emocioni i asaj ditë do ta shoqërojë përgjatë gjithë jetës së tij, ndërsa shtoi se do të kujtohet për shumë e shumë breza.
20 Shkurt 2022, 18:17 -
-
-
Foto ekskluzive/ Si zbuloi skaneri 1.2 milionë euro false të mbështjella me peshqir në valixhen e kamerunasit! Një ditë më parë gjykata e la në burg
Report Tv ka siguruar pamjet e 1.125.000 eurove false të cilat u zbuluan nga skaneri në aeroportin e Rinasit, në valixhen e kamerunasit Josoue Ngankam, i cili vinte nga Parisi, me tranzit në aeroportin e Stambollit. Paratë falso ishin të mbështjella me peshqirë dhe ishin futur brenda në valixhe
20 Shkurt 2022, 15:46 -
Fermerët e pakënaqur me subvencionet nga shteti, ngrihen në protestë në Lushnjë: Të rritet rimbursimi, na trajtoni të barabartë me fqinjët tanë
Me pankarta në duar 'Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë'; 'Na e hoqët përsheshin me qumësht'; 'Ulni çmimin e naftës', fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit protestuan sot kundër skemës subvencionale. Sëbashku me blegtorët ata protestuan pranë 'Urës së Kuçit' duke bllokuar rrugën nacionale Lushnjë- Berat.
20 Shkurt 2022, 12:00 -
Detaje të reja nga çmontimi i bandës së 'hajdutëve të xhepave' në Greqi! Kreu i bandës shqiptare çoi në vetëvrasjen e një të riu se i kishte 10 mijë euro borxh
Detaje të reja nga çmontimi i bandës së 'hajdutëve të xhepave' në Greqi! Kreu i bandës një shqiptar, çoi në vetëvrasjen e një të riu se i kishte 10 mijë euro borxh
20 Shkurt 2022, 11:28 -
SPECIALE/ Stoqet e kromit në Bulqizë 'fshijnë' varret e të dënuarve në komunizëm
Të burgosurit “ordinerë” që vdisnin para se të kishin përfunduar dënimin, nuk u dorëzoheshin familjarëve por varroseshin pranë zonën ku ndërronin jetë. Kështu ka ndodhur me të dënuarit që bënin punë të detyruar në minierën e kromit në Bulqizë. Dëshmitarë të kohës tregojnë se groposeshin bashkë me një shishe të vogël qelqi ku shënoheshin emri, mbiemri dhe mosha. Sot është e pamundur të gjenden nga familjarët pasi ata janë mbuluar nga stoqet e kromit.
20 Shkurt 2022, 10:36 -
Sinjale për sende të paligjshme në qeli, kontroll blic në burgun e Peqinit, gjenden 3 celularë, 3 karikues dhe 5 kaçavida
Sinjalet se në burgun e Peqinit janë futur mjete të paligjshme për të burgosurit ka sjellë një kontroll blic të Drejtorisë së Burgjeve. Kontrolli është ushtruar në burgun e Peqinit në orën 23.30 të mbrëmjes së djeshme për të kapur në befasi të dënuarit, ku si rezultat i kontrollit, të dënuarve u janë gjetur tre telefon celularë, tre karikues si dhe pesë kaçavida.
20 Shkurt 2022, 09:05 -
Mrekulli në anijen e djegur në Greqi, pas tre ditësh gjendet i gjallë një pasagjer: Kam dëgjuar zëra të tjerë në anije! Nxirret pa jetë trupi i një shoferi, në kërkim 10 të tjerë
Shenja jete në anijen e djegur të linjës Igumenicë- Brindizi. Pas tre ditësh kur anija mori flakë dhe tymi i zi mbuloi gjithçka, grupet greke të shpëtimit kanë mundur të gjejnë të gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore një nga 12 personat që rezultonte i humbur,
20 Shkurt 2022, 09:00 -
-
Ilir Shaqiri reagon për herë të parë pas fitores: Jemi një dhe do festojmë shumë suksese bashkë! Ja çfarë video ka postuar në Instagram
Pas Donald Veshajt, ka reaguar edhe fituesi i 'Big Brother Vip', Ilir Shaqiri. Balerini, fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, nuk ka fjalë të përshkruajë emocionet.
19 Shkurt 2022, 22:15 -
Donaldi flet për herë të parë pas finales së 'Big Brother': Nuk fitova, por do investoj 100 mijë euro për të ndërtuar 4 shtëpi! 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri! Thirrja që kam për Ilir Shaqirin (VIDEO)
Përmes rrjeteve sociale Donaldi i ka shprehur falenderimet atyre që e kanë mbështetur dhe votuar edhe pse nuk fitoi përballë Ilir Shaqirit. Donaldi thotë se do të ndërtojë 4 shtëpi, dy në Shqipëri e dy në Kosovë për njerëzit në nevojë.
19 Shkurt 2022, 21:15 -
Hajdutë xhepash, mediat greke publikojnë fotot e shqiptarëve të arrestuar: Vepronin si organizatë kriminale! Vidhnin qytetarët në autobus
Sipas raportimeve, në tetorin e 2021, të akuzuarit për vjedhje kishin krijuar një organizatë kriminale për të grabitur qytetarët që përdornin transportin publik në Athinë.
19 Shkurt 2022, 20:36 -
Alarm i kuq në Evropë, stuhia 'Eunice' vret 13 persona
Stuhia Eunice që ka përfshirë Evropën veriperëndimore vazhdon të shkatërrojë gjithccka që i del para, ndërsa ka shkaktuar të paktën 13 viktima. Pasi kaloi Irlandën stuhia përshkoi Francën, vendet e Beneluksit për të vijuar më pas në Danimarkë dhe Gjermani, ku zona veriore u vendos në alarm të kuq.
19 Shkurt 2022, 18:01 -
Ndryshon skema për rimbursimin e blegtorëve, duhen më shumë krerë bagëti për të përfituar! Fermerët të zhgënjyer paralajmërojnë protestë të dielën
Blegtorët janë të pakënaqur nga rimbursimi që do të marrin nga shteti për bagëtitë e tyre, dhe paralajmërojnë protestë. Ata prisnin rimbursim për çdo litër qumësht, ndërkohë që në vendimin e fundit të qeverisë thuhet se blegtorët do rimbursohen për krerë bagëtish. Madje qeveria ka shtuar numrin e bagëtive që duhet të kenë që të përfitojnë fonde nga shteti.
19 Shkurt 2022, 15:54 -
Gratë stërviten në Ukrainë, 700 gra e vajza në Kiev gati të studiojnë aftësitë vetëmbrojtëse dhe të mbijetesës
Kur Garda e Grave të Ukrainës bëri një ftesë për një kurs mbijetese dhe vetëmbrojtjeje, 700 gra u regjistruan. Por dhoma në bashkinë e Kievit ku ishte planifikuar të zhvillohej trajnimi të shtunën mund të mbante vetëm deri në 300 persona, kështu që u shtuan më shumë data.
19 Shkurt 2022, 14:48 -
Revista e njohur franceze: Tirana një metropol i përshtatshëm për të gjithë udhëtarët, ja pse duhet ta vizitoni patjetër këtë vit
Revista e njohur franceze, “Petit Futé”, botimin e radhës ia ka kushtuar vendit tone, ku është ndalur veçanërisht tek Tirana. Media franceze nënvizon se 2022 ofron një arsye më shumë për të vizituar kryeqytetin shqiptar i cili është shpallur Kryeqytet Europian i Rinisë për një vit.
19 Shkurt 2022, 13:56 -
Ekskluzive/ I dënuar me burg dhe gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kandidatin e PD në Rrogozhinë!
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kandidatin e Partisë Demokratike për Rrogozhinën në garën e 6 marsit , Ferdinand Saraçi. Report Tv mëson ekskluzivisht se Saraçit do t’i merren gjurmët e gishtërinjve javën e ardhshme. Pritet që njësia e dekriminalizimit t’i dërgoj INTERPOL Romës letërporosi për Saraçin për informacion.
19 Shkurt 2022, 12:23 -
Mjekët ushtarakë kryejnë vizita mjekësore banorët e fshatrave të thellë të Maliqit
Mjekët specialistë të Njësisë Mjekësore Ushtarake kanë kryer vizita mjekësore për banorët e fshatrave të thellë të Maliqit. Këtë fundjavë, mjekët ushtarakë ishin në fshatin Strelcë të njësisë administrative Gore në bashkinë e Maliqit, ku kryen vizita mjekësore kryesisht për banorët e moshuar të këtij fshati.
19 Shkurt 2022, 11:11 -
100 euro për test COVID pozitiv dhe 50 për atë negativ, lirohet nga qelia farmacistja në Lezhë: Nuk kisha dijeni, jam thjesht punonjëse! Ende në kërkim pronarja
Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte testi COVIDI të falsifikuara u lirua nga qelia. 25-vjeçarja Kristjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës
19 Shkurt 2022, 10:23 -
