-
Mbi 4.4 milionë të vdekur nga COVID në mbarë botën, SHBA vendi me numrin më të lartë të viktimave! Vdekjet në New York ishin më të larta nga sa u raportuan
Pandemia Covid-19 ka vrarë të paktën 4,439,888 njerëz në mbarë botën që nga fundi i dhjetorit 2019, sipas një raporti të lëshuar të martën nga AFP nga burime zyrtare. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur me 629.891 vdekje, më pas renditet Brazili (575.742 vdekje), India (435.110), Meksika (253.526) dhe Peruja (197.921). OBSH vlerëson, duke marrë parasysh vdekshmërinë e tepërt të lidhur drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19, se numri i të vdekurve nga pandemia e COVID mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë se ai i llogaritur nga të dhënat zyrtare
25 Gusht 2021, 20:24 -
Vendimi, qeveria jep 33 milionë lekë për Emergjancat Civile
Këshilli i ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 33 milionë lekësh për Emergjencat Civile. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtaren dhe shuma e cila do të rishpërndahet do t'i hiqet programit “Forcat e luftimit” për të kaluar te Emergjencat Civile
25 Gusht 2021, 16:42 -
-
Vendimi i qeverisë: Afganët do të qëndrojnë 1 vit në Shqipëri! Krijohet ‘Task-Forca’ me 7 ministra e drejtuar nga Olta Xhaçka
Me firmë të kryeministrit Rama qeveria shqiptare mori vendimin për strehimin e afganëve për 1 vit në vendin tonë. Për menaxhimin e të gjithë situatës është ngritur një taskë forcë që ka në përbërje 7 ministri. Task-Forca ka 5 detyra! Afganëve mund t'u kufizohet liria, por do të bëhet mbi bazën e vlerësimeve individuale dhe jo në grup.
25 Gusht 2021, 15:45 -
-
-
Veliaj inspekton punimet në Bovillë: Do furnizojë 24 orë me ujë Tiranën, përfiton edhe Kamza
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar nisjen e fazës së dytë të punimeve në impiantin e Bovillës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ky investim do të mundësojë furnizimin me ujë të qytetit të Tiranës për 24 orë, teksa do të përfitojë edhe Bashkia e Kamzës.
25 Gusht 2021, 13:48 -
-
-
-
'Ne, deputetët e komunizimit flisnim ‘në emër të popullit’, si privilegj, kishim sediljen e parë në autobus dhe…'/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të rrethit të Krujës
Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Pjetër Gjonit, ish – Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Laçit dhe deputetit të Kuvendit Popullor në disa legjislatura, i cili kujtonte periudhën e “zgjedhjeve” për në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke folur për rrethin e Krujës ku ai shërbeu për vite me radhë në detyra dhe funksione të ndryshme.
25 Gusht 2021, 07:32 -
-
Dita e dytë e kampit të LRI në Jalë, Kryemadhi nuk duket sërish gjëkundi! Vendin 'ia zë' Kejdi Mehmetaj: Kjo është java e parë e fillimit të betejave të reja
Në ditën e dytë të kampit të LRI-së, sërish është vënë re mungesa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Fjalën e ka nisur nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, por në asnjë moment, ajo nuk ka argumentuar këtë mungesë të Kryemadhit, e cila prej javësh, që pas disfatës së 25 prillit, "është zhdukur".
24 Gusht 2021, 21:26 -
-
Në pritje të afganëve, qeveria miraton fonde për shtimin e kapaciteteve pritëse në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Tiranë
Pritja e rreth 3 mijë afganëve për t'u strehuar në vendin tonë për shkak të emergjencës së krijuar nga pushtimi i talebanëve, ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë
24 Gusht 2021, 17:53 -
-
Mbappe refuzon 35 mln euro në sezon, Paris SG dorëzohet dhe e nxjerr në shitje! Interin e pengon Lotito për Correa-n, akord me Belotti-n
Kylian Mbappe ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit dhe sipas mediave në Francë Paris SG është gati të dëgjojë ofertat për ta shitur. Ndërkohë Inter po has vështirësi për transferimin e Korreas pasi presidenti i Lacios ka kërkesa të larta për argjentinasin.
24 Gusht 2021, 15:55 -
Ia morën valles në mes të autostradës së Laçit, vihen nën hetim dhe gjobiten 4 dasmorët që krijuan kaos në trafik! U bllokohen makinat luksoze (VIDEO)
Identifikohen dhe vihen nën hetim 4 dasmorët që bllokuan autostradën e Laçit duke kërcyer në mes të rrugës pasi kishin shkuar të marrin nusen
24 Gusht 2021, 15:42 -
Shembet ndërtesa në Torino! Vdes një fëmijë 4 vjeçar shqiptar, plagoset e ëma dhe 2 persona të tjerë
Një zhurmë e madhe dhe pastaj një shpërthim i fuqishëm, ishte ajo që dëgjuan banorët në Torino, para se të kuptonin se një ndërtesë dy katëshe ishte rrënuar plotësisht. Në brendësi të ndërtesës gjendej një grua 34 vjeçare, me origjinë nga Shqipëria së bashku me fëmijën e saj 4 vjeçar.
24 Gusht 2021, 15:08 -
Vrasja e dhëndrit të anëtarit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e mbajtën në vëzhgim për 1 javë! Gjendet dhe një tjetër kallashnikov në makinën e vjedhur! Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në ekzekutim
Pronari i “Bar Pedonale” në Lushnje u ekzekutua teksa pinte kafe në lokalin e tij mbrëmjen e së hënës, ndërsa 5 persona të tjerë, kunati dhe klientë të zakonshëm, mbetën të plagosur. Deri më tani me mbi 20 persona të shoqëruar policia nuk ka ende një autor të dyshuar, por dyshon se vrasësi është me pagesë. Bledar Muça, 34 vjeç ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit të “Hakmarrjes për drejtësi” dhe pikërisht konfliktet nga kjo lidhje familjare, dyshohet të jenë shkak për atentatin. Pistë hetimi lidhja me bandën famëkeqe.
24 Gusht 2021, 08:44 -
