-
Dita e 7 e vaksinimit masiv, 500 policë vaksinohen në 'Air Albania', në të gjithë vendin nis procesi për më shumë se 13.000 uniforma blu! Manastirliu: Së shpejti nisim me mbi 60 vjeçarët
Mijëra efektivë policie në të gjithë vendin do të nisin të marrin nga sot vaksinën anti COVID. Procesi nis nga Tirana në stadiumin 'Air Albania'. Për 13 muaj pandemi si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 28 punonjës policie, të cilët nuk kanë mundur t'i shpëtojnë virusit të rrezikshëm.
3 Prill 2021, 08:57 -
'100 dështimet e Ramës', Lulzim Basha: Lufta personale me sipërmarrësin italian Becchetti do iu kushtojë shqiptarëve 110 mln euro
Pas lajmit të djeshëm që sipas Shqipëria humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit në vitin 2015, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur që të komentojë përmes një 'sondazhi' që ka zhvilluar në rrjete sociale.
3 Prill 2021, 08:43 -
Basha e renditi të 7-in në Korçë, Andrea Mano: Vota nominale një mundësi e mirë për kandidatët! Ja e vërteta e konfliktit me Salianjin për menaxhimin e zonave elektorale
Andrea Mano është kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës dhe kandidat për deputet, i shtati në listën e këtij subjekti politik. Në një intervistë për Report Tv, ai nuk preferoi të komentojë faktin se Basha e ka lënë në vend të pasigurt, por tha se vota nominale është një mundësi e mirë që çdo kandidat të marr votat direkte në popull
2 Prill 2021, 20:39 -
-
-
Shoqata e Transportit Urban letër Ramës e Manastirliut: Përfshini dhe sektorin tonë në grupet primare për vaksinim, stafi ynë i ekspozuar ndaj COVID-19
Pas shtrirjes së vaksinimit në disa grupe risku, Shoqatat e Transportit Urban kërkojnë të përfshihen edhe ata në grupet prioritare për të bërë vaksinë antiCOVID. Shoqatat e Transportit urban shprehet se punonjësit e këtij sektori janë të ekspozuar për infektim me COVID 19 duke qenë se janë në kontakt të vazhdueshëm me individ të ndryshëm,për shkak të shërbimit që ofrojnë.
2 Prill 2021, 17:55 -
Revista prestigjoze: Shqipëria në nivelin e vaksinimit të BE-së
Fushata e vaksinimit masiv në Shqipëri është në të njëjtat nivele me fushatën e vaksinimit në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave të revistës shkencore online, Our World in Data, Shqipëria është vetëm 0.04 pikë larg shifrave të BE-së dhe 0.02 pikë larg atyre të Gjermanisë.
2 Prill 2021, 17:10 -
Kushtoi 100 milionë lekë, për 6 muaj çahet asfalti! Dëmtohet rruga e Njësisë Luftijnë në Memaliaj, banorët: Kompania ‘Alb-Star’ punime pa cilësi
Rruga e Luftinjës në Memaliaj e rikonstruktuar 6 muaj më parë është dëmtuar plotësisht për shkak të punimeve pa cilësi të kompanisë "Alb-Star". Financues është Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili deklaron se janë konstatuar disa probleme që do të riparohen nga kompania private. Ndjekim shqetësimet e banorëve për aks 15 kilometra që kushtoi 100 milionë lek dhe u ndërtua pa asnjë standard
2 Prill 2021, 15:59 -
-
-
-
Në 24 orë kryhen mbi 17 mijë vaksinime, 172.486 vaksina të bëra që nga fillimi i procesit! Nisi sot vaksinimi i gazetarëve e operatorëve të terrenit, nesër vijon me policët
Gjatë ditës së sotme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin dhe nga fillimi i vaksinimit në vendin tonë më 11 janar, janë kryer 172.486 vaksinime. Po sot ka nisur edhe vaksinimi për gazetarët dhe operatorët e terrenit, ndërsa ditën e nesërme pritet që të nis me efektivët e policisë.
2 Prill 2021, 13:08 -
Pesë 'Ehaaa'-të, pasthirrmat gënjeshtare të spotit elektoral të Partisë Demokratike
Fushata elektorale për zgjedhjet e datës 25 prill, po prodhon edhe spote televizive negative për kundërshtarin politik siç është, për shembull, një spot i Partisë Demokratike i cili tenton të ballafaqojë disa premtime të kryeministrit Edi Rama, të bëra kryesisht gjatë fushatës elektorale të vitit 2013 kur ishte ende në opozitë, me aktualitetin e sotëm teksa kanë kaluar 7 vjet.
2 Prill 2021, 13:02 -
Biden mban premtimin, SHBA pothuajse 100 milion të vaksinuar
Pothuajse 100 milionë amerikanë kanë marrë paktën një dozë kundër COVID-19, deklarojnë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA duke arritur kështu 30 për qind të popullsisë amerikane. Ndërkohë që rreth 56 milionë njerëz e kanë përfunduar komplet vaksinimin.
2 Prill 2021, 11:11 -
-
Pas studimit të Pfizer, Izraeli bëhet gati të fillojë vaksinimin anti-COVID për fëmijët 12-15 vjeç
Pas publikimit të rezultateve të efektivitetit të vaksinës së Pfizer, në grupmoshat 12 deri në 15 vjeç, Izraeli lideri deri tani i fushatës së vaksinimit në botë për 100 banorë, planifikon të nisë së shpejti vaksinimin kundër kësaj grupmoshe.
2 Prill 2021, 09:33 -
-
Shqipëria në NATO nga ti apo Berisha? Basha: Po kujtoj meritat e PD-së, jo të miat! I gatshëm që dal në debat me Ramën! E pamundur të kontrolloj grumbullimet
Kreu i Partisë Demokratike ka realizuar një spot, duke treguar se ai di ta integrojë Shqpërinë në BE, njësoj ashtu siç bëri për të futur vendin në NATO. Për këtë spot, Basha u pyet nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, se kush e futi Shqipërinë në NATO ai apo ish-kryeministri Sali Berisha.
1 Prill 2021, 22:10 -
Mirditë, banorët e Fanit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të HEC-it: Rrezikojmë të mbetemi pa ujë
Banorët e Fanit në Mirditë kanë kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali, që sipas tyre po ndërtohet në shkelje të ligjit, me firma të falsifikuara. Uji i përrenjve malor do futet në tuba, ndaj banorët rrezikojnë të mbetet pa ujë të pijshëm dhe vaditje.
1 Prill 2021, 20:13 -
-
88.590 të dypunësuar do dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Tatimi për pagat do të rivlerësohet, qytetarët do të paguajnë më shumë
Të gjithë të dypunësuarit në fund të muajit prill do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që nuk ka ndodhur më parë, e që do ju sjellë edhe rritje kostosh për të dypunësuarit
1 Prill 2021, 19:16
