-
EMRAT/ Përfundon votimi i PD-së në qarkun Berat, jashtë liste mbetet Astrit Veliaj dhe Anila Koroni
Nga 26 kandidatë në të gjithë qarkun e Beratit janë zgjedhur 24 kandidatë që të vijonë procesin tjetër për kandidimin e tyre si deputetë nën siglën e PD. Ata përzgjodhën kandidatët që kalojnë në fazën tjetër të procesit, ku në Berat janë zgjedhur 10 kandidatë duke lënë jashtë liste Astrit Veliajn. Në Poliçan zgjidhen 4 kandidatë duke lënë jashtë liste Anila Koronin, ndërsa në Urën Vajgurore u votuan të 5-të kandidatët.
28 Shtator 2020, 20:30 -
113-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit, botohen “Vargjet e Përzjera”
Në 113-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit, studiuesit analizojnë kontributin e tij në letrat dhe gjuhën shqipe, si prozator edhe poet. Ndërsa, nën kujdesin e vajzës së tij Atalanta Pasko botohet libri “Vargje të përzjera”.
14 Shtator 2020, 14:47 -
COVID-i shuan infermierin 63-vjeçar tek Trauma, ndërrojnë jetë 6 persona, 135 raste të reja gjatë 24 orëve
Numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19 është rritur ditën e sotme në vendin tonë, ku 6 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një infermier 63-vjeçar dhe janë regjistruar 135 raste të reja duke e çuar numrin në total të të prekurve mbi 10 mijë.
5 Shtator 2020, 16:06 -
Ekonomia reale përballë baltës së përditshme të opozitës
Që nga fillimi i këtij viti ekonomia botërore po përballet me një recesion të paprecedentë, jo vetëm në magnitudë, por edhe në natyrë. Në vetëm pak muaj, kriza e 2020-ës ka fshirë triliona dollarë prodhim në ekonominë globale duke nxjerrë dhjetëra milionë njerëz të papunë anembanë globit.
2 Shtator 2020, 11:41 -
Ankesat e qytetarëve në Greqi, Cakaj jep shifrat: Është rritur kapaciteti në Ambasadë e Konsullatë, por ende kemi punë
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar mbi situatën e rënduar me shërbimet konsullore në Athinë dhe Selanik. Cakaj theksoi në postimin e tij në Facebook, se numri i lartë i kërkesave, së bashku me kufizimet e imponuara nga pandemia, kanë shkaktuar një ngarkesë të jashtëzakonshme për trupën konsullore.
28 Gusht 2020, 20:52 -
158 raste të reja dhe 2 viktima/ Rritet numri i personave që COVID-i i ka lënë me pasoja! Sot më shumë pacientë të shtruar në 2 spitalet se dje (VIDEO)
158 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, 2 persona kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme.
19 Gusht 2020, 17:07 -
Numri më i lartë i testeve që nga fillimi i pandemisë/ 155 raste të reja dhe 2 viktima! Më pak pacientë të shtruar në spitale, më shumë të shëruar në 24 orë (VIDEO)
Kjo e martë ka shënuar numrin më të lartë të pacientëve të dyshuar me COVID- 19 që janë testuar, ku kanë rezultuar pozitiv 155 persona. 932 teste janë kryer në total gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.
18 Gusht 2020, 16:27 -
Për të dytën ditë radhazi ulet bilanci i të prekurve/ 119 raste të reja me COVID dhe 2 viktima! Mbyllet materniteti në Lushnje dhe 'Apeli' në Vlorë (VIDEO)
Për të dytën ditë radhazi, bilanci i koronavirusit në vendin tonë ka pësuar një rënie të lehtë. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 501 testeve të bëra, janë konfirmuar pozitiv 119 raste të reja, (1 më pak se dje) dhe 2 humbje jete. Viktimat ishin nga Durrësi dhe Korça.
17 Gusht 2020, 16:52 -
U negativizuan, por COVID-i i la me pasoja të rënda...12 pacientë vijojnë të shtruar në spital! MSH: 120 raste të reja dhe 3 viktima!
COVID-19 ka rezultuar me pasoja të rënda për 12 qytetarë, të cilët edhe pse janë negativizuar vijojnë të qëndrojnë të hospitalizuar në 2 spitalet COVID në vendin tonë. Ndërkohë, kjo e dielë ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve të reja dhe viktimave me COVID-19. 3 humbje jete dhe 120 persona janë konfirmuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë, ku Tirana mban numrin më të lartë viktimave, por edhe rasteve të reja.
16 Gusht 2020, 16:05 -
Meta kthen ligjin ‘për shtetësinë’: Më heq kompetencat, shkel Kushtetutën në disa pika
Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për “Shtetësinë” të miratuar më 29 korrik nga Parlamenti. Sipas Metës ky ligj nuk ka reflektuar kërkesat e Institucionit të Presidentit, i heq atij kompetenca dhe është antikushtetues. Ligji për shtetësinë, i iniciuar nga Ministria e Brendshme përcakton që marrja dhe lënia e shtetësisë shqiptare të bëhet sipas udhëzimeve të lëshuara nga kjo ministri.
15 Gusht 2020, 12:13 -
Ulet numri i viktimave, sot 1 humbje jete me COVID! 135 raste të reja, 113 vetëm në Tiranë! Bilanc pozitiv i të shëruarve
Pas më shumë se një jave me një bilanc të rënduar të viktimave, sot Shqipëria ka regjistuar vetëm 1 person që ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Një 58 vjeçar nga Tirana ka dalë i humbur në betejën e tij me këtë virus, njofton Ministria e Shëndetësisë, në bilancin e saj ditor. Ditën e sotme janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.
7 Gusht 2020, 16:07