-
1,905 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 16,507 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 17 prej të cilëve në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 16,507 raste aktive me COVID.
12 Janar 2022, 18:20 -
Alarmi Omicron! Shifra rekord infektimesh me COVID! Sot 2177 raste të reja e 6 viktima! Rëndohet situata në spitale, në total mbi 15 mijë pacientë aktivë
Kjo e martë ka shënuar një rekord të rasteve të reja me COVID-19, shifra të ngjashme me ato që janë regjistruar gjate kohës kur ishte piku i pandemisë. Sot si rezultat i 8136 testimeve, janë konfirmuar pozitiv 2177 qytetarë, e ndërsa një rritje kanë shënuar edhe numri i viktimave.
11 Janar 2022, 17:23 -
Mbushi 119 vjeç, kush është Kane Tanaka, njeriu më i vjetër në botë që jetoi nëpër ngjarje historike
Tanaka ka lindur në vitin 1903. Në moshën 19-vjeçare u martua me pronarin e një dyqani orizi dhe punoi aty deri në moshën 103-vjeçare. Ajo ka jetuar nëpër ngjarje historike, duke i mbijetuar dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll të vitit 1918.
3 Janar 2022, 21:20 -
Festat e fundvitit, mjekët: Kujdes, pritet rritje infektimesh! Vaksinimi shumë i rëndësishëm
Pacientët e shtruar në spitalet COVID shkojnë në gjendje të rënduar çka sipas mjekëve shpjegon dhe numrin e lartë të fataliteteve. Bluzat e bardha apelojnë për vaksinim në këtë prag festash, ku organizimet kolektive rrisnin mundësinë e infektimeve.
22 Dhjetor 2021, 17:25 -
Shqipëria më shumë importon se sa eksporton në rajon! Deficiti Shqipëri-Serbi në 5 vite 83 mld lekë! 'Open Balkan' në fokus fuqizimin e shkëmbimeve tregtare
Pavarësisht se shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë-Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë shënuar në rritje në 5 vitet e fundit, deficiti tregtar vijon të jetë i lartë. Nga viti 2017 deri më tani Shqipëria ka blerë nga këto dy shtete mbi 165 miliardë lekë mallra dhe ka mbi 79 miliardë lekë produkte.
21 Dhjetor 2021, 20:01 -
Koronavirusi/ 376 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 31-vjeçar! 5,165 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa i bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 12 prej të cileve në gjendje të rënduar. Sakaq në të gjithë vendin janë 5,165 raste aktive me COVID.
21 Dhjetor 2021, 17:11 -
Të ardhurat për frymë në Shqipëri ndër më të ultat në rajon, EUROSTAT: Janë sa 30% e mesatares së BE
Pavarësisht masave të ndërmarra për të ulur varfërinë, duke rritur pagat vit pas viti, përsëri Shqipëria klasifikohet tek vendet me të ardhurat më të ulëta në rajon për frymë, dhe për pasojë kanë edhe nivel të ulët konsumi.
15 Dhjetor 2021, 21:56 -
Shifra rekord, plani i BE-së për uljen e çmimeve të energjisë
Bashkimi Evropian pritet që gjatë kësaj jave të propozojë një sistem që do të lejonte shtetet që bashkërisht të blinin rezerva strategjike të gazit – një masë e hartuar nga blloku evropian në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë.
14 Dhjetor 2021, 08:01 -
Zv.ambasadori i SHBA shkon në PD, takon Tabakun! Nga shkallët e selisë blu lexohen emrat e delegatëve nga Vora, Rrogozhina e Kavaja pro 11 Dhjetorit
Në prag të mbajtjes së dy kuvendeve të PD, Zv ambasadori Amerikan Demian Smith zhvilloi sot një vizitë në Partinë Demokratike. Në të njëjtën kohë, nga shkallët e selisë blu, degët e Vorës, Rrogozhinës dhe Kavajës lexuan emrat e delegatëve që do t’i bashkohen 11 Dhjetorit.
3 Dhjetor 2021, 16:33 -
Shkojnë për firmat, delegatët e degës 4 në Tiranë: PD na kyçi derën! Dega 11: Kanë firmosur 79.5% e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit (LISTA e plotë)
Delegatët e degëve të PD-së, 4 dhe 11 e gjetën të kyçur derën për të shkuar në zyrën e Edi Palokës në selinë blu për procedurën e verifikimit formal të emrave të firmëtarëve për mbajtjen e Kuvendit të PD më 11 dhjetor. Megjithatë para kamerave lexuan nga lista e tyre emrat e anëtarëve që mbështesin Berishën duke thënë se me këtë vendim Basha po ofendon demokratët.
30 Nëntor 2021, 14:50 -
Suedi/ Kryeministrja e parë grua jep dorëheqjen disa orë pas zgjedhjes
Ajo e ndërmori vendimin e dorëheqjes pasi pësoi një humbje në parlament ndërsa votohej buxheti i paraqitur nga qeveria. Pas këtij zhvillimi partneri i saj në koalicion, partia e Gjelbër u largua nga qeveria.
24 Nëntor 2021, 20:08 -
-
5-vjeçari në Sarandë humbi jetën 4 ditë më parë nga COVID, i ati: Më thoshin që kishte virozë, mushkëria i kishte dalë jashtë funksionit
Babai i 5-vjeçarit ka treguar se pavarësisht se të birin e kishte dërguar në pediatrinë e Sarandës për tre ditë reshtë, asnjë mjek nuk e kishte kuptuar se ai ishte infektuar me COVID, ku mjekët i thoshin se kishte virozë.
30 Tetor 2021, 13:30 -
Kuvendi miraton Eurobondin, borxhin për OSHEE-në dhe buxhetin faktik, opozita abstenon! Ngrihet Komisionit hetimor për mbetjet urbane
Pas rreth 10 orësh diskutime e debate të shumta, Kuvendi ka miratuar projektligjin për eurobondin prej 700 milionë eurosh, marrjen e borxhit prej 70 milionë eurosh për OSHEE nga BERZH, buxhetin faktik 2020 dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Mbetjet Urbane për Fierin, Tiranën dhe Elbasanin.
28 Tetor 2021, 19:36 -
-
-
Shënohet viktima më e re nga COVID, humb jetën 5-vjeçari nga Saranda! Sot 560 raste të reja dhe 8 viktima! Vijnë 117 mijë doza Pfizer
8 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga COVID në vendin tonë ndërsa janë shënuar 560 raste të reja. Ndërkohë, një 5-vjeçar nga Saranda është viktima më e re që shuhet nga koronavirusi në Shqipëri.
26 Tetor 2021, 18:36 -
COVID/ Komiteti i Imunizimit rekomandon dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët dhe qytetarët me sëmundje kronike! Vaksinim edhe i fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje kronike
Komiteti i Imunizimit në vendin tonë i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve vaksinimin me dozë të tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike. Doza e tretë e vaksinës mund të bëhet e kombinuar, ndryshe nga lloji i vaksinës i përdorur në dozat e para. Po ashtu është rekomanduar edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç që vuajnë me sëmundje kronike.
19 Tetor 2021, 15:53 -
Pjesë e kontratës prej 500 mijë dozash, mbërrijnë në Rinas 117 mijë doza të vaksinës Pfizer
117,000 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sonte në aeroportin e Rinasit. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa vaksinat e mbërritura janë pjesa e parë e dozave nga kontrata prej 500 mijë që pritet të vijnë brenda vitit.
18 Tetor 2021, 20:55 -
Pandora Papers hedh dritë mbi skandalin e FIBank në Bullgari, qindra milionë euro kredi kompanive 'offshore' të lidhura me njeriun shumë pranë ish-Kryeministrit
Dokumente të dala nga 'Pandora Papers' zbulojnë skandalin se pronarët e shumicës së aksionerëve të Bankës e Parë të Investimeve të Bullgarisë (First Investement Bank) Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev janë përfituesit përfundimtarë të kompanive 'offshore', të cilët kanë marrë mbi 1 miliardë leva bullgarë hua nga Banka (Rreth 511 milionë euro).
15 Tetor 2021, 19:03 -
COVID-19/ Franca pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 korrik 2022
Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal bëri me dije se parlamentit do t’i paraqitet një projekt ligj për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
14 Tetor 2021, 13:18
