-
Ekskluzive/ Argita Berisha 1 milionë USD në llogari, në 2005 kishte vetëm 39 mijë USD bashkë me Jamarbrin, çifti edhe 900 mijë euro vila, apartamente, bodrume dhe toka
Report Tv siguron ekskluzivisht deklaratën e fundit të pasurisë së familjes Berisha: Argita dhe Jamarbri erdhën nga Kosova në 2006 me 39 mijë USD gjendje në banka, ndërsa sot vetëm Argita ka rreth 1 milion USD në llogaritë bankare. Jamarbri përveç 35-50 % të 19 kullave në Tirane, ka edhe 50 % të një pasurie të paluajtshme me vlerë rreth 900 mijë euro
25 Nëntor 2021, 18:26 -
Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', kunati dhe ish-truproja e Rezart Taçit kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO! Bosi i naftës ende në arrati, foto e tij i jepet Interpolit për ta gjetur
Teksa Rezart Taçi vijon të jetë ende në arrati, dy të besuarit e tij kunati Artur Balla dhe ish-truproja Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash, kanë çuar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri. Ndërkohë mësohet se të dhënat për bosin e naftës, gjeneralitetet dhe foto i janë përcejllë Interpol për ta arrestuar dhe dorëzuar atë më pas në SPAK.
25 Nëntor 2021, 12:28 -
-
Me 77 vota pro miratohet buxheti 2022! PS voton kundër amendamenteve të Erion Braçes për paketën fiskale, vetëm 8 deputetë pro
Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar me shumicën e votave projektbuxhetin e 2022 i cili parashikon mbledhjen e 536.8 miliardë lekëve dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve, por diskutimet në Kuvend nuk kaluan pa akuza nga opozita.
25 Nëntor 2021, 10:06 -
-
-
Vlorë/ Fshati Mavrovë si në mesjetë, pa rrugë, ujë e dyqane, banorët: Zero investime, politikanët vijnë vetëm për zgjedhje
Pa burim të ardhurash, pa rrugë e pa ujë, banorët e fshatit Mavrovë në bashkinë e Selenicës në Vlorë, jetojnë në kushtet e mbijetesës. Shumica janë larguar, ndërsa në fshat nuk ka më fëmijë e të rinj. Banorët thonë se prej vitesh, fshati i tyre nuk ka parë asnjë investim.
23 Nëntor 2021, 17:40 -
Komisioni i Ekonomisë miraton buxhetin 2022, ndryshime fondesh shumë institucione! Në total shtohen 1.7 miliardë lekë, 200 mln për partitë politike
Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2022, i cili ka pësuar disa ndryshime, pasi janë rritur me 1.6 miliardë lekë shpenzimet për disa institucione. Diskutimet për buxhetin nuk kaluan pa debate, sa i takon borxheve të bashkive si dhe fondeve për menaxhimin e mbetjeve.
23 Nëntor 2021, 13:04 -
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me Universitetin e Mjekësisë, 'Shëndetësia': Nga viti i ardhshëm hapen edhe 150 kuota të reja pranimi për studentët
Manastirliu deklaroi se ky Memorandum, i hap rrugë një bashkëpunimi më të ngushtë për edukimin e profesionistëve të sistemit shëndetësor, siguron rritjen e kapaciteteve, ofrimin e praktikave klinike e profesionale për profesionistët e shëndetësisë dhe mbi të gjitha, shtimin e kuotave të reja të pranimit në Mjekësi, duke filluar nga viti i ardhshëm.
22 Nëntor 2021, 10:21 -
-
Inaugurohet në Tiranë Ambasada e Paqes për Ballkanin, Veliaj: E rëndësishme në një Ballkan që ka kaluar ditë të vështira, kjo është koha për reflektim
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur sot Konferencën e Lidershipit Ballkanik që këtë vit është mbajtur në Tiranë, ku u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme dhe Klubit të Podgoricës.
21 Nëntor 2021, 18:44 -
Basha dhe Berisha harrojnë Olldashin, asnjë mesazh kujtimi në 8-vjetorin e vdekjes! Nga poezitë, te kënga dhe bisedat e fundit, si e kujtuan miqtë e vërtetë ish-demokratin
20 nëntori për asnjë demokrat nuk është një ditë e zakonshme. Si sot para 8 viteve, është ndarë nga jeta në një aksident rrugor një prej emrave më të respektueshëm të Partisë Demokratike, Sokol Oldashi, por në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga jeta, ajo që është vënë re është mungesa e një mesazhi të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të paktën publikisht.
20 Nëntor 2021, 18:52 -
Doli në përgjimet e Rezart Taçit, prokuroria në Malin e Zi nis hetimet për pastrim parash, do të marrë në pyetje presidentin Gjukanoviç
Dosja italiane për Rezart Taçin, për pastrim parash, do të hetohet edhe në Malin e Zi, për shkak se emri i presidentit të vendit Milo Gjukanoviç doli në përgjime me biznesmenin shqiptar
19 Nëntor 2021, 10:49 -
Buxheti 2022 për Shëndetësinë, Rama: Brenda mandatit 40% rritje pagash për mjekët! Vlerësimi i tyre sipas performancës! Ministrja: 2.7 mln lekë për planin e vaksinimit
Kryeministri Rama në një takim me mjekë e infermierë ku prezantoi buxhetin për vitin e ardhshëm, vlerësoi punën e bërë për përballimin e pandemisë COVID-19 dhe premtoi jo vetëm rritje pagash por edhe investime në infrastrukturën e spitaleve e qendrave shëndetësore.
18 Nëntor 2021, 17:36 -
Intervista/ Njihuni me rregullat për patentën, Gonxhja për Report Tv: Shkelësit e kolaudimeve dhe autoshkollave do mbajnë përgjegjësi
Në një intervistë ekskluzive për ReportTv kreu i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja ka bërë me dije të gjitha rregullat e reja që kanë të bëjnë me lejen e drejtimit për të gjithë qytetarët, çfarë ndodh me shkeljet, ritestimet, autoshkollat që abuzojnë dhe kolaudimet që abuzojnë.
18 Nëntor 2021, 14:17 -
Milionerët e Foltores/ Vilat, paratë, bizneset e fshehura dhe makinat luksoze të grupit të Berishës në luftën kundër SHBA, nga Tritan Shehu, Noka tek Genc Pollo
Ish ministrat që u pasuruan gjatë pushtetit të Berishës janë rreshtuar me Foltoren. Zbulohet pasuria marramendëse nga Mali i Zi deri në Himarë. A janë vërtetë të shqetësuar për fatin e PD-së apo për fatin pronave dhe parave?
18 Nëntor 2021, 08:22 -
Shoferët me shkelje të rënda, ritestim për lejen e drejtimit! Gonxhja: Drejtuesit e rregullt rinovim patentës pa test! Në 2022 literatura për kodin rrugor në shkolla
Drejtuesit e automjeteve me të paktën 3 shkelje dhe pikë të hequra nga patenta, do të ritestohen. Në një intervistë për ReportTv kreu i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja thotë se kjo risi do të rrisë parametrat e sigurisë pa kosto. Po ashtu, nga viti i ardhshëm, njohuritë për kodin rrugor dhe sinjalistikën do të futen në kurrikulat e shkollave
17 Nëntor 2021, 20:22 -
Ylli Pata: Pse Ilir Meta shpalli vdekjen e LSI-së dhe çfarë e bashkon 'popullin e 2 Marsit' me Foltoren?
Ilir Meta, ka folur për herë të parë pas shumë kohësh, por nuk ka hapur “Kutinë e Pandorës”. Duket se e ka lënë për një herë të dytë. Por edhe pse ka folur pak, Meta, ka shpallur vdekjen e LSI-së, natyrisht pa dhënë dëshminë e “mjekut ligjor” por ka folur si baba real i saj, të paktën, që nga sot njerëzit duhet t’i shkojnë për ngushëllime.
17 Nëntor 2021, 19:17 -
SHBA: Berisha si Ortega! Edhe Presidenti i Nikaragua shpallet 'non grata' bashkë me familjen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vendosur të shpallë 'non grata' një tjetër president. Është marrë vendimi drastik për Presidentin e Nikaraguas, Daniel Ortega së bashku me familjen e tij dhe ministrat. Ortega futet kështu në 'listën e zezë' ku është edhe ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri shqiptar Sali Berisha.
17 Nëntor 2021, 11:34 -
-
42% e konsumit të energjisë në 2030 do sigurohet nga burimet e rinovueshme! Drafti: Ka dyshime për ndikim në mjedis të HEC-eve
Energjia e rinovueshme është caktuar si prioritet prej vitesh për të rritur prodhimin e energjisë elektrike në vend dhe uljen e importit nga jashtë. Deri në vitin 2030, objektivi i qeverisë është që energjia e rinovueshme të jetë të paktën 45% e totalit të konsumit përfundimtar të energjisë të parashikuar për këtë vit.
15 Nëntor 2021, 16:22
