-
-
-
-
Çfarë përmban 'testi i idiotit' që pritet t'i nënshtrohen shoferët e rrezikshëm shqiptarë?! 'Sa datëlindje kanë njerëzit...?' (VIDEO)
Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj propozoi si pjesë të ndryshimeve në Kodin Rrugor aplikimin e “testit të idiotit” ReportTV ka mundur të sigurojë disa pyetje të këtij testi. Testi ka 50 pyetje elementare që tregojnë nivelin psikologjik të drejtuesve të automjetit dhe që aplikohet në disa vende të BE. Nëse nuk kalohet testi, hiqet patenta.
18 Janar 2020, 16:44 -
-
Zbardhet vendimi për pushimin e çështjes 'lobimi rus për PD'/ Gjykata rrëzon deklarimet e Muzin pa marrë dëshminë e tij
Report Tv zbardh vendimin e gjykatës që pushoi çështje për dosjen e “dosje të lobimit rus të PD” të gjyqtarit Lazër Sallaku duke rrëzuar akuzat kundër Lulzim Bashës, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi.
17 Janar 2020, 14:18 -
Shifrat/ Muajt, ditët dhe orët kur ndodhin më shumë aksidentet në Shqipëri (FOTO)
17 Janar 2020, 11:00 -
Për 2020-ën 880 punonjës të rinj në administratë, miratohen kushtet për kredinë e butë për shtëpi për gjyqtarët
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa vendime të rëndësishme nga rekrutimet në administratë, te kushtet për përfitimin e kredisë së butë për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj, por edhe marrëveshje huaje me BERZH për rrugët rurale.
15 Janar 2020, 16:22 -
'30 mln $ merren nga shëndetësia, arsimi e infrastruktura për rindërtimin', PD: Rama nuk i prek paratë e oligarkëve (VIDEO)
Teliti hedh akuza se për këtë vit janë parashikuar që të kryhen të paktën 30 milion dollarë shkurtime në sektorët kyç si shëndetësi, arsim apo edhe infrastrukturë.
15 Janar 2020, 12:26 -
Bollino: Lobimi i PD, pse Gjykata dhe Prokuroria pengojnë të flasë dëshmitari kyç (i penduari) amerikan
Teksa Gjykata pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Basha, Ristanit dhe financierit të PD-së, Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje asnjëherë lobistin amerikan Nikolas Muzinin të cilit iu paguan 650.000 $, megjithëse ai ishte një dëshmitar themelor për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme të të pandehurve dhe gjyqtarit Lazër Sallaku e mbylli çështjen para se Muzin të fliste.
14 Janar 2020, 14:08 -
Pushimi i hetimit për Bashën/ Braçe e Balla publikojnë dokumentet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë: Faktet për një kallëzim të ri
Pas pushimit të hetimit për kreun e PD, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të kësaj partie, zv.Kryeministri Erion Braçe dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, këmbëngulin në fajësinë e tyre. Braçe dhe Balla publikuan disa dokumente, që janë publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ndërsa paralajmërojnë një kallëzim të ri për këtë çështje.
14 Janar 2020, 09:44 -
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Supë me perime e makarona dhe Byrek në tigan me bukë të thatë dhe djathë
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00.
13 Janar 2020, 11:30 -
Lobimi/ Gjykata pushon hetimet për Bashën dhe zyrtarët e PD-së, përçahen prokurorët, njëri përjashtohet
Gjykata e Tiranës vendosi sot në gjyqin paraprak pushimin e akuzës së falsifikimit për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi në lidhje me dosjen e lobimit. Kryedemokrati nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët që e cilësuan fitore, ndërsa Ristani ishte i vetmi që ishte përballë gjyqtarit. Nga radhët e prokurorëve edhe sot nuk munguan përçarjen. Ervin Karanxha u përjashtua gjatë seancës pas kërkesës së drejtueses së prokurorisë së Tiranës, ndërsa Kolë Hysenaj dhe Gjergji Tako ishin të ndarë në qëndrimet e tyre lidhur me hetimet.
13 Janar 2020, 11:00 -
-
-
'Bashkia e Veliajt ka harxhuar 273 milion lekë vetëm udhëtime gjatë 2019' Denoncimi i PD, Ina Zhupa: Rreth 19 mije € çdo muaj!
Zhupa ka lëshuar një lum me akuza ndaj Veliajt, ndërsa thotë se në këtë çmim të denoncuar nuk janë llogaritur as faturat nga 900 euro në natë, që sipas saj u paguhet nga oligarkët që marrin tendera në bashki.
12 Janar 2020, 11:21 -
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Bohçe sfoljat të mbushura me brokoli e salçiçe dhe Kadaif me muhalebi
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00.
10 Janar 2020, 11:25 -
Zbardhet dosja e vrasjes në Rrëshen/ Snajperisti hyri si burrë, doli si grua! Priti 47-vjeçarin duke ngrënë kikirikë...si mori çelësin e apartamentit nga ku qëlloi
Snajperisti që ekzekutoi me një plumb të vetëm biznesmenin Kastriot Reçi, është parë të hyjë si burrë nga apartamenti prej nga ka qëlluar dhe më pas të dalë si grua. Ky është konstatimi që kanë bërë oficerët e policisë dhe prokurorët e Lezhës, të cilët gjatë 48 orëve pas kësaj çështje mundën të krijojnë një dinamikë të këtij krimi të rëndë dhe tepër të sofistikuar, që ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit. Duke iu referuar këtij raporti policor, rezulton se vrasësi nuk ka qëlluar nga tarraca e pallatit, por nga dritarja e një apartamenti, që sipas policisë është hyrja nr. 28 e një pallati 9-katësh në Mirditë.
9 Janar 2020, 19:27 -
Ujësjellësi i ri Belshit, Balluku: Jo vetëm ujë cilësor 24 orë për 33 mijë banorët, por dhe model i efiçensës së energjisë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i AKUM, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e ujësjellësit, ku janë njohur nga afër me ecurinë e tyre.
9 Janar 2020, 18:19 -
VIDEO e ekzekutimit të biznesmenit në Rrëshen, plumbi në zemër nga qitësi profesionist me snajper fshehur në apartamentin e 'hasmit' Tonin Gjini
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, në një video nga kamerat e sigurisë të një lokali, shihet momenti teksa Reçi, ish-bashkë-aksioner i një televizioni lokal tashmë të mbyllur dhe pronar i një rrjeti kabllor, del nga makina 'Mercedes Benz', të cilën e parkon pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet me snajper dhe bie menjëherë në tokë.
9 Janar 2020, 14:16 -
'Serrat e mëdha krijojnë avantazh konkurrues', ministri Çuçi: Eksportet e produkteve bujqësore u rritën me 20%
Falë mbështetjes së programit IPARD ky investim, do të zgjerohet edhe më tej. Sipas përllogaritjeve pritet që prodhimi vjetor të jetë rreth 150 ton domatina, ndërkohë që kjo sipërmarrje ka marrë edhe çertifikimin Global G.A.P, duke siguruar në këtë mënyrë edhe eksportin në tregjet ndërkombëtare me një çmim më të lartë.
9 Janar 2020, 13:13
