-
-
-
Minxhozi: Një histori e shëmtuar (dhe e zakonshme) shqiptare
Një zyrtar i partisë në pushtet merr në telefon një drejtor shkolle dhe i kërkon deklarim të hapur vote. Një tjetër zyrtar flet për grupe djemsh problematikë që duhet të rrinë diku në një cep gjatë procesit të votimit.
17 Qershor 2019, 22:58 -
Tani është e qartë se kush i ka vjedhur dhe shpërndarë përgjimet
Indicjet janë të qarta, fajtori është tani lehtësisht i identifikueshëm. Në qoftë se do të bënim gazetari sipas të njejtave standarde që zbaton opozita aktuale, duke u bazuar vetëm tek perceptimet, nuk do të kishim asnjë dyshim: përgjimet e dosjeve ''339'' dhe ''184'' i ka vjedhur nga Prokuroria Besim Hajdarmataj para se të transferohej dhe ai ja ka dorëzuar ato Partisë Demokratike.
17 Qershor 2019, 22:57 -
'Bild'/ Basha: U legjitimua kauza e opozitës! Mos prisni që të ketë një marrëveshje me Ramën
Përgjimet e publikuara nga "Bild" të dosjes "184", kreu i PD-së Lulzim Basha i konsideron si konfirmim se kauza dhe rruga që ka ndjekur opozita përgjatë këtyre katër muajve është e drejtë. Edhe pse audio-përgjimet, në të cilat del për herë të parë kryeministri Edi Rama, janë pjesë e një dosje e cila është ende në hetim, kryedemokrati i ka cilësuar të si të mjaftueshme që vërtetojnë se PS-ja ka blerë votat dhe se Rama ka ardhur në pushtet në bashkëpunim me krimin.
17 Qershor 2019, 21:27 -
Banda e PD-së në përgjimet e Bild, Noka te '5 Pyetjet': Te shtabi i PS-së shkova për ballafaqim (Rrëfimi)
Më shumë se blerje e votave nga ky përgjim del përpjekja për ta mbrojtur votën nga banda e Lulzim Bashës. Për të folur mbi këtë cështje ishte i ftuar sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' Flamur Noka, i cili shpjegoi rolin e tij në zgjedhjet e para tre viteve në Dibër.
17 Qershor 2019, 20:50 -
I tha se do e padiste, Tiede-Ramës: Janë audio-përgjime reale
Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se do ta padiste në gjykatat gjermane, ka ardhur reagimi i gazetarit Peter Tiede. Ndonëse kreu i qeverisë nuk tha në asnjë moment që këto përgjime nuk janë të vërteta, përkundrazi, Tiede e vë sërish theksin tek vërtetësia e tyre.
17 Qershor 2019, 18:48 -
-
-
-
Rama ripublikon në Twitter përgjimin e 'Bild': S'kam asgjë për të fshehur! Gazetarin do e padis!
Kryeministri Edi Rama ka ripublikuar për profilin e tij në rrjetet sociale përgjimin e 'Bild', nga dosja hetimore "184", duke thënë se nuk ka asgjë për të fshehur. Kreu i qeverisë shkruan se publikimi i këtyre audio-përgjimeve ka cenuar jo vetëm dinjitetin personal, por edhe të vendit, për këtë arsye njofton se do të padisë në gjykatat gjermane gazetarin Peter Tiede.
17 Qershor 2019, 15:46 -
Publikohen përgjimet në BILD nga dosja '184' për Dibrën: PS po blen apo mbron votat nga banda e Flamur Nokës? VIDEO
Një prej bisedave të përgjuara përfshin edhe kryeministrin Edi Rama më një zyrtar lokal, Arben Keshi, që kishte kompetencën e Partisë Socialiste në komunën e Maqellares. Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fitur apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime. Por nga biseda del dëshmia të cilën Bild e anashkalon pa e përmendur fare, mbi veprimet e një bande të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka që përdinqte dhe kërcënonte përfaqësuesin socialistë.
17 Qershor 2019, 15:15 -
-
Lobimi rus i PD/ Rama: Pastrim i pastër parash...imagjino ta kishim bërë ne (VIDEO)
14 Qershor 2019, 10:02 -
Ademi-Ramës: Deri të shtunën livadhis i lirë, pastaj numrin e qelisë zgjidhe vetë
Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Cërrik ku tha se Shkodra ka degraduar ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryebashkiakes Voltana Ademi. Sipas Ademit, "baltoja" e figurës së saj nga Rama ka një mesazh të fshehtë: përpjekja për t'u fshehur nga përgjimet e publikuara nga "Bild".
6 Qershor 2019, 20:10 -
Përgjimet e 'Bild'/ Paralajmërimi i Vasilit dy ditë para protestës: Populli tani e ka të qartë
Ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili vijon që të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe prokurores së përgjitshme, Arta Marku pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild'.
6 Qershor 2019, 09:15 -
Kriminelë rrini rehat! Prokuroria s’ruan dot materialet e veta
Ka një kënaqësi gati perverse që këto ditë, kur Shqipëria gjendet në procesin e hapjes së negociatave, t’i kundërvihen të gjithë. I kundërvihen politikanët e opozitës, të huajt, e shkallmojnë njerëzit e PS-së me kinezëritë e tyre të panumërta dhe i vendosin në fund vulën e kaosit njerëzit e prokurorisë me apatinë e tyre.
5 Qershor 2019, 20:34 -
Publikimi i audio-përgjimeve/ Arta Marku: Prokurorët bëjnë pazare me dosjet për interesa të vogla
'Prokurorë dhe punonjës të tjerë janë të gatshëm që për interesa personale të bëjnë pazare me dosjet penale', kështu shprehet Prokurorja e përgjithshme Arta Marku në një reagim pas publikimit të audio-përgjimeve, pjesë e dosjes 339, nga gazeta gjermane 'Bild'.
5 Qershor 2019, 16:49 -
Spiropali dhe Leonard Olli 'takohen' në Korçë! Foshnje, të moshuar, dhe një 17-vjeçare shtatzënë në çadrat e tërmetit
Pranë banorëve ditën e djeshme në çadrat e ngritura, ishte edhe Leonard Olli, kandidat i BIndjes Demokratike për bashkinë e Korçës. Ai ka qenë atje në të njëjtin moment që ishin edhe përfaqësuesit e qeverisë, dhe ka pasur një bisedë me Spiropalin.
3 Qershor 2019, 18:57 -
-