-
Historike! Kelmendi kampione
E jashtëzakonshme! Majlinda Kelmendi shpallet kampione në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Brazil, pasi triumfoi në peshën e saj 52 kg në xhudo duke mundur në finale italianen Odette Giuffrida. Majlinda Kelmendi është futur në histori, pasi bëhet sportistja e parë me origjinë shqiptare që rrëmben një medalje në Lojërat Olimpike dhe për më shumë të artë. Kjo është medalja e parë për shtetin e Kosovës, ndërsa kujtojmë që Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike të Londrës ishte pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë. Thaçi: Po kthehemi fitues nga Lojërat Olimpike 'Rio 2016', kroatët ironi serbëve: Ju barazoi Kosova me medalje ari
në xhudo,Kosova medalje të artë
Profil/ Kush është Majlinda Kelmendi
7 Gusht 2016, 16:26 -
Mbrojtësi i Liverpul zbulon
Mbrojtësi i Liverpulit Dejan Lovren mungoi në turneun e Euro 2016 për shkak se zbuloi që gruaja e tij kishte një lidhje druvarin. Ylli kroat i cili u ble nga Liverpuli në vitin 2014 për 20 milionë sterlina dhe që fiton 65 mijë sterlina në vit zbuloi tradhtinë e bashkëshortes me mikun e tij të vjetër Dario Torbiç, një druvar që fiton vetëm 200 sterlina në muaj.
tradhtinë e gruas me druvarin
7 Gusht 2016, 15:21 -
"Rio 2016", PD: Përfaqësim i
"Përfaqësimi i Shqipërisë në aktivitetin ndërkombëtar më të rëndësishëm sportiv siç janë Lojërat Olimpike në Brazil, është një goditje për imazhin tonë dhe një shprehje e rrënimit të çdo standardi në këto 3 vite". Kështu u shpreh anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, ish-atletja Klodiana Shala, gjatë një dalje për mediat. VIDEO
turpshëm i Shqipërisë, akuza Ramës
7 Gusht 2016, 14:51 -
Skandal në SHBA, shqiptari mbahet
Një biznesmen shqiptar në Florida është mbajtur për dy vite i burgosur pas asnjë akuzë ndaj tij, raportojnë mediat amerikane. Gjykata e Floridës e ka liruar ditën e djeshme shqiptarin që prej 10 vitesh është rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
2 vite në burg pa asnjë akuzë
7 Gusht 2016, 14:41 -
-
Reforma zgjedhore, PD propozim
Në 12 propozimet që kanë bërë demokratët për ndërhyrje në Kodin Zgjedhore kërkohet dekriminalizimi i procesit zgjedhor duke zbatuar në mënyrë të plotë ligjin e dekriminalizimiti i cili siguron që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mos marrë një post të zgjedhur, si dhe të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor dhe fushatës së partive dhe kandidatëve. VIDEO
me 12 pika për zgjedhje të lira
7 Gusht 2016, 11:45 -
-
Inaugurohet Kisha Ortodokse në
E vetmja katedrale në jug të vendit e Kishës Ortodokse Shqiptare, është përuruar sot në Gjirokastër. Vetë Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos, ka marrë pjesë në përurimin e kësaj vepre që është unikale në llojin e vet përsa i përket strukturës, madhësisë dhe elementëve të tjerë. VIDEO
Gjirokastër, merr dhe pjesë Janullatos
7 Gusht 2016, 09:25 -
Dossier/ Biseda e vështirë në
"Rilindja Demokratike": "Tirana: qërohu Nano!", "Ta shporrim, ta shporrim, ta shporrim qelbësirën", "Protesta të fuqishme për të rrëzuar klikën", "Nano po destabilizon vendin", Berisha: Nano, mos prek Lazaratin, se beteja zhvillohet në Tiranë", "Berisha: Uragan popullor kundër Nanos", "Nano: Paratë e dritave të blihen plumba"."La Gazzetta del Economia", e cila është një shtojcë e "La Gazzeta del Mezzogiorno", me redaksi qendrore në qytetin e Barit, që në faqen e parë njoftonte publikun se ditën e shtunë kryeministri Romano Prodi do të përuronte Panairin e 62-të të Lindjes në Bari.
klubin "Planet Hollywood", Romë
7 Gusht 2016, 08:55 -
22 viktima nga përmbytjet në
Bilanc tragjik nga përmbytjet në Maqedoni, 25 të vdekur, 10 prej tyre shqiptarë. Kryesisht lagjet e banuara nga shqiptarët në Shkup si Hasanbeg, Haraçinë dhe Çair janë përmbytur tërësisht. Viktimat janë nga këto lagje përreth Shkupit. Mediat denoncojnë edhe ndërhyrjen e vonuar të autoriteteve maqedonase, të cilat kanë neglizhuar situatën e përmbytjeve, neglizhencë kjo që cilësohet e qëllimshme. Gjithashtu, një tjetër fakt që ka ndikuar në përmbytjen e këtyre lagjeve është edhe mungesa e investimeve nga qeveria maqedonase prej më shumë se 20 vitesh. FOTO VIDEO Viktimat kryesisht nga lagjet e shqiptarëve
Maqedoni, 10 janë shqiptarë
7 Gusht 2016, 08:41 -
-
Fatos Klosi: Ja tre krimet që
Sali Berisha subjekt i drejtësisë së re, përgjegjësi për 21 Janarin, Kosta Trebickën dhe Rrugën e Kombit. Pse koalicioni PS-LSI nuk prishet, si dhe mesazhi për Ramën e Metën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, thotë se Sali Berisha ka shumë gjëra për t’u trembur nga Reforma në Drejtësi. VIDEO
trembin Berishën nga drejtësia
7 Gusht 2016, 07:06 -
-
"Rio 2016", sportistja shqiptare
Pjesë e ekipit amerikan për lojërat olimpike "Rio 2016" është edhe shqiptarja Enkelejda Shehaj. Shehaj garon për qitje me pistoletë. Kjo është pjesëmarrja e tretë në lojërat olimpike, pasi në vitet 1992 dhe 1996 Enkelejda Shehaj ka qenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar.
pjesë e ekipit të SHBA
6 Gusht 2016, 22:50 -
Rio 2016, atleti francez thyen këmbën
Atleti francez Samir Ait Said ka thyer këmbën gjatë garës së gjimnastikës në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Brazil.Samir Ait Said gjatë kërcimit që po realizonte nuk arriti që të koordinohej me saktësi duke rënë shumë keq dhe thyer këmbën, ndërsa pamjet e rënda kanë bërë xhiron e botës.
incident izraelito- libanez, ja fituesit
6 Gusht 2016, 22:33 -
Itali, sekuestrohen 119 kg drogë
Rreth 119 kg drogë e cila vinte nga Shqipëria është sekuestruar nga policia italiane këtë të shtunë në ujrat pulieze, shkruajnë mediat italiane. Droga e cila ishte destinuar për tregun e Leces po transportohej nga një peshkatar 51 vjeçar në një barkë 6 metra të gjatë e cila kish dalë shumë larg bregut.
transportohej nga Shqipëria
6 Gusht 2016, 17:16 -
"Kalimera poetike” mbledh poetët
Për 3 netë me radhë në Muzeun e Kalasë së Ulqinit është zhvilluar Manifestimi i përvitshëm letrar “Kalimera Poetike 2016” e organizuar nga Shoqata Kulturore “Art-Club Ulqini” që prej 25 vjetësh nga themelimi i saj. Kësaj radhe 3 poetët mysafirë ishin Flutura Acka, Ag Apolloni dhe shkrimtari Enes Halilovic.
nga të gjitha trevat shqiptare në Ulqin
6 Gusht 2016, 16:58 -
Rivlerësimi i pasurive hyn në fuqi
Më 20 shtator hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore që bëjnë të mundur rivlerësimin e pasurive të paluajtshme për individët dhe bizneset. Tatimfitimi për t’u paguar ulet në 2% për individët dhe 3% për bizneset. VIDEO
më 20 gusht, ja sa ulet tatimfitimi
6 Gusht 2016, 16:53 -
Përgjimet e politikanëve në Kosovë
Në Kosovë, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi vendosi të premten të krijojë një ekip të prokurorëve nga zyra e tij dhe Prokuroria e Posaçme e Kosovës, që do të verifikojë dhe analizojë përmbajtjen e bisedave të përgjuara, të publikuara rishtazi në Kosovë.
Prokuroria do të analizojnë bisedat
6 Gusht 2016, 15:07 -
Basha paralajmëron bojkot
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Basha thekson se tashmë vendimi është marrë dhe se zgjedhjet e lira e demokratike garantohen pa Edi Ramën Kryeministër. VIDEO
të zgjedhjeve parlamentare?
6 Gusht 2016, 14:02 -
Sirena ruse për Gianni De Biasin
Spartaku i Moskës interesohet për të ulur në pankinë trajnerin Gianni De Biasi. Në një kohë kur zërat për një lëvizje të mundshme të trajnerit të Kombëtares janë shuar dhe duket se ai do vijojë të drejtojë Shqipërinë në skenë del një emër i njohur i futbollit rus që kërkon De Biasin.
e kërkon Spartaku i Moskës
6 Gusht 2016, 13:46