-
Pavarësisht sulmit, Kuvendi i
Kuvendi i Kosovës, pavarësisht sulmit të mbrëmshëm me predhë nga persona ende të paidentifikuar, ka vendosur që të zhvillojë seancë plenare, në vazhdim të asaj të djeshmes e cila u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.
Kosovës vijon seancën normalisht
5 Gusht 2016, 11:57 -
Brazil, Lojrat Olimpike 2016 çelin
Lojrat Olimpike nisin sot zyrtarisht. Ceremonia hapëse do të zhvillohet në stadiumin Maracana të Rio di Janeiro dhe të gjithë sytë e botës do të jenë në Brazil. Ateletë të 206 shteteve dhe skuadra e refugjatëve do të jenë në Rio për të garuar në 28 sporte të ndyshme ndërsa eventi do të ndiqet nga biliona spektatorë.
siparin, Shqipëria me 6 sportistë
5 Gusht 2016, 11:34 -
Raporti për plazhet, Saranda
68% e plazheve të bregdetit shqiptar janë të kategorisë A – Cilësi shumë e mirë; 15 % janë të kategorisë B - Cilësi e mirë; 6 % e tyre janë të kategorisë C - Cilësi e mjaftueshme, ndërkohë që 10 % e tyre i përkasin kategorisë D- Cilësi e keqe. Të dhënat vijnë përmes 78 stacionesh monitorimi të instaluara në plazhet më të populluara për vitin 2015. Problem mbetet fakti se plazhet me ndotje të lartë janë të përqëndruara nga zonat më të frekuentuara nga turistët, në Durrës, Vlorë e veçanërisht Sarandë. VIDEO
33% e ndotur, Veriu i pastë
5 Gusht 2016, 10:57 -
Elbasan, sekuestrohen 4200 m2
Gjykata e Elbasanit, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit, ka vendosur sekuestro preventive ndaj 4200 m2 tokë të ish-Ndërmarrjes Bujqësore Elbasan, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumenteve te falsifikuar nga ana e familjes Floqi. VIDEO
tokë, u falsifikuan dokumentet
5 Gusht 2016, 10:38 -
Lojërat Olimpike, Calja: KOKSH
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Viron Bezhani, se ka përfituar Bursën Olimpike për pjesëmarrjen në "Rio 2016". Calja thotë se nuk ka marrë asnjë lek nga KOKSH dhe as nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, ndërsa shton se në Rio ndodhet me shpenzimet e familjes së tij.
mashtron, nuk dha asnjë lek
5 Gusht 2016, 09:47 -
Kuvendi i Kosovës sulmohet
Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjën e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Sipas informacioneve nga mediat kosovare shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të Kuvendit. Mësohet se Kuvendi i Kosovës është sulmuar me predhë antitank. Nga ky sulm nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. VIDEOMediat ndërkombëtare pasqyrojnë sulminVetëvendosje: S'ka justifikim për sulminTirana zyrtare dënon sulmin ndaj Kuvendit
me antitank, nuk ka të lënduar FOTO/ Si duket godina e Kuvendit
5 Gusht 2016, 07:33 -
-
-
-
-
Grabitja në Rinas, reagon KSHH: Ka
Komiteti shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin për mungesën e transparencës në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë pasditen e 30 qershorit."Grabitja e një milionë eurove në Rinas tregoi sesa të pasigurt janë qytetarët shqiptarë në përdorimin e këtij aeroporti". VIDEO
pasiguri, duhet rishikuar koncesioni?
4 Gusht 2016, 17:38 -
-
-
Foto/ Një mami seksi si Rezarta
Rezarta Shkurta ka kohë që nuk është shumë aktive në skenën shqiptare. Paraqitja e saj e fundit mbetet ajo në Këngën Magjike 2014 me këngën “E dehur”. Arsyeja e kësaj distance nga muzika, ka qenë biznesi i saj “Hera Company”, pasi ajo ka dy vite që merret edhe me fotografi.
4 Gusht 2016, 15:18 -
Rita Ora në koncertin për Nënë
Është shpallur në Prishtinë programi dhe lista e pjesëmarrësve të koncertit 90-minutësh që do të mbahet më 3 shtator në Vatikan për shenjtërimin e Nënës Terezë. Mes 12 artistëve shqiptarë me famë botërore që do të marrin pjesë në koncertin e Vatikanit do të jetë edhe Rita Ora. Listën e artistëve pjesëmarrës e shpalli producentja e koncertit Dijana Toska. VIDEO
Terezën në Vatikan, ja pjesëmarrësit
4 Gusht 2016, 13:43 -
PD retorikë me foton, Duma: Rama
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar kryeministrin Rama për fotografinë e tij me presidentin amerikan Barack Obama në vitin 2012. Ajo është shprehur se me shumën që ka paguar për atë fotografi Rama është bërë pjesë e të gjitha mediave ndërkombëtare dhe se është e dukshme se shuma është siguruar nga paratë e trafikantëve. Duma shtoi se greku William Argeros dhe Bilal Shehu deriu në vjeshtë do të dënohen si përgjegjës për transferimin e parave dhe blerjen e biletës. VIDEO
të japë shpjegime për foton 80.000 $
4 Gusht 2016, 12:47 -
Dekreti, Nishani: Datën e zgjedhjeve
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh se do të ishte shkelje e Kodit Zgjedhor pritja e botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatë Kushtetuese për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. VIDEOPS: Nishani të tërheqë dekretin, shkel KodinPD: Rama sulm Nishanit për Shukri Xhelilin
e përcakton vendimi i Kushtetueses
4 Gusht 2016, 12:35 -
-
-
Skafisti vrasës po ndërton një
Kompania e ndërtimit, "Victoria Invest" me pronar Fatmir Kuçin i arrestuar për vrasjen në det me skaf të një turisti rus, po ndërton një port jahtesh dhe një kompleks turistik gjigant në Kalanë e Turrës, në Kavajë. Vlera e investimit, të cilin Kuçi po e realizon në bashkëpunim me kompaninë zvicerane Finsec Port, në total arrin 20 milionë euro. VIDEO
port jahtesh në bregun e Kavajës
4 Gusht 2016, 10:11 -
"Bllokohet" reforma, Nishani:
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh gjatë një konference për shtyp se ndryshimet Kushtetuese të miratuara nga Kuvendi mesnatën e 21 korrikut, hyjnë në fuqi në datën 11 gusht 2016. Kreu i shtetit theksoi se me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re, Presidenti duhet të zgjedhë me short anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët e gjykatave e prokurorët e prokurorive. VIDEO
Nuk nis dot procesin për KED
4 Gusht 2016, 09:38