-
Eurostat: Edhe pas rritjeve, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në Europë, sipas fuqisë blerëse
Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet ndër më të ulëtat në Europë në vlerë nominale, por sërish e fundit sipas fuqisë blerëse, sipas një renditjeje të fundit që ka bërë Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.
5 Shtator 2024, 14:40 -
‘Besra’ dhe ‘Andrino’, 2 mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën
Sot festohet dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares shqiptare që iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve. 8 vite më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.
5 Shtator 2024, 13:40 -
Kombinat, Veliaj në pallatet e rindërtuara pas tërmetit: Jemi afër fundit, për ato që kanë mbaruar më përpara, do të hedhim shortin
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pa nga afër punimet e pallateve të reja në zonën e Kombinatit ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti 2019. Brenda këtij viti thotë ai, apartamentet e Kombinatit bashkë me të 5 majit do të jenë gati.
5 Shtator 2024, 12:30 -
-
'Kapedani' i restauruar, në programin e TIFF-it
Në ditën e kujtimit të 88-vjetorit të lindjes së aktorit Albert Vërria (1936-2015), Arkivi Qendror Shteteror i Filmit njoftoi se premiera e variantit të restauruar të filmit “Kapedani”, do mbahet si pjesë e programit TIFF Classics të Tirana International Film Festival (TIFF).
5 Shtator 2024, 08:13 -
8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve! Begaj: Model frymëzimi! Rama: Gruaja e paqes në botë
Mbarë bota përkujton 8 vjetorin e shenjtërimit të humanistes së shquar Nënë Tereza. Më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore.
5 Shtator 2024, 08:04 -
LISTA E PLOTË/ 30 finalistët për të fituar 'Topin e Artë', Granit Xhaka sfidon Vinicius dhe Rodrin! Jashtë Lionel Messi
Ceremonia e ndarjes për trofeun e Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
4 Shtator 2024, 21:08 -
-
Policia e Kosovës u dërgon fletëthirrje për intervistim 5 personave, dyshohet se kanë udhëhequr institucionet paralele në veri
Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë u panë sërish të mërkurën në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, në atë që ato e quajtën “një trajnim periodik” në vazhdim, "për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale".
4 Shtator 2024, 20:27 -
SPAK hetim pasuror për fondacionin e Liri Berishës/ Idajet Beqiri: Vetëm në një mbrëmje mori 4 milion euro, ku shkuan këto para?
SPAK ka nisur hetimin pasuror për fondacionit e Liri Berishës, ‘Fëmijët Shqiptarë’. Për këtë çështje u diskutua në ‘Studio Live’ me avokatët Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi. Për Arbër Hitajn, Beqiri dha më shumë detaje nga ky hetim.
4 Shtator 2024, 18:05 -
-
I vunë tritol në banesë, gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës nuk kalon vetingun, KPK shkarkon Tonin Stërkaj
Procesi i vetingut për gjyqtarin Sterkaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.
4 Shtator 2024, 16:22 -
Shkarkohet nga KPK prokurori i Korçës Dashnor Nure! Konfirmohet në detyrë prokurorja e Durrësit Oltiana Gjoni
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Korçës, Dashnor Nure, pasi iu gjetën pamundësi financiare në disa vite dhe si barrë prove iu kaluan adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat kishte jetuar.
4 Shtator 2024, 15:38 -
Vizita e Presidentit në Letoni, Begaj viziton komandën e NATO-s, ku ndodhen edhe ushtarët shqiptarë! Homazhe në memorialin e 2 dëshmorëve
Kreu i shtetit vizitoi “Kamp Ādaži” në ditën e dytë, teksa ishte i shoqëruar nga autoritete vendase dhe ushtarake të Aleancës. Begaj: Rreshtimi në bllokun e aleancës kundër agresionit rus, e nderon Shqipërinë!
4 Shtator 2024, 14:51 -
Kim Jong Un ekzekuton 30 zyrtarë, pas përmbytjeve që shkaktuan 4 mijë viktima
Tridhjetë zyrtarë të lartë të një province në Korenë e Veriut janë ekzekutuar për shkak se nuk parandaluan përmbytjet me pasojë 4 mijë viktima. Lajmi është dhënë nga 'The New York Post', e cila i referohet një raporti të publikuar nga mediat e Koresë së Jugut, raport që nuk është verifikuar ende nga ndonjë media e pavaruar.
4 Shtator 2024, 14:11 -
Më 10 Nëntor hyn në fuqi sistemi i ri i kontrollit të pasaportave biometrike në BE, përfshihet edhe Shqipëria! Ja çfarë parashikon
Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Këtij sistemi do i nënshtrohen shtetasit e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor
4 Shtator 2024, 13:27 -
-
Revista ‘Business Traveller’ shkrim për Rivierën Shqiptare, e cilëson si ‘Maldivet e Europës’
Përshkruhen vendet më panoramike për t’u vizituar, nga bregdeti mahnitës i Jonit dhe Adriatikut, dhe deri te plazhet e Vlorës, Dhërmiut, Ksamilit, Sarandës dhe Himarës. Edhe Kryeministri Rama e ndan lajmin në Facebook
4 Shtator 2024, 13:04 -
U plagos dje në atentatin e “Don Boskos”, më 2011 Kastriot Elezi u arratis nga burgu në Austri, akuzohej për grabitje! Përdori enë kuzhine, iku nga tubat e ajrimit
Historia e panjohur e Kastriot Elezit 13 vite më parë, si u arratis nga Burgu i sigurisë së lartë Eisenstadt, teksa priste ekstradimin drejt Shqipërisë. Bashkë me të edhe Kastriot Dushi. U ndihmua nga një i tretë
4 Shtator 2024, 12:30 -
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja,ishte sot pranë ambienteve të kompanisë Kurum, pas disa ditësh negociata për çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna.
4 Shtator 2024, 12:27 -