-
-
-
-
-
Huaja, mazhoranca miraton
KUVEND/ Miratohet me 76 vota, marrëveshja me FMN për kredinë rreth 331 milionë euro. Diskutimi i saj riktheu opozitën në Parlament, ndërsa debatet nisën që nga rregullorja e Kuvendit, kushtet e kredisë, "skenari Papandreu", festa "prej sheikësh" e Metës,etj. Opozita mbrojti qendrimin se huaja do të sillte taksa të reja e rritje çmimi të energjisë, ulje pagash, ngritje të moshës së pensionit, por u kundërshtua nga Kryeministri Rama që theksoi se të gjitha ishin fantazira. Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme Fjala e Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani Hiqen kompjuterat nga salla e Kuvendit
'FMN',opozita braktis Kuvendin
3 Prill 2014, 22:10 -
Tahiri: E gjithë policia e siguruar
Veç sigurimeve shëndetësore për Forcat Speciale, shumë shpejt qeveria do të garantojë sigurime shëndetësore jo vetëm për këtë kategori, por për të gjithë punonjësit e policisë. Pas akuzave, është miratuar sot me 75 vota pro projektligji për kudjesin shëndetësor për policët. Opozita nuk ka marrë pjesë në votim.Lexoni fjalën e plotë të Ministrit Tahiri në Kuvend
Halimi: Po uzurponi institucionet
3 Prill 2014, 22:10 -
-
MF: Tatimpaguesit farmaceutikë
Ministria e Financave sqaron tregtimin e barnave që prej datës 1 prill, kur ka hyrë në fuqi përjashtimi nga TVSh për medikamentet dhe shërbimet mjekësore. Sipas udhëzimit të këtij dikasteri, tatimpaguesit farmaceutikë duhet të inventarizojnë gjendjen e stokut të tyre për barnat që mbajnë pullën e kontrollit me çmim me TVSH 10% dhe ta dorëzojnë në format elektronik ose të shkruar pranë administratave rajonale tatimore deri në datë 20 prill 2014.
të inventarizojnë gjendjen e stokut
3 Prill 2014, 17:58 -
Bukuresht, Panariti takon drejtorin
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u takua në Bukuresht me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës së OKB për Ushqim dhe Bujqësi, (FAO), Jose Graziano da Silva, ku diskutuan për hapjen e një zyre përfaqesie të FAO-s në Tiranë.
e FAO-s, së shpejti zyrë në Tiranë
3 Prill 2014, 17:30 -
-
-
Projekti TAP shtyhet me një vit
Projekti i gazsjellësit TAP nuk do të nisë punën sipas parashikimeve në gjysmën e dytë të këtij viti, por do të shtyhet edhe me një vit. Shkak për shtyrjen e këtij projekti janë bërë mosmarrëveshjet në politikën italiane. VIDEO
shkak mosmarrëveshjet në Itali
3 Prill 2014, 16:44 -
-
Tahiri: Kujdes shëndetësor
Do të doja të ishin prezent edhe deputetët e opozitës për të mbështetur një projekt-ligj, për mua është shumë i rëndësishëm, lidhur me mbështetjen që ky parlament duhet t’i japë Policisë së Shtetit dhe veçanërisht Forcave Speciale.
për forcat speciale të policisë
3 Prill 2014, 14:51 -
-
Vrasja e Karelit, KiE e AI: Greqia
Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks shpreh shqetësimin e tij për torturën që çoi në vjekjen e të dënuarit shqiptar, duke kërkuar nga Greqia marrjen e masave të nevojshme për përgjegjësit e sjelljeve të dhunshme. Ai ka kërkuar garanci nga Athina zyrtare që të sigurojë se sjellja e forcave të rendit do të jetë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut. Reagon edhe “Amnesty International”: Në policinë greke “ka zënë vend prej kohësh kultura e mosndëshkimit, racizmit dhe e dhunës”.(Në foto: Ilia Kareli në burg)Grekët fshehën videon e torturaveAthina pranon:I dënuari është dhunuar dy herë
të marrë masa, racizëm në burg
3 Prill 2014, 10:50 -
Vrau fatorinon, kapet autori në
Gati pas dy vitesh, arrestohet autori i vrasjes së fatorinos Julian Çuni, i vrarë në një automjet furgon në nëntor të vitit 2012 pas një konfilikti me 4 të rinj pë çmimin e biletës. Policia bën me dije se Klodjan Morina 19 vjeç, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Morinë, tentonte të largohej
3 Prill 2014, 09:39 -
SHBA, 4 të vdekur e 16 të plagosur
Një ushtar amerikan ka vrarë tre ushtarakë dhe ka plagosur 16 të tjerë përpara se të vrasë veten me një pistoletë. Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje në bazën amerikane “Fort Hood” (Teksas). (Në foto: Familjarë të viktimave)
në bazën ushtarake “Fort Hood”
3 Prill 2014, 09:26 -
Krim i organizuar, arrestohen 10
Mëngjesin e sotëm janë arrestuar 10 zyrtarë komunalë të Prishtinës. Në mesin e tyre ndodhet shefi i sektorit të ndërtimit, një zyrtar për ekzekutim, dhe 8 inspektorë për ndërtim, si dhe pronarin e një kompanie private të ndërtimit. VIDEO
zyrtarë të Komunës së Prishtinës
3 Prill 2014, 09:15 -
Gruaja e kunati i Pëllumb Prençit
Ish-kryegjyqtari dhe kryeprokurori i Pukës së bashku me sekretaret, kancelaret dhe disa sekserë të arrestuar për korrupsion, do të gjykohen në gjykatën e Shkodrës. Skandali i Gjykatës së Pukës, Tirana vendeos të gjykohet në Shkodër
prokurore e gjyqtar në Shkodë
3 Prill 2014, 08:05 -
Ekskursionisti 4 ditë i zhdukur në
Është mbushur dita e katërt që policia dhe forcat e ushtrisë nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të 18-vjeçarit Erjon Alizoti. Në kërkime janë përfshirë dhe familjarë, miq, shokë dhe vetë personi që ka qënë dëshmitari kryesor, i cili prej tre ditësh ka qenë së bashku me policinë, ku i ka orientuar rreth kërkimeve duke kërkuar dhe vete, për të gjetur trupin e pajetë të shokut të tij.
Erzen, 10 polumbarë në kërkime
3 Prill 2014, 07:56